By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Partitë zotohen të mos i angazhojnë komisionerët manipulues
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Partitë zotohen të mos i angazhojnë komisionerët manipulues
Lajme

Partitë zotohen të mos i angazhojnë komisionerët manipulues

Momenti
Published: May 27, 2026

Në disa nga partitë kanë thënë se nuk do të riangazhojnë persona që janë duke u hetuar për manipulim me vota apo që kanë shfaqur neglizhencë gjatë procesit të fundit zgjedhor. E rregullat e KQZ-së ndalojnë vetëm personat e dënuar me vendim të formës së prerë, jo edhe ata që po hetohen.

Përfaqësues të partive politike kanë deklaruar se në zgjedhjet e 7 qershorit nuk do të angazhojnë si komisionerë persona që po hetohen për manipulim me vota ose që, sipas tyre, nuk kanë treguar kujdes të mjaftueshëm gjatë procesit të kaluar zgjedhor.

Your browser does not support the video tag.

Subjektet garuese tashmë kanë nisur dërgimin e emrave të komisionerëve në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku ata do t’i nënshtrohen verifikimit për përmbushjen e kritereve ligjore.

Sipas rregullores së KQZ-së, personat e dënuar me vendim të formës së prerë gjatë tri vjetëve të fundit nuk mund të angazhohen në këtë funksion. Megjithatë, nuk ekziston ndonjë kriter që ndalon përfshirjen e personave që janë nën hetime

Paris Guri, ish-deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, thotë se partia e tij ka marrë vendim që të mos përfshijë persona të dyshuar për shkelje zgjedhore.

“Po ka vendim që krejt ata që kanë qenë duke u hetuar, të hetuar, të përfshirë, edhe pse Lidhja Demokratike e Kosovës, e ka pasur numrin më të vogël kështu të manipulimeve të votave, por unë kam qenë më i dëmtuari në Lidhjen Demokratike të Kosovës, mirëpo Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë vendim që asnjëri prej tyre mos me qenë prapë komisionerë”, ka thënë Guri.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare të 28 dhjetorit 2025, procesi i rinumërimit nxori në pah ndërhyrje në rreth 150 mijë vota të kandidatëve për deputetë, gjatë numërimit fillestar.

Në janar dhe shkurt, qindra komisionerë u arrestuan ose u intervistuan lidhur me dyshimet për manipulim. Megjithatë, deri më tani është ngritur vetëm një aktakuzë për shkelje në procesin zgjedhor të 28 dhjetorit.

Ndër kandidatët më të dëmtuar nga manipulimi, është edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Mërgim Lushtaku.

Ai thotë se ka kërkuar nga subjekti i tij që personat nën hetime të mos angazhohen si komisionerë dhe, sipas tij, kjo kërkesë është miratuar.

“Partia ka qëndrim që të ruhet vota e gjithsecilit… Jo absolutisht jo, këtë e di me informatat e mia, do të thotë, ne kemi kërkuar që të mos të jenë, do të thotë nëse kanë pasur probleme me proces nuk do të jenë komisionerë”, ka thënë Lushtaku.

E sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama, ka thënë se kriter nuk do të jetë fakti nëse një komisioner po hetohet, por mënyra se si ka kryer detyrën në vendvotimin ku ka shërbyer.

“Të gjithë ata që s’kanë qenë në nivel të detyrës, pra pikat ku kanë qenë ata, tavolinat. Në rastin tonë ka qenë shpesh shkaku i neglizhencës, mungesë të kujdesit dhe të gjithë ata që kanë shfaqur mungesë të kujdesit nuk do të jenë më. Nuk ka nevojë për hetime, unë shoh tavolina ku ka pasur mungesë të kujdesit, ne i kemi bërë analizat e brendshme”, ka thënë Rama.

Sipas Planit të Aktiviteteve të KQZ-së, emërimi i anëtarëve të këshillave të vendvotimit, ku përfshihen edhe komisionerët, është dashur të përfundojë të premten e kaluar. Megjithatë, anëtarë të Komisionit i kanë thënë KOHËS se procesi pritet të përmbyllet deri në fund të kësaj jave./Koha

The post Partitë zotohen të mos i angazhojnë komisionerët manipulues appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Prishtinë, aksidentohen vetura me motiçikletën – një person pranon trajtim mjekësor
Hetuesit e IPK-së arrestuan një zyrtar policor në Gjilan
Bullgaria rrit sigurinë në bazën ajrore për shkak të kërcënimit të raportuar nga Irani
Policia në Kaçanik ndalon një person, i konfiskon armën e zjarrit
Aksidentohen dy mjete lundruese në Koman, turistët barten me helikopter drejt spitalit të Shkodrës e Tiranës

LEXO GJITHASHTU

Zekolli: Më 26 gusht vendosim gurthemelin e autostradës Shkup–Bllacë
Zekolli: Më 26 gusht vendosim gurthemelin e autostradës Shkup–Bllacë
TOP Momenti
“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit para 16 shtatorit, të enjten në Debat Plus
“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit para 16 shtatorit, të enjten në Debat Plus
TOP Momenti
Aksident mes dy mjeteve lundruese në liqenin e Komanit, pesë turistë transportohen me helikopter
Aksident mes dy mjeteve lundruese në liqenin e Komanit, pesë turistë transportohen me helikopter
TOP Momenti
Syla: Personi i arrestuar në Kroaci nuk rezulton të jetë veteran i UÇK-së
Syla: Personi i arrestuar në Kroaci nuk rezulton të jetë veteran i UÇK-së
TOP Momenti
Në rajonin e Gostivarit,159 nga 317 mostra të ujit nuk i plotësojnë parametrat
Në rajonin e Gostivarit,159 nga 317 mostra të ujit nuk i plotësojnë parametrat
TOP Momenti

You Might Also Like

Thatësira detyron fermerët zviceranë t’i zbresin bagëtitë më herët nga kullotat alpine
Lajme

Thatësira detyron fermerët zviceranë t’i zbresin bagëtitë më herët nga kullotat alpine

August 19, 2026
Pak kohë para shpalljes së vendimit,  Gruda viziton Thaçin në Hagë: 16 shtatori do të jetë dita e lirisë
Lajme

Pak kohë para shpalljes së vendimit,  Gruda viziton Thaçin në Hagë: 16 shtatori do të jetë dita e lirisë

August 19, 2026
Shefi i ri i EULEX’it pritet në zyre nga Kurti: Ishte takim i frytshëm, u konfirmua përkushtimi për sundimin e ligjit
Lajme

Shefi i ri i EULEX’it pritet në zyre nga Kurti: Ishte takim i frytshëm, u konfirmua përkushtimi për sundimin e ligjit

August 19, 2026
Portali Eualive: Beogradi po e humb betejën për Urën e Mitrovicës – ky është çmimi i normalizimit
Lajme

Portali Eualive: Beogradi po e humb betejën për Urën e Mitrovicës – ky është çmimi i normalizimit

August 19, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?