By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Një muaj paraburgim për të dyshuarin dhe babanë e tij për vrasjen e imamit në Dragash
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Një muaj paraburgim për të dyshuarin dhe babanë e tij për vrasjen e imamit në Dragash
TOP Momenti

Një muaj paraburgim për të dyshuarin dhe babanë e tij për vrasjen e imamit në Dragash

Momenti
Published: July 2, 2026









Gjykata Themelore në Prizren ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji dy të pandehurve të përfshirë në rastin e vrasjes së ndodhur më 29 qershor në fshatin Zlipotok të Dragashit.

Your browser does not support the video tag.


Sipas njoftimit të gjykatës, masa e paraburgimit është caktuar ndaj B.H., i cili dyshohet për veprën penale “Vrasja e rëndë”, si dhe ndaj I.H., babait të tij, i cili dyshohet për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës”, pasi dyshohet se nuk i ka ofruar ndihmë viktimës edhe pse ka pasur mundësi ta bëjë këtë pa rrezikuar veten apo të tjerët.

Your browser does not support the video tag.


Sipas hetimeve të deritanishme, më 29 qershor 2026, rreth orës 23:00, në fshatin Zlipotok, si pasojë e një mosmarrëveshjeje të mëhershme lidhur me shfrytëzimin e një prone (livadhi), B.H. dyshohet se e ka goditur me thikë G.T., duke i shkaktuar plagë fatale, nga të cilat viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.


Gjykata thekson se në këtë fazë ekziston dyshimi i bazuar se B.H. e ka privuar viktimën nga jeta në mënyrë mizore apo dinake, ndërsa I.H. nuk ka ndërmarrë veprime për t’i ofruar ndihmë personit të rrezikuar.


Megjithatë, gjykata nënvizon se këto dyshime do të vlerësohen dhe argumentohen gjatë fazave të mëtejme të procedurës penale.


Në arsyetimin e vendimit, gjyqtarja e procedurës paraprake ka vlerësuar se paraburgimi është i domosdoshëm për të siguruar praninë e të pandehurve në procedurë, për të parandaluar rrezikun e arratisjes dhe për të mundësuar zhvillimin e papenguar të hetimeve.


Sipas Gjykatës, ndaj B.H. ekziston rrezik konkret i ikjes, pasi pas ngjarjes ai dyshohet se është larguar nga vendi i krimit dhe më pas është arrestuar nga Policia. Po ashtu, paraburgimi është konsideruar i nevojshëm për sigurimin e provave materiale, marrjen në pyetje të dëshmitarëve dhe të dyshuarve, si dhe për zbardhjen e plotë të rastit.


Gjykata vlerësoi se masat alternative nuk do të ishin të mjaftueshme për të garantuar zhvillimin normal të procedurës penale. /Zëri


source

You Might Also Like

Dhunuan një 12 vjeçare, dy të mitura nga Shkupi u morën në pyetje nga policia në prani të prindërve të tyre
Vetura “fluturon” mbi një shtëpi në Bicaj të Kukësit, tre të lënduar
ASK-ja publikon parashikimet e popullsisë dhe profilin e komunave
Vetëdorëzohet në Polici serbi, i dyshuar për tentim vrasjen e ndodhur para pesë vjetësh në Shillovë
Bozhinovska: Maqedonia po punon aktivisht për integrimin në tregun evropian të energjisë

You Might Also Like

ATK-ja suspendon dy zyrtarë tatimorë pas ngritjes së aktakuzës për korrupsion
TOP Momenti

ATK-ja suspendon dy zyrtarë tatimorë pas ngritjes së aktakuzës për korrupsion

July 2, 2026
Rusia e godet Kievin me sulme vdekjeprurëse – raketa dhe dronë
TOP Momenti

Rusia e godet Kievin me sulme vdekjeprurëse – raketa dhe dronë

July 2, 2026
Haxhiu: Republika e sotme e nderon 2 korrikun kur e mbron sovranitetin e saj në çdo cep
TOP Momenti

Haxhiu: Republika e sotme e nderon 2 korrikun kur e mbron sovranitetin e saj në çdo cep

July 2, 2026
106 gjoba dhe 74 motoçikleta të konfiskuara në Ferizaj gjatë aksionit të policisë
TOP Momenti

106 gjoba dhe 74 motoçikleta të konfiskuara në Ferizaj gjatë aksionit të policisë

July 2, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?