Zara e Kroacisë u mbush këtë të diel me plot simbole kuqezi.
Kjo pasi aty po organizohet protesta e radhës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë.
Sipas kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, pjesëmarrja përfshin shqiptarë nga diaspora, si dhe përfaqësues të Komunitetit Arbëresh që jeton në Kroaci.
“Atmosfera është një nivel i madh, mund të them, ka shumë shqiptarë që kanë ardhur nga vise të ndryshme, sidomos nga Gjermania, Italia, Austria dhe Zvicra, po edhe vetë nga Kroacia, këtu, Sllovenia, që mos harroj. Ka shumë shqiptarë, sot frymëzon, zona a kuq e zi, gjithë me flamuj kombëtarë dhe me flamuj të ushtrisë çlirimtare të Kosovës, që kanë ardhur nga shumë vise të ndryshme, po, nga Kosova, kanë ardhur shumë bashkatdhetarë këtu, kanë mbërri nga Shqipëria, nga Maqedonia e Veriut, po, do të thotë, prej të gjitha viseve shqiptare”, tha Gucati.
Përveç shqiptarëve, Gucati tha se në protestë pritet të marrin pjesë edhe miq kroatë.
“Protesta, do të çojë një mesazh aty ku duhet, dhe unë shpresoj që, sot, miqtë, kroatët, do ta marrin fjalën, ku e kemi një gjeneral, kroat, i cili do ta merr fjalën, sot, në tubimin tonë, ku, edhe ai do të na ndihmojë, dhe do të bëjnë thirrje nga qeverinë kroate, për ta ngritur zërin aty ku duhet, dhe aty ku është vendi, sidomos në Parlamentin Evropian, në Këshillin e Evropës, por edhe në Unionin Evropian”, u shpreh kreu i OVL-UÇK-së.
Sipas tij, edhe kjo protestë synon ta përcjellë të njëjtin mesazh.
“Mesazhi është që të shkojë aty në vendin aty ku duhet, zëri jonë, dhe zëri i atyre që do ta marrin fjalën, të shkojë në Parlamentin Evropian, në Këshillin e Evropës dhe në Unionin Evropian. Gjithmonë duke kërkuar, një drejtësi të mirëfilltë jo të fillojmë jo, në moshë, por vetëm drejtësi, që drejtësia të jetë, kjo, ka faktet, dhe jo, ka faktet e fabrikuara, të cilat ka çuar Serbia, ka dërguar dokumentacione fallco”, tha ai.
E edhe në këtë protestë si në protestat e tjera u pa një numër i madh protestuesish.
Protesta të tilla janë organizuar edhe në Prishtinë, Tiranë, Strasburg e Shkup.

