By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Niveli i ulët i ujit në Danub sjell krizë energjetike
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Niveli i ulët i ujit në Danub sjell krizë energjetike
Lajme

Niveli i ulët i ujit në Danub sjell krizë energjetike

Momenti
Published: August 5, 2026

Për shkak të nivelit të ulët të ujit në Danub Rumania, Serbia dhe Hungaria po përballen me një krizë energjetike. Qytetarëve dhe industrisë u bëhet thirrje të kursejnë energjinë.

Rumania po përpiqet të parandalojë një ndërprerje të plotë të punës së centralit bërthamor të Cernavodës, reaktorët e të cilit ftohen me ujë nga lumi Danub, duke përdorur masa të pazakonta. Për shkak të nivelit të ulët të ujit funksionimi i centralit është në rrezik. Lumi Danub aktualisht ka rreth një të tretën më pak ujë se sa zakonisht në këtë periudhë të vitit.

Your browser does not support the video tag.

Për të rritur nivelin e ujit pranë centralit ushtria hodhi në erë një shkëmb në një degë të Danubit pranë Izvoareles. Copat e shkëmbit do të transportohen me maune në një vend tjetër dhe do të fundosen atje. Me këtë masë autoritet shpresojnë se do të rritet niveli i ujit në Cernavoda në mënyrë që centrali bërthamor të vazhdojë punën.

Ministri i Mbrojtjes, Radu Miruță, e quajti shpërthimin si sukses. Sipas tij pavarësisht ndikimit që mund të ketë ky aksion në rritjen e niveli të ujit për centralin atomik, shpërthimi u lehtëson edhe anijeve lundrimin në atë zonë.

Megjithatë ministri pranoi gjithashtu se, nëse plani dështon, termocentrali bërthamor do të duhet të ndërpresë plotësisht punën, jo më vonë se ditën e enjte. Njëri nga dy reaktorët është ndalur tashmë javën e kaluar.

Qeveria rumune u bëri thirrje qytetarëve të kursejnë energjinë elektrike. Sipas kryeministrit Ilie Bolojan edhe prodhuesit e automjeteve Dacia dhe Ford e kanë pezulluar përkohësisht prodhimin.

Serbi: Një hidrocentral i rëndësishëm kufizon prodhimin

Edhe në vende të tjera përgjatë lumit Danub, si Serbi apo Hungari niveli i ulët i ujit po shkakton probleme në furnizimin me energji elektrike.

Në Serbi një hidrocentral i rëndësishëm i vendit po funksionon aktualisht vetëm me 20 për qind të kapacitetit të tij. Kryeministri serb, Gjuro Macut, u bëri thirrje qytetarëve të kufizojnë përdorimin e pajisjeve që konsumojnë shumë energji elektrike.

Kurse në Hungari, pritet që i vetmi central bërthamor i vendit të ndërpresë plotësisht punën. Sipas kryeministrit Peter Magyar, aktualisht është në punë vetëm një turbinë. Por për shkak të nivelit të ulët të ujit në Danub gjatë ditëve të ardhshme ka shumë të ngjarë të bëhet i domosdoshëm ndërprerja e plotë e aktivitetit të centralit atomik Paks.  /DW

The post Niveli i ulët i ujit në Danub sjell krizë energjetike appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Veprimtari që vdiq duke mbrojtur sekretet e UÇK-së
Detaje të reja për të arrestuarin për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në maj 2023
Pesë vjet pas marrjes së pushtetit nga talibanët, të rinjtë afganë mësohen të jetojnë nën sundimin shtypës
Nga traktori te droni: Si po ndryshon bujqësia në Kosovë
Aleanca u drejtohet mediave, konferencë në hollin e Kuvendit

LEXO GJITHASHTU

Ngërçi në Kuvend thellohet, nyja kryesore mbetet zgjedhja e Presidentit
Ngërçi në Kuvend thellohet, nyja kryesore mbetet zgjedhja e Presidentit
Lajme
Ngërçi institucional, palët mbeten ende larg arritjes së një marrëveshje
Ngërçi institucional, palët mbeten ende larg arritjes së një marrëveshje
TOP Momenti
Gjermani – CDU/CSU në pikën më të ulët në gati 5 vite, AfD kryeson me 8 pikë diferencë
Gjermani – CDU/CSU në pikën më të ulët në gati 5 vite, AfD kryeson me 8 pikë diferencë
Lajme
Notari gjen në det mbetjet e një rakete ruse në brigjet e Turqisë
Notari gjen në det mbetjet e një rakete ruse në brigjet e Turqisë
Lajme
Profesori i Harvardit akuzohet se përdori IA për opinionin kundër tarifave të Trump
Profesori i Harvardit akuzohet se përdori IA për opinionin kundër tarifave të Trump
Lajme

You Might Also Like

Ngërçi në Kuvend vazhdon, zgjedhja e presidentit në qendër të dialogut politik
Lajme

Ngërçi në Kuvend vazhdon, zgjedhja e presidentit në qendër të dialogut politik

August 17, 2026
Sulmi me dron ukrainas ndaj Rusisë vret të paktën gjashtë persona, thotë Moska
Lajme

Sulmi me dron ukrainas ndaj Rusisë vret të paktën gjashtë persona, thotë Moska

August 17, 2026
Shfaqen sërish parulla fashiste anti-shqiptare në komunën e Kumanovës: “Vdekje shqiptarëve”, “Kosova është Serbi”
Lajme

Shfaqen sërish parulla fashiste anti-shqiptare në komunën e Kumanovës: “Vdekje shqiptarëve”, “Kosova është Serbi”

August 17, 2026
Vrau 11 burra dhe u mori pasurinë, dënohet me vdekje “Vejusha e Zezë” e Iranit
Lajme

Vrau 11 burra dhe u mori pasurinë, dënohet me vdekje “Vejusha e Zezë” e Iranit

August 17, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?