By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Pamje nga arrestimi i katër të dyshuarve në Tiranë – shitën armë zjarri, lëndë plasëse dhe municion luftarak
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Pamje nga arrestimi i katër të dyshuarve në Tiranë – shitën armë zjarri, lëndë plasëse dhe municion luftarak
TOP Momenti

Pamje nga arrestimi i katër të dyshuarve në Tiranë – shitën armë zjarri, lëndë plasëse dhe municion luftarak

Momenti
Published: June 10, 2026

Policia e Shtetit ka arrestuar katër shtetas dhe dy të tjerë janë shpallë në kërkim.

Sipas një njoftimi të Policisë bëhet e ditur gjatë gjithë periudhës hetimore dhe aksioneve policore, me objektiv goditjen e veprimtarisë kriminale të këtij grupi, në total, janë vënë në pranga 9 shtetas, si dhe janë sekuestruar 17 armë zjarri, katër kallëpë lëndë plasëse, sasi e madhe municioni, katër vetura dhe 13 celularë.

Your browser does not support the video tag.

“Sekuestrohen 7 armë zjarri, municion luftarak dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë hetimit. Gjatë të gjithë periudhës hetimore dhe aksioneve policore, me objektiv goditjen e veprimtarisë kriminale të këtij grupi, në total, janë vënë në pranga 9 shtetas, si dhe janë sekuestruar 17 armë zjarri, 4 kallëpë lëndë plasëse, sasi e madhe municioni, 4 automjete dhe 13 celularë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç thuhet në njoftim në vijim këtij hetimi, si dhe në kuadër të operacionit “Rrjeti”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 ekzekutuan urdhrat e Prokurorisë së Tiranës, për ndalimin e shtetasve M. V., 35 vjeç, E. M., 25 vjeç, F. Z., 29 vjeç dhe K. B., 32 vjeç.

Your browser does not support the video tag.

“Më tej, u shpallën në kërkim shtetasit K. V., 21 vjeç dhe B. A., 28 vjeç. Nga hetimet dyshohet se 6 shtetasit e identifikuar gjatë operacionit “Rrjeti”, së bashku me shtetasit e arrestuar më parë, D. J., F. Gj., U. M., L. M. dhe K. M., të organizuar si grup, kanë siguruar dhe kanë shitur në zona të ndryshme të kryeqytetit, armë zjarri, lëndë plasëse dhe municion luftarak”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, 6 shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 7 armë zjarri (4 pistoleta dhe 3 automatikë), municion luftarak dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë hetimit, i cili vijon për të identifikuar shtetas të tjerë të përfshirë në grup, si dhe për të dokumentuar plotësisht veprimtarinë kriminale të grupit. /Telegrafi/

You Might Also Like

Kostadinovski: Një mentalitet politik primitiv ende ekziston në skenën politike të vendit
Shpërthim me tritol në Lezhë   – nuk raportohet për të lënduar, ndalohet një i dyshuar
Janevska uron përfundimin e vitit shkollor: Ishte më i mirë se ai paraprak, prioritet mbetet interesi i nxënësve
Zgjedhjet në Kosovë: Hajrullahu, qytetarët dërguan mesazh të qartë me abstenim
Gjenerata e tretë e SUV-it të suksesshëm: Audi Q7 i ri bashkon shkathtësinë dhe performancën

You Might Also Like

Pezullohen hetimet ndaj Millan Radojiçit dhe 10 të tjerëve, Specialja ngrit aktakuzë ndaj gjashtë të dyshuarve të tjerë për barrikadat në veri në vitin 2022
TOP Momenti

Pezullohen hetimet ndaj Millan Radojiçit dhe 10 të tjerëve, Specialja ngrit aktakuzë ndaj gjashtë të dyshuarve të tjerë për barrikadat në veri në vitin 2022

June 10, 2026
Sali: Maqedonia e Veriut mbetet ndër vendet lidere në zbatimin e Agjendës së Reformave
TOP Momenti

Sali: Maqedonia e Veriut mbetet ndër vendet lidere në zbatimin e Agjendës së Reformave

June 10, 2026
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i është bashkuar zyrtarisht protestës
TOP Momenti

Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i është bashkuar zyrtarisht protestës

June 10, 2026
18 vjet ishte përballur me humbje të rëndë të dëgjimit dhe vështirësi në komunikim, QKUK njofton për trajtimin e suksesshëm të një pacienteje
TOP Momenti

18 vjet ishte përballur me humbje të rëndë të dëgjimit dhe vështirësi në komunikim, QKUK njofton për trajtimin e suksesshëm të një pacienteje

June 10, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?