By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Një rezil nga Shqipëria në një televizion kosovar
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Një rezil nga Shqipëria në një televizion kosovar
TOP Momenti

Një rezil nga Shqipëria në një televizion kosovar

Momenti
Published: July 7, 2026

Mjafton një rezil, një pseudogazetar, një mikrofon dhe – abrakadabra – u bëre ekspert i historisë së Shqipërisë, ekspert i kores së tokës së Sazanit, ekspert i ranishtës së Zvërnecit dhe, natyrisht, edhe ekspert i Izraelit dhe Palestinës. Kjo nuk ka të bëjë aspak me lirinë e fjalës. Nuk ka të bëjë me gazetarinë. Kjo është një murtajë mediale. Dhe, si e tillë, duhet të luftohet.

Në vitin 1923 kryeministër i Shqipërisë ishte Ahmet Zogu. Atëbotë vendi po kalonte nëpër një fazë jostabiliteti politik, varfëria ishte e madhe, uria po ashtu. Më 1924 antropologu zviceran Eugène Pittard organizoi furnizimin e Shqipërisë me drithë për t’u ndihmuar njerëzve të mbijetonin. Më 1921 Eugène Pittard kishte propozuar themelimin e Kryqit të Kuq Shqiptar, pasi kishte parë mjerimin e refugjatëve nga Kosova dhe Maqedonia e sotme në territorin e Shqipërisë.

Your browser does not support the video tag.

Në njërin nga këto vite të tmerrshme, pikërisht më 1923, sipas një rezili nga Shqipëria që fliste para ca ditësh në një emision të një televizioni kosovar, qenka bërë një plan që tokat shqiptare t’i marrë Izraeli, edhe më keq: t’i pushtojë. Jo vetëm Sazanin e Zvërnecin, por edhe Myzeqenë. Rezili nga Shqipëria tha pak a shumë këtë: «E kam në telefon planin, po deshët ua tregoj». Pastaj llomotiti diçka mbi konsullatën shqiptare në Vjenë, e cila në vitet 1930-të e paskësh denoncuar këtë plan. Në vitin 2026, sipas rezilit nga Shqipëria, maskarai Edi Rama paskësh bërë marrëveshje me Izraelin që ky projekt të realizohet. «E dimë ne planin e tyre», tha rezili, «vijnë ata, na thonë se duan të na marrin…». Rezili vazhdoi me ton kërcënues duke thënë se «na ka borxh Izraeli, se në Shqipëri nuk u vra asnjë izraelit gjatë Luftës së Dytë».

Dreqi e marrtë: si është e mundur që një personi të tillë, pra një rezili nga Shqipëria, i cili mund të ishte edhe nga Kosova, t’i jepet një hapësirë e tillë mediale? Si është e mundur të gënjehet kaq shumë, faqe botës, pa asnjë pasojë? Nuk ka pasur marrëveshje mes Shqipërisë dhe Izraelit më 1923, sepse Izraeli është themeluar më 1948. Në vitet 1930-të shoqatat hebraike në Europën Perëndimore, të tmerruara nga planet e nazistëve gjermanë për t’i dëbuar hebrenjtë nga shtëpitë e tyre në Gjermani e gjetiu në Europë, përmendën edhe Shqipërinë si vend ku mund të strehohej një pjesë e të përndjekurve hebrenj. Konsulli shqiptar në Vjenë, Kol Rrota, e njoftoi Ministrinë e Jashtme në Tiranë për këto diskutime dhe sugjeroi që hebrenjtë të mos pranohen. Rrota shkruan me gjuhën e antisemitëve të kohës dhe ofendon popullin e tij duke e quajtur «prej natyre antisemit» (një rrenë që do të demantohej në vitet në vijim me shpëtimin e qindra hebrenjve në Kosovë e Shqipëri).

Sipas historianes zvicerane Franziska Zaugg, e cila sapo ka botuar një libër me vlerë mbi shpëtimin e hebrenjve nga shqiptarët, rrjeti qendror i këtij aksioni humanitar ishte Kosova. Kjo mund të mos u pëlqejë historianëve të shkollës komuniste në Tiranë dhe ithtarëve të tyre, të cilët historinë e shohin me shabllonin bardh e zi.

Sa i përket konsullit Kol Rrota: ai shërbente në Vjenë, një qytet ku nazizmi në vitet 1930-të gëzonte përkrahje të madhe, ndoshta edhe më shumë se në Gjermani, me përjashtim të kryeqytetit të lëvizjes naziste, Münchenit. Pas Luftës së Dytë Botërore shumica e austriakëve u rritën me gënjeshtrën se ishin viktimat e para të Adolf Hitlerit; në të vërtetë ishin duartrokitës të tij të zellshëm dhe shërbëtorë në krime – deri në Ballkan. Miti se Austria ishte viktima e parë e Hitlerit është rrëzuar ndërkohë falë qasjes kritike ndaj historisë nga ana e vetë austriakëve.

Është e qartë se një konsull si Kol Rrota nuk ka pasur asnjë mundësi dhe asnjë kompetencë të vendoste për pranimin e refugjatëve hebrenj. Për këtë do të vendoste qeveria mbretërore në Tiranë dhe Mbreti Zog. Ata nuk e ndoqën më tej këtë çështje, por as hebrenjtë nuk insistuan aq, sepse te shumica mbizotëroi dëshira e kthimit në truallin e zanafillës.

