By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Nxënësit e Kosovës mësojnë në shqip, por më shumë pikë në maturë marrin nga anglishtja
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Nxënësit e Kosovës mësojnë në shqip, por më shumë pikë në maturë marrin nga anglishtja
TOP Momenti

Nxënësit e Kosovës mësojnë në shqip, por më shumë pikë në maturë marrin nga anglishtja

Momenti
Published: July 4, 2026

Edhe pse shqipja është gjuha e tyre amtare, maturantët e Kosovës kanë shënuar rezultate dukshëm më të mira në gjuhën Angleze në testin e Maturës Shtetërore. Ekspertët këtë e lidhin me mungesën e fokusit tek gjuha shqipe. Sipas të dhënave nga Ministria e Arsimit, 45 nxënës u përjashtuan për shkelje të rregullave gjatë testimit.

Shqipen e flasin çdo ditë, por në testin e maturës më të suksesshëm dolën në anglisht.

Your browser does not support the video tag.

Maturantët kosovarë shënuan performancë më të lartë në pyetjet e gjuhës angleze sesa në gjuhën shqipe në testin e Maturës Shtetërore.

Si rëndom, edhe rezultatet në Matematikë nuk ishin më të mirat, teksa nga lëndët zgjedhore, rezultatet më të mira ishin në lëndën e Sociologjisë.

“Mesatarja e arrishmërisë, është gjuhë shqipe 45.46 për qind, gjuhë angleze 65.01, ndërsa matematikë 31.83%. D.m.th rezultatet më të larta kanë qenë në gjuhë angleze, pastaj në gjuhë amtare, dhe në matematikë, rezultatet janë bukur të ulëta”, ka thënë Fatmir Elezi, drejtor i Divizionit për Vlerësim në MAShT.

Këto rezultate sipas njohësve të arsimit nuk janë të rastësishme, pasi ky fenomen mbetet i njëjti për vite me radhë.

“Kjo tregon që në shkollat tona nuk po i jepet shumë rëndësi gjuhës, më shumë nxënësit në harmoni me modën o e dojnë gjuhën angleze, poashtu edhe ambienti I krijuar në Kosovë është i tillë. Kjo ka ndiku që rezultatet të zbehen në gjuhën amëtare”, ka thënë Jonuz Salihaj, njohës i Arsimit.

E ndërsa mijëra nxënës iu përgjigjën pyetjeve të provimit, kishte edhe nga ata që tentuan t’i shmangin rregullat, për çka edhe u përjashtuan.

“Diku 45 nxënës janë përjashtu nga testi si shkak I përdorimit të telefonit, ku 34 janë pëejashtu nga administratorët e testit, kurse 11 pasi janë verifiku se postuan në rrjete sociale”, ka thënë Fatmir Elezi, drejtor i Divizionit për Vlerësim në MAShT.

E për të evituar këto shkelje, Salihaj konsideron se duhet bërë ndryshime rrënjësore në Ligjin për Maturën Shtetërore.

“Sallat të pajisen me gjurmues që të mos mund të përdoret telefoni atje, do të duhej të ndryshohej mënyra e testimit…Për shkolla profesionale duhet të kemi teste të posaçme”, ka thënë Jonuz Salihaj, njohës i Arsimit.

Testit të maturës iu nënshtruan mbi 18 mijë maturantë, prej tyre rreth 5 mijë nuk arritën të kalojnë në afatin e parë dhe një mundësi të dytë do ta kenë në testin që mbahet në muajin gusht./Tv Dukagjini/

– YouTube youtu.be

You Might Also Like

Në Shqipëri, 4 vatra aktive zjarri, 11 të shuar, angazhohen edhe dy helikopterë
Zhvillimet në LDK, Kurti: Kjo është rrethanë e re, duhet të takohem sërish me Abdixhikun
Jonathan David kalon te Atletico Madrid
Kurti: Seancën e thërret Dehari, ata që po nxitojnë për konstituim të Kuvendit duan zgjedhje
Kurti për Aleancën: S’ka kurrfarë kuptimi të vësh kushte e të refuzosh takimin

LEXO GJITHASHTU

Policia identifikon dhe gjobit shoferin për vozitje të rrezikshme në Malishevë
Policia identifikon dhe gjobit shoferin për vozitje të rrezikshme në Malishevë
TOP Momenti
Juventusi njofton transferimin e sulmuesit nga Premierliga
Juventusi njofton transferimin e sulmuesit nga Premierliga
TOP Momenti
Kurti për 6 deputetët e LDK-së: Qëndrimi i tyre është i papërgjegjshëm dhe i dëmshëm, duket se duan zgjedhjet e reja
Kurti për 6 deputetët e LDK-së: Qëndrimi i tyre është i papërgjegjshëm dhe i dëmshëm, duket se duan zgjedhjet e reja
TOP Momenti
Dita e 94-të e protestës në Tiranë, protestuesit rrethojnë Kryeministrinë, përplasje me policinë
Dita e 94-të e protestës në Tiranë, protestuesit rrethojnë Kryeministrinë, përplasje me policinë
TOP Momenti
Kurti paralajmëron takim të ri me Abdixhikun: Duhet të diskutojmë rrugën përpara
Kurti paralajmëron takim të ri me Abdixhikun: Duhet të diskutojmë rrugën përpara
TOP Momenti

You Might Also Like

6 deputetë të LDK-së kundër Sejdiut, a do t’i kërkojë VV-ja votat e Aleancës?- Flet Kurti
TOP Momenti

6 deputetë të LDK-së kundër Sejdiut, a do t’i kërkojë VV-ja votat e Aleancës?- Flet Kurti

September 2, 2026
“Info Nata”- 01.09.2026
TOP Momenti

“Info Nata”- 01.09.2026

September 2, 2026
Konflikt mes dy vëllezërve në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre
TOP Momenti

Konflikt mes dy vëllezërve në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre

September 2, 2026
Kryeziu kërkon dorëheqjen e Abdixhikut: Si mund të bëhet marrëveshje pa u marrë vesh me deputetët?
TOP Momenti

Kryeziu kërkon dorëheqjen e Abdixhikut: Si mund të bëhet marrëveshje pa u marrë vesh me deputetët?

September 2, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?