By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Ne kemi kontroll të plotë. Është e jona”, Trump përplaset me Iranin për Ngushticën e Hormuzit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Ne kemi kontroll të plotë. Është e jona”, Trump përplaset me Iranin për Ngushticën e Hormuzit
Lajme

“Ne kemi kontroll të plotë. Është e jona”, Trump përplaset me Iranin për Ngushticën e Hormuzit

Momenti
Published: August 13, 2026

Kreu i ri i forcave paraushtarake Basij të Iranit thotë se Ngushtica e Hormuzit është nën kontrollin e Iranit, duke kundërshtuar pretendimin e Shteteve të Bashkuara se forcat e saj kontrollojnë këtë pikë strategjike.

Kriza në Hormuz ka çuar në pakësimin e rezervave të naftës dhe rritjen e çmimeve globale të energjisë, pasi trafiku përmes ngushticës është ndaluar plotësisht pas pothuajse gjashtë muaj luftë mes SHBA-së dhe Iranit.

Your browser does not support the video tag.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka insistuar se Amerika e kontrollon ngushticën. Më 12 gusht, ai u tha gazetarëve se iranianët “nuk e kanë kontrollin”.

“Ne kemi kontroll të plotë. Është e jona”, tha ai.

Hossein Taeb, ish-kreu famëkeq i inteligjencës së Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), rikthimi i të cilit në qendër të politikës iraniane javën e kaluar u bë pasi u emërua në krye të Organizatës Basij të IRGC-së, e kundërshtoi deklaratën e Trumpit.

“Ngushtica e Hormuzit është nën kontrollin dhe menaxhimin e Republikës Islamike të Iranit dhe vendi vazhdon rrugën e tij në siguri absolute”, tha ai më 13 gusht, gjatë një takimi me udhëheqës fetarë në qytetin e shenjtë të Komit.

Irani e ka mbyllur këtë rrugë kyç ujore, duke e përdorur atë si një kartë të rëndësishme në negociatat me Uashingtonin për t’i dhënë fund luftës.

Megjithëse Trump fillimisht tha se eliminimi i kërcënimit bërthamor të Teheranit ishte synimi kryesor i luftës amerikano-izraelite kundër Iranit, e cila nisi më 28 shkurt, javët e fundit ai është përqendruar te qarkullimi i lirë përmes Ngushticës së Hormuzit, nëpër të cilën para luftës kalonte rreth 20 për qind e furnizimit botëror me naftë dhe gaz natyror./REL/

The post “Ne kemi kontroll të plotë. Është e jona”, Trump përplaset me Iranin për Ngushticën e Hormuzit appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Hoxhaj nga Haga: Dita më e zezë që ka pasur ndonjëherë populli shqiptar
Haradinaj: Beteja për drejtësi vazhdon, iu ndihmojmë armiqëve nëse e shkatërrojmë Kosovën
Momenti kur qytetarët e mbledhur në sheshin e Prishtinës kuptojnë aktgjykimet dënuese ndaj ish-krerëve të UÇK’së
“Ish-Presidenti i Kosovës dënohet me 25 vjet burg”, vendimi i Hagës në ballinat e mediave ndërkombëtare
Edi Rama e quan “MARRE” vendimin e Gjykatës Speciale për dënimin e Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

LEXO GJITHASHTU

Limaj pas aktgjykimit në Hagë: Të mos lejojmë që zhgënjimi të keqpërdoret kundër Kosovës
Limaj pas aktgjykimit në Hagë: Të mos lejojmë që zhgënjimi të keqpërdoret kundër Kosovës
TOP Momenti
Meidani: Aktgjykimi ndaj krerëve të UÇK-së duhet të rrëzohet
Meidani: Aktgjykimi ndaj krerëve të UÇK-së duhet të rrëzohet
TOP Momenti
Këta janë hapat që ndërmerren për apelimin e një vendimi të Gjykatës Speciale
Këta janë hapat që ndërmerren për apelimin e një vendimi të Gjykatës Speciale
TOP Momenti
Kostadinovski: Duhen hapa radikalë për rikthimin e besimit te drejtësia
Kostadinovski: Duhen hapa radikalë për rikthimin e besimit te drejtësia
TOP Momenti
​Jashari kërkon zhbërjen e Gjykatës Speciale: Duhet të veprojmë sa më shpejt
​Jashari kërkon zhbërjen e Gjykatës Speciale: Duhet të veprojmë sa më shpejt
TOP Momenti

You Might Also Like

Reagimi i Thaçit pasi i shqiptohet dënimi me 25 vjet burgim
Lajme

Reagimi i Thaçit pasi i shqiptohet dënimi me 25 vjet burgim

September 16, 2026
Kadri Veseli dënohet me 18 vjet burgim
Lajme

Kadri Veseli dënohet me 18 vjet burgim

September 16, 2026
Djali i Kadri Veseli largohet nga objekti i Gjykatës pas dënimit
Lajme

Djali i Kadri Veseli largohet nga objekti i Gjykatës pas dënimit

September 16, 2026
Glauk Konjufca flet pas dënimit: Nuk kam besuar që një gjykatë që flet në emër të popullit të Kosovës merr kësi vendime
Lajme

Glauk Konjufca flet pas dënimit: Nuk kam besuar që një gjykatë që flet në emër të popullit të Kosovës merr kësi vendime

September 16, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?