By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Organizata “Albanians for America” zhvilloi takime në Washington
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Organizata “Albanians for America” zhvilloi takime në Washington
TOP Momenti

Organizata “Albanians for America” zhvilloi takime në Washington

Momenti
Published: May 23, 2026









Delegacioni i organizatës “Albanians for America” (AFA), i udhëhequr nga Doc Vranici, ka zhvilluar një seri takimesh në Washington me senatorë, kongresmenë dhe zyrtarë amerikanë, me fokus avancimin e çështjeve shqiptare në Ballkanin Perëndimor dhe forcimin e mbështetjes për komunitetin shqiptaro-amerikan.

Your browser does not support the video tag.


Delegacioni, ku bënin pjesë edhe Gino Mulliqi, Nick Mehmeti dhe Nino Rata, realizoi takime në Kongresin Amerikan, Senat dhe Departamentin Amerikan të Shtetit.

Your browser does not support the video tag.


“Gjatë agjendës treditore në Capitol Hill dhe në Departamentin Amerikan të Shtetit, delegacioni realizoi takime me senatorë, kongresmenë, këshilltarë për siguri kombëtare, drejtorë legjislativë dhe ekspertë të politikës së jashtme amerikane. Delegacioni zhvilloi takime, ndër të tjera, me Christopher Landau, si dhe me përfaqësues të zyrave të Senatorit Ted Cruz, Senatorit Andy Kim, kongresmenëve Brendan Boyle, Dina Titus, Suhas Subramanyam, Ashley Hinson dhe Jim Himes, si dhe me përfaqësues të Atlantic Council dhe Departamentit Amerikan të Shtetit”, thuhet në njoftim.


Në fokus të diskutimeve ishin zhvillimet aktuale në Ballkanin Perëndimor, sfidat e sigurisë rajonale, ndikimi rus dhe kinez në rajon, si dhe rëndësia strategjike e forcimit të partneritetit ndërmjet SHBA-ve dhe vendeve shqiptare.


“Delegacioni prezantoi prioritetet kryesore të komunitetit shqiptaro-amerikan dhe kërkoi mbështetje për tri iniciativa të rëndësishme në Kongresin Amerikan: mbështetjen për integrimin e Kosovës në NATO, vazhdimin e pranisë së forcave amerikane në kuadër të KFOR-it në Kosovë, si dhe adresimin e shkeljeve të të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, përfshirë fushatën sistematike të autoriteteve serbe për pasivizimin e adresave. Po ashtu, gjatë takimeve u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut, përfshirë tensionet shoqërore dhe protestat studentore, si dhe nevojën për zgjidhje demokratike dhe gjithëpërfshirëse. Delegacioni theksoi se të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut duhet të njihen dhe të trajtohen në frymën e një partneriteti të barabartë shtetformues”, thuhet në njoftim .


Në takimet me zyrtarët amerikanë u theksua rëndësia e ruajtjes së stabilitetit në rajon, mbështetja për demokracinë dhe të drejtat e njeriut, si dhe nevoja për angazhim më të madh amerikan përballë sfidave gjeopolitike në Ballkan.


AFA ritheksoi përkushtimin e saj për të qenë zë aktiv i komunitetit shqiptaro-amerikan në Washington dhe për t’i avancuar marrëdhëniet strategjike ndërmjet shqiptarëve dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


source

You Might Also Like

Valë e të nxehtit në Kosovë gjatë pesë ditëve të ardhshme, IHK apel qytetarëve për kujdes
Abdixhiku për Muhaxherin e Ahmetin: Kam hy në zjarr për ta, i kam ruajtur kur kanë bërë gafa
Kapet në flagrancë efektivi i Burgjeve në Durrës, tentoi të fuste drogë për një të paraburgosur
Mucunski: Jam tmerrësisht i zhgënjyer nga reagimi i Sofjes ndaj publikimit të notës nga udhëtimi i familjes së Kryeministrit në Bullgari
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, policia rrethon zonën

You Might Also Like

Basha inspekton rehabilitimin e rrugës së dëmtuar në Slivovë të Ferizajt
TOP Momenti

Basha inspekton rehabilitimin e rrugës së dëmtuar në Slivovë të Ferizajt

June 25, 2026
Abdixhiku: Kushdo që kërkon zgjedhje të reja është i çmendur, nuk ia do të mirën Kosovës
TOP Momenti

Abdixhiku: Kushdo që kërkon zgjedhje të reja është i çmendur, nuk ia do të mirën Kosovës

June 25, 2026
Serbia blen media të huaja për të shtrirë propagandën në Evropë
TOP Momenti

Serbia blen media të huaja për të shtrirë propagandën në Evropë

June 25, 2026
Mickoski: Fatkeqësisht ende nuk kemi sundim të ligjit, pres zbardhjen e të gjitha aferave
TOP Momenti

Mickoski: Fatkeqësisht ende nuk kemi sundim të ligjit, pres zbardhjen e të gjitha aferave

June 25, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?