By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Në Mitrovicën e Veriut vendosen tabelat me emrat e rinj të rrugëve
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Në Mitrovicën e Veriut vendosen tabelat me emrat e rinj të rrugëve
TOP Momenti

Në Mitrovicën e Veriut vendosen tabelat me emrat e rinj të rrugëve

Momenti
Published: June 3, 2026

Në hyrje të Mitrovicës së Veriut janë vendosur tabelat e para me emërtimet e reja të rrugëve, në kuadër të procesit të riemërtimit të 88 rrugëve në këtë komunë.

Ministrja në detyrë e Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, tha se vendimi është miratuar nga Kuvendi Komunal dhe se aktualisht po realizohet faza teknike e vendosjes së tabelave.

Your browser does not support the video tag.

Pranë rrethrrotullimit në hyrje të Mitrovicës së Veriut janë vendosur tabela me emërtimet “Isa Boletini” dhe “Zoran Gjingjiq”, në kuadër të procesit të riemërtimit të rrugëve në këtë komunë.

Ministrja në detyrë e Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, deklaroi se gjithsej 88 rrugë në Mitrovicën e Veriut kanë marrë emra të rinj dhe se emërtimet janë zgjedhur në bashkëpunim me administratën e mëparshme komunale.

Sipas saj, komiteti përgjegjës ka punuar intensivisht për dy muaj për çështjen e emërtimit të rrugëve.

“Është votuar në Kuvend dhe tani po i vendosim (emërtimet), sepse bëhet fjalë për një procedurë teknike”, deklaroi Pacolli.

E pyetur nga gazetarët për mungesën e kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, gjatë vendosjes së tabelave, Pacolli tha se projekti po realizohet nga Ministria e Planifikimit Hapësinor.

“Çfarëdo projekti që realizoj, e bëj si ministre dhe jo me komunën, sepse komuna tashmë e ka marrë këtë vendim”, tha ajo, duke shtuar se si ministre është e obliguar ta përfundojë pjesën teknike të punës.

Duke komentuar kritikat se vendimi për ndryshimin e emrave të rrugëve ishte marrë nga administrata e mëparshme komunale, e udhëhequr nga Erden Atiq, pa pjesëmarrjen e përfaqësuesve serbë, Pacolli tha se vendimi ishte marrë në përputhje me dëshirat e qytetarëve.

“Kuvendi ka respektuar dëshirat e qytetarëve të Mitrovicës së Veriut”, tha ajo, duke shtuar se “është e rëndësishme të respektohen dëshirat e çdo qytetari”.

“Ishte vendim i serbëve këtu që të mos marrin pjesë në zgjedhje dhe morën një kryetar shqiptar. Tani kanë një kryetar serb”, deklaroi Pacolli.

Ajo theksoi se banorët e Mitrovicës së Veriut kanë qenë të informuar për procesin e emërtimit të rrugëve.

“Njerëzit që jetojnë në Mitrovicë, këtu në Mitrovicën e Veriut, e dinë për projektin, kanë qenë të njoftuar. Kuvendi ka punuar për këtë vitin e kaluar së bashku me qytetarët e Mitrovicës së Veriut”, tha ajo.

Pacolli nënvizoi se ndër emrat e rinj të rrugëve gjenden edhe emra të shkrimtarëve, aktorëve dhe personaliteteve të tjera të njohura serbe.

Ajo mohoi gjithashtu pretendimet se vendosja e tabelave lidhet me fushatën zgjedhore.

“Ne po bëjmë punën tonë. Kuvendi e ka marrë vendimin për ndryshimin e emrave, sepse qytetarët këtu nuk po merrnin dërgesat postare”, tha Pacolli.

Lidhur me mundësinë që ndonjë rrugë në Mitrovicën e Jugut të marrë emrin e një personaliteti serb, ajo tha se vendimet për emërtimin e rrugëve merren nga komitetet komunale.

“Në qytete të ndryshme ka emra rrugësh sipas serbëve, të cilët respektohen edhe nga shqiptarët”, deklaroi ajo.

Më 23 maj të vitit të kaluar, drejtori ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti, vizitoi katër komunat në veri të Kosovës dhe zhvilloi takime me kryetarët e atëhershëm të komunave për të formalizuar zbatimin e sistemit të adresave.

Më 25 gusht 2025, Kuvendi i atëhershëm i Komunës së Mitrovicës së Veriut miratoi vendimin për riemërtimin e 87 rrugëve, duke zëvendësuar emrat ekzistues me emra të rinj.

Megjithatë, pas zgjedhjeve lokale të tetorit dhe marrjes së detyrës nga pushteti i ri komunal, Kuvendi i Komunës së Mitrovicës së Veriut më 30 janar të këtij viti miratoi vendimin për shfuqizimin e vendimeve të mëparshme që kishin të bënin me emërtimin e rrugëve në këtë komunë. /RTK/

You Might Also Like

Qeveria në detyrë miraton mbi 5.6 milionë euro transfere, për barna dhe shpenzime operative
Vedat Muriqi shënon edhe në Ligën e Kampionëve, Fenerbahçe i afrohet kualifikimit
UEFA pritet të heqë dorë nga bojkoti i garave të FIFA-s
Seanca e parë gjyqësore ndaj Fatmir Shehollit më 7 shtator
Drita kërkon kualifikimin në Andorrë, Nuhiu: Synimi ynë është të kalojmë tutje

LEXO GJITHASHTU

Bekim Jashari emocionon me urimin për martesën e vajzës së tij, Ferides
Bekim Jashari emocionon me urimin për martesën e vajzës së tij, Ferides
TOP Momenti
Një i vdekur e dy të lënduar në një aksident në autostradë
Një i vdekur e dy të lënduar në një aksident në autostradë
TOP Momenti
Mbledhja elektronike e Qeverisë në detyrë, Bajrami: Vendime të territ
Mbledhja elektronike e Qeverisë në detyrë, Bajrami: Vendime të territ
TOP Momenti
Marrëveshja për akuzat mbi varësinë e fëmijëve nga rrjetet sociale i kushton shtrenjtë Zuckerberg
Marrëveshja për akuzat mbi varësinë e fëmijëve nga rrjetet sociale i kushton shtrenjtë Zuckerberg
TOP Momenti
E enjtja vjen me temperatura të larta dhe vranësira në zonat malore
E enjtja vjen me temperatura të larta dhe vranësira në zonat malore
TOP Momenti

You Might Also Like

Pozhari: Negociatat VV-LDK për presidentin kanë nuanca të dështimit
TOP Momenti

Pozhari: Negociatat VV-LDK për presidentin kanë nuanca të dështimit

August 27, 2026
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve
TOP Momenti

Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve

August 27, 2026
​Kurti: Nuk ka proces gjyqësor as në vend, as jashtë tij, që mund ta njollosë UÇK-në
TOP Momenti

​Kurti: Nuk ka proces gjyqësor as në vend, as jashtë tij, që mund ta njollosë UÇK-në

August 27, 2026
Qeveria ndan mbi 4 milionë euro për furnizim me barna esenciale
TOP Momenti

Qeveria ndan mbi 4 milionë euro për furnizim me barna esenciale

August 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?