By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Për 24 orë, shtatë denoncime për dhunë në familje
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Për 24 orë, shtatë denoncime për dhunë në familje
TOP Momenti

Për 24 orë, shtatë denoncime për dhunë në familje

Momenti
Published: May 30, 2026

Pesë persona të privuar nga liria, ndaj njërit prej tyre është ngritur kallëzim penal dhe i është caktuar masa e paraburgimit për dhunë në familje, nga gjithsej shtatë raste të denoncuara gjatë 24 orëve të fundit.

Nga shtatë rastet e denoncuara, në dy prej tyre u sulmuan fizikisht edhe dy të mitur.

Your browser does not support the video tag.

“Më 29.05.2026, në orën 08:40, në Veles, nëpunës policorë nga SPB Veles e kanë privuar nga liria L.N. (62), duke vepruar sipas një denoncimi se kishte sulmuar fizikisht dhe kërcënuar vajzën e tij të mitur dhe kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 56-vjeçare. Pas masave dhe verifikimeve të kryera, është konstatuar se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 0,70 promilë alkool në gjak, si dhe është ndaluar në stacion policor. Për rastin janë njoftuar prokurori publik dhe Qendra për Punë Sociale në Veles. Ndaj L.N. është paraqitur kallëzim penal, ndërsa nga gjykatësi i procedurës paraprake i është caktuar masa e paraburgimit dhe ai është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues, Burgu i Shkupit, për vuajtjen e kësaj mase.

“Më 29.05.2026, në orën 12:25, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria D.S. (40) nga Kumanova, pasi kishte sulmuar fizikisht partneren e tij 49-vjeçare dhe djalin e saj”.

“Më 29.05.2026, në orën 11:20, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria N.C. (44) nga Kumanova, pasi kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 39-vjeçare”.

“Në SPB Tetovë, gjatë mbrëmjes janë regjistruar dy ngjarje që lidhen me denoncime kundër V.R. (57) nga Tetova. Konkretisht, më 29.05.2026, në orën 23:40, nëna e tij 78-vjeçare ka denoncuar për “rrezikim të sigurisë gjatë dhunës në familje”, pasi në banesën familjare ai kishte thyer sende dhe ishte sjellë në mënyrë agresive. Më pas, më 30.05.2026, në orën 00:17, fqinja e tyre ka denoncuar se më 29.05.2026, rreth orës 18:10, V.R. kishte trokitur në derën e saj dhe me një mjet të mprehtë i kishte shkaktuar lëndime. V.R., me asistencën e policisë dhe Ndihmës së Shpejtë Mjekësore të Tetovës, është transportuar dhe hospitalizuar në një institucion përkatës shëndetësor në Shkup”.

“Më 29.05.2026, në orën 23:30, në SPB Shkup, një grua 39-vjeçare ka denoncuar se më 27.05.2026, në zonën e Gjorçe Petrovit, ish-partneri i saj jashtëmartesor, Xh.R., i kishte bërë kërcënime”.

“Më 29.05.2026, në orën 15:20, në Veles, nëpunës policorë nga SPB Veles e kanë privuar nga liria D.D. (24) nga Velesi, duke vepruar sipas një denoncimi se në shtëpi kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij të pamartuar 25-vjeçare”.

“Më 19.05.2026, në orën 17:30, në SPB Ohër është denoncuar se A.N. nga Ohri, në shtëpinë familjare, ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj nënës së tij dhe i kishte bërë kërcënime verbale me jetë”.

You Might Also Like

Profilet e rreme, Kosova treg atraktiv për sulmuesit
Policia reagon ndaj raportimeve se “Kosova blindohet”: Janë procedura të rregullta policore
Çitaku: Kurti ngre dorën e gishtat si një fëmijë i llastuar, pa asnjë fije përgjegjësie politike
Prishtina vazhdon në perfeksion, pesë ndeshje, pesë fitore
Derbi i Anamoravës mbyllet pa gola

LEXO GJITHASHTU

Rruga Tetovë–Prizren merr jetë, nis hapja e trasesë drejt tunelit
Rruga Tetovë–Prizren merr jetë, nis hapja e trasesë drejt tunelit
TOP Momenti
Ari shkëlqen në tregjet ndërkombëtare, çmimi arrin mbi 4300 dollarë
Ari shkëlqen në tregjet ndërkombëtare, çmimi arrin mbi 4300 dollarë
TOP Momenti
Shkëlqen Edon Zhegrova, shënon dy gola për Juventusin
Shkëlqen Edon Zhegrova, shënon dy gola për Juventusin
TOP Momenti
Shefi i Microsoft mbështet përshpejtimin e intelegjencës artificiale
Shefi i Microsoft mbështet përshpejtimin e intelegjencës artificiale
TOP Momenti
Largohet i nxehti i madh, gjatë javës së ardhshme temperaturat bien nën 30 gradë
Largohet i nxehti i madh, gjatë javës së ardhshme temperaturat bien nën 30 gradë
TOP Momenti

You Might Also Like

Qeveria e re e Kurtit votohet me 62 vota, opozita e konteston – përplasja zhvendoset në Kushtetuese
TOP Momenti

Qeveria e re e Kurtit votohet me 62 vota, opozita e konteston – përplasja zhvendoset në Kushtetuese

September 14, 2026
Sherr me babanë e ish-partneres, plagosje me çekiç në Shqipëri
TOP Momenti

Sherr me babanë e ish-partneres, plagosje me çekiç në Shqipëri

September 13, 2026
Deputeti i AfD-së: Nuk mund të injorohet fakti se 92% e banorëve të Kosovës janë shqiptarë
TOP Momenti

Deputeti i AfD-së: Nuk mund të injorohet fakti se 92% e banorëve të Kosovës janë shqiptarë

September 13, 2026
​A do dëbohen shqiptarët nga Gjermania? Flet deputeti i AfD-së pas fitores në zgjedhje
TOP Momenti

​A do dëbohen shqiptarët nga Gjermania? Flet deputeti i AfD-së pas fitores në zgjedhje

September 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?