By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Orë tmerri për Himarën, disa banesa të shkrumbuara gjatë natës – nis ndërhyrja nga ajri për fikjen e zjarrit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Orë tmerri për Himarën, disa banesa të shkrumbuara gjatë natës – nis ndërhyrja nga ajri për fikjen e zjarrit
TOP Momenti

Orë tmerri për Himarën, disa banesa të shkrumbuara gjatë natës – nis ndërhyrja nga ajri për fikjen e zjarrit

Momenti
Published: September 5, 2026

Një vatër e fuqishme zjarri ka shpërthyer në territorin e Bashkisë Himarë, konkretisht në lagjen nr. 1, pranë zonës së bypass-it, mbrëmjen e së premtes.

Si pasojë e erës së fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar zonën përreth dhe disa banesa, raporton Top Channel.

Your browser does not support the video tag.

Sipas informacionit të bërë me dije nga Prefektura dhe strukturat e Mbrojtjes Civile, deri më tani raportohet se gjashtë banesa janë djegur totalisht, prej të cilave tre kanë qenë të banuara dhe tre të pabanuara.

Banorët tregojnë se kanë përjetuar një natë të vështirë. Për shkak të përhapjes së flakëve, disa persona dhe turistë janë detyruar të largohen nga banesat dhe strukturat ku ndodheshin, duke u zhvendosur drejt zonave më të sigurta.

Fatmirësisht, nga informacionet paraprake nuk raportohet për persona të lënduar.

Operatorët turistikë dhe pronarët e bizneseve në zonë shprehen se zjarri i ka gjetur të papërgatitur, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë.

Situata ka vijuar të mbetet problematike deri në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Rreth orës 02:00, një tjetër banesë është përfshirë nga flakët, duke shtuar panikun mes familjeve që banonin në zonë.

Zjarri i madh ka shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe një situatë të vështirë për banorët e Himarës, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave kanë vijuar punën për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri, me helikopterë që po hedhin ujë mbi vatrat e zjarrit.

Në terren vijojnë të jenë të angazhuara Forcat e Armatosura, së bashku me forca të shumta zjarrfikëse të mbërritura nga qytete të ndryshme të vendit, në përpjekje për të izoluar dhe shuar vatrat që vijojnë të jenë aktive në territorin e Bashkisë Himarë.

Situata mbetet e vështirë, ndërsa forcat në terren po punojnë për të frenuar përhapjen e flakëve dhe për të mbrojtur banesat dhe zonat e banuara.

You Might Also Like

LAMM: Kolona nëpër pikat kufitare, në Bogorodicë pritet deri në 45 minuta
“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapsht edhe në Deçan, ora e lirisë për çlirimtarët
Katër raste të personave të zhdukur – detaje nga raporti 24 orësh i Policisë
Fieri në betejë me zjarret, 90 ushtarë në terren – ndërhyrje nga ajri
I burgosuri sulmon dy zyrtarë korrektues në Burgun e Sigurisë së Lartë, të tretë marrin tretman mjekësor

LEXO GJITHASHTU

“Ku të vete unë?” – I moshuari në Fier qëndron pranë banesës së shkrumbuar
“Ku të vete unë?” – I moshuari në Fier qëndron pranë banesës së shkrumbuar
Lajme
Aksident në rrugën Elbasan-Cërrik, humb jetën 31-vjeçari pas përplasjes me motor
Aksident në rrugën Elbasan-Cërrik, humb jetën 31-vjeçari pas përplasjes me motor
Lajme
171 efektivë dhe 10 mjete zjarrfikëse në terren për fikjen e zjarrit në Himarë
171 efektivë dhe 10 mjete zjarrfikëse në terren për fikjen e zjarrit në Himarë
Lajme
REL: Mes së vërtetës dhe mitit: Ratko Mlladiq nuk është Car Llazari
REL: Mes së vërtetës dhe mitit: Ratko Mlladiq nuk është Car Llazari
Lajme
Zhvillimet pasi Dehari caktoi seancën më 9 shtator, PDK mban konferencë në ora 11:00
Zhvillimet pasi Dehari caktoi seancën më 9 shtator, PDK mban konferencë në ora 11:00
Lajme

You Might Also Like

Zjarri në Himarë, banorët rrëfejnë natën e ankthit: Mezi kemi shpëtuar
TOP Momenti

Zjarri në Himarë, banorët rrëfejnë natën e ankthit: Mezi kemi shpëtuar

September 5, 2026
Moti në Kosovë, ditët do të vazhdojnë të jenë të nxehta – netët kanë filluar të freskohen
TOP Momenti

Moti në Kosovë, ditët do të vazhdojnë të jenë të nxehta – netët kanë filluar të freskohen

September 5, 2026
Hasanpapaj: Afatet kushtetuese për konstituimin e Kuvendit janë shkelur, por institucionet duhet të formohen
TOP Momenti

Hasanpapaj: Afatet kushtetuese për konstituimin e Kuvendit janë shkelur, por institucionet duhet të formohen

September 5, 2026
Hoti kujton Marrëveshjen e Uashingtonit: Kur Kosova udhëhiqej nga një qeveri me orientim euroatlantik
TOP Momenti

Hoti kujton Marrëveshjen e Uashingtonit: Kur Kosova udhëhiqej nga një qeveri me orientim euroatlantik

September 5, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?