Në vitin 2026 këto fakte nuk merren fare parasysh në moçalin medial shqiptar. Mjafton një rezil, një pseudogazetar, një mikrofon dhe – abrakadabra – u bëre ekspert i historisë së Shqipërisë, ekspert i kores së tokës së Sazanit, ekspert i ranishtës së Zvërnecit dhe, natyrisht, edhe ekspert i Izraelit dhe Palestinës. Kjo nuk ka të bëjë aspak me lirinë e fjalës. Nuk ka të bëjë me gazetarinë. Kjo është një murtajë mediale. Dhe, si e tillë, duhet të luftohet – edhe kur është fenomen periferik.

Videoja me rezilin nga Shqipëria që flet gjepura në televizionin e Kosovës është pëlqyer gati 8 mijë herë, ndërsa është klikuar 231 mijë herë dhe është shpërndarë mbi 1100 herë. Gazetari (ose, më mirë të themi, pseudogazetari) i ka krijuar atij këtë mundësi. Nuk i ka bërë asnjë pyetje kritike. E ka lënë të flasë, të shpifë, të mashtrojë, të manipulojë faktet historike.

Shqiptarët kanë qindra arsye për të protestuar kundër qeverisë më të korruptuar që nga rënia e komunizmit në Shqipëri, por nuk duhet të tolerohen në hapësirën publike dhe në botën digjitale huliganë të etur për protagonizëm. Kundër kësaj zgjebe nën petkun e gazetarisë duhet të protestojnë shoqatat e gazetarëve, sepse detyrë e tyre është të mbrojnë etikën e profesionit dhe jo vetëm të kakarisin nëpër zyra ambasadash sa për të siguruar ndonjë fond.

Fenomeni i vënies në dyshim në mënyrë sistematike të të vërtetave objektive dhe të verifikuara nga profesionistët ka pasoja të rënda për çdo shoqëri, e sidomos për ato shoqëri ku kompetenca mediale e publikut nuk është shumë e zhvilluar. Në shoqëri të tilla shfaqen rezilë të llojllojshëm dhe minimin e besimit në të vërtetën e shndërrojnë në biznes. Kësisoj delegjitimohet jo vetëm e vërteta, por edhe çdo qenësi publike.

Në ambiente të tilla, faktet s’kanë ndikim; ato shërbejnë vetëm për përdredhjen e emocioneve, për të prodhuar «të vërtetat e ndjera» – këto janë rrena. Rrenat e epokës postfaktike! Agjitacioni i vazhdueshëm kundër çdo zëri racional dhe përdorimi i qëllimshëm i ideologjive konspirative synon ta bëjë të pamundur pajtimin publik për gjërat që shihen me sy dhe janë të pamohueshme. Kështu polarizohet shoqëria.

Përgjegjësia e mediave qëndron në ruajtjen konsekuente të gazetarisë cilësore, në mënyrë që rrjetet manipuluese dhe ndikimet e qëllimshme të zbulohen plotësisht. Ndarja e shoqërisë në grupe që besojnë verbërisht dhe në të tjera që e refuzojnë në mënyrë radikale edhe provën e qartë, e shkatërron kuptimin e përbashkët të realitetit që është i domosdoshëm për çdo demokraci.

Kur gënjeshtra sistematike dhe mohimi i fakteve normalizohen, zhduket baza e përbashkët për diskursin politik dhe kompromisin. Pastaj i hapet udhë defunksionalizimit të sferës publike dhe të institucioneve demokratike. /Telegrafi/

You Might Also Like

“Jemi në falimentim”, Asociacioni i Komunave sot mban protestë në Prishtinë
Moti në Shqipëri, prezencë e lartë e grimcave të rërës dhe pluhurit në ajër
Zjarri në Rrugën B, pamje nga vendi i ngjarjes
Mot me diell dhe vranët, në disa zona edhe reshje shiu
“Ftesa e Përparim Ramës ishte politike”, Halil Thaçi thotë se Obiliqi e ka bërë zgjidhjen për mbeturinat

LEXO GJITHASHTU

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
Lajme
Rusi kreu vrasjen e trefishtë në Mal të Zi, më pas vrau veten pas rrethimit nga policia
Rusi kreu vrasjen e trefishtë në Mal të Zi, më pas vrau veten pas rrethimit nga policia
Lajme
Shqipëria, një “fshat i madh”, vetëm 6 bashki klasifikohen si “qytet”
Shqipëria, një “fshat i madh”, vetëm 6 bashki klasifikohen si “qytet”
Lajme
Shkollat hapin dyert: Nga sot nis viti i ri shkollor
Shkollat hapin dyert: Nga sot nis viti i ri shkollor
Lajme
“Çfarë pyetjeje idiote” – Trump përjashton përdorimin e armëve bërthamore ndaj Iranit
“Çfarë pyetjeje idiote” – Trump përjashton përdorimin e armëve bërthamore ndaj Iranit
Lajme

You Might Also Like

Analistët për Sejdiun: Marrëveshje e mirë, por votat mbeten sfidë
TOP Momenti

Analistët për Sejdiun: Marrëveshje e mirë, por votat mbeten sfidë

September 1, 2026
Modi thirrje Putinit t’i japë fund luftës në Ukrainë
TOP Momenti

Modi thirrje Putinit t’i japë fund luftës në Ukrainë

September 1, 2026
Ushqyerja dhe koha e vakteve mund të ndikojnë në rrezikun e demencës
TOP Momenti

Ushqyerja dhe koha e vakteve mund të ndikojnë në rrezikun e demencës

September 1, 2026
Pas vapës ekstreme, ekspertët klimatikë: Evropa të përgatitet për reshje të mëdha në shtator
TOP Momenti

Pas vapës ekstreme, ekspertët klimatikë: Evropa të përgatitet për reshje të mëdha në shtator

September 1, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?