By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Nesër nis Edicioni i 12-të i Cycle Kosovo for Children për të Mbledhur Fonde për Klinikën Pediatrike në Prishtinë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Nesër nis Edicioni i 12-të i Cycle Kosovo for Children për të Mbledhur Fonde për Klinikën Pediatrike në Prishtinë
TOP Momenti

Nesër nis Edicioni i 12-të i Cycle Kosovo for Children për të Mbledhur Fonde për Klinikën Pediatrike në Prishtinë

Momenti
Published: June 17, 2026

Cycle Kosovo for Children (CKC), në bashkëpunim me Action for Mothers and Children (AMC), do të nisë më 18 qershor edicionin e 12-të të çiklizmit bamirës për mbledhjen e fondeve për kujdesin shëndetësor të nënave dhe fëmijëve në Kosovë. Përfaqësuesit e mediave ftohen të përcjellin nisjen e aktivitetit dhe të mbulojnë këtë nismë humanitare.

Nga 18 deri më 21 qershor, çiklistët e CKC do të përshkojnë më shumë se 500 kilometra nëpër Kosovë, me disa mijëra metra ngjitje, për të mbledhur fonde për pajisje mjekësore për Klinikën Pediatrike në Prishtinë, konkretisht për njësitë e Kujdesit Intensiv dhe Endokrinologjisë. Këto pajisje do të ndihmojnë në ofrimin e kujdesit më të mirë për fëmijët në gjendje kritike dhe për ata që jetojnë me diabet.

Your browser does not support the video tag.

Që nga viti 2014, Cycle Kosovo for Children dhe AMC kanë mbledhur fonde për të mbështetur shëndetin e nënave dhe fëmijëve në Kosovë. Të gjithë pjesëmarrësit mbulojnë vetë shpenzimet e tyre të pjesëmarrjes, duke siguruar që fondet e mbledhura të shkojnë drejtpërdrejt për blerjen e pajisjeve mjekësore të nevojshme.

Ngjarja do të përmbyllet më 21 qershor me një festë përmbyllëse dhe short bamirësie në Miqt Pub në Prishtinë, ku të ardhurat nga shitja e biletave të shortit do të kontribuojnë gjithashtu në fondin e mbledhur për Klinikën Pediatrike.

Your browser does not support the video tag.

Çfarë: Nisja e edicionit të 12-të të Cycle Kosovo for Children
Kur: Ora 7:00, 18 qershor 2026
Ku:
Restaurant Te Linda

You Might Also Like

BDI: Gjykata Kushtetuese anuloi vendimin për emrat shqiptarë të rrugëve në Tetovë
Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare
Filipçe për Marrëveshjen e Prespës: Politikat e guximshme e sollën Maqedoninë në NATO, frikacakët tani po e mbajnë në vend
PE votoi Raportin për RMV-në: Protokolli i Dytë dhe Komisioni për Histori mbeten pjesë e saj, nevojitet edhe zbatimi i reformave
“Acibadem Sistina” me çmime promocionale për lindje nga 15 qershori deri më 15 shtator

You Might Also Like

​Përfundon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë
TOP Momenti

​Përfundon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë

June 17, 2026
U largua nga PS-ja, Koçeku i drejtohet Bajrajve të Shkodrës: Nëse familjes sime i preket një qime floku, do t’ju shkatërroj
TOP Momenti

U largua nga PS-ja, Koçeku i drejtohet Bajrajve të Shkodrës: Nëse familjes sime i preket një qime floku, do t’ju shkatërroj

June 17, 2026
Parlamenti Evropian miraton raportin për Kosovën
TOP Momenti

Parlamenti Evropian miraton raportin për Kosovën

June 17, 2026
​Arrestohet personi i kërkuar me katër urdhëresë gjykate
TOP Momenti

​Arrestohet personi i kërkuar me katër urdhëresë gjykate

June 17, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?