Në kuadër të aksionit blic të ndërmarrë mëngjesin e sotëm nga SPAK, janë ekzekutuar masat arrest me burg ndaj ekspertëve kriminalistë të Policisë.
Në pranga janë vënë Fatjon Kalluci, shef tek laboratori shkencor i policisë dhe Embro Sulejmani, pronar i një biznesi në Durrës.
Burime bëjnë me dije se kontrolle janë ushtruar edhe në Durrës, në zonën e Shkozetit.
Ndërkohë, me kërkesë të SPAK dhe me vendim të GJKKO-së, është ekzekutuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, si edhe pezullimi nga ushtrimi i detyrës, për shefen e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni.
Hetimet vijojnë, ndërsa pritet të bëhen të ditura edhe detaje të tjera në lidhje me masat e sigurisë dhe personat e përfshirë. /Euronews.al/

