By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: NATO: Aspekte te bashkëpunimit me Serbinë varen nga llogaridhënia e saj për sulmet në veri
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
NATO: Aspekte te bashkëpunimit me Serbinë varen nga llogaridhënia e saj për sulmet në veri
Lajme

NATO: Aspekte te bashkëpunimit me Serbinë varen nga llogaridhënia e saj për sulmet në veri

Momenti
Published: May 22, 2026

NATO-ja nuk do ta thellojë partneritetit me Serbinë nëse nuk ka llogaridhënie për incidentet e vitit 2023, ku bën pjesë sulmi në Banjskë, ka thënë Kevin Hamilton, zëvendësndihmës sekretar i përgjithshëm për partneritet NATO-s.

Hamilton, që është ambasador i aleancës për partneritete, tha të enjten në një takim me gazetarë në Prishtinë, se këtë mesazh ua ka përcjellë edhe udhëheqësve shtetërorë në Beograd. 

Your browser does not support the video tag.

“Ajo që mund të them është që këto incidente dhe sulmet mbi personelin e KFOR-it ishin plotësisht të papranueshme. Isha në Beograd para se të të vija në Prishtinë dhe mesazhi im për autoritetet serbe është që NATO-ja pret llogaridhënie, drejtësi ndaj atyre që kryen dhe organizuan ato sulme–duhet të sillen para drejtësisë dhe ndonëse NATO-ja do që të ketë raport transparent e pozitiv me Serbinë, ka disa aspekte që nuk mund të ecin përpara pa pasur llogaridhënie për këto sulme. Disa aspekte nuk mund të ecin përpara derisa nuk ka llogaridhënie për këto sulme. Ky është mesazhi që ua dhashë bashkëbiseduesve të mi serb dhe topi është në fushën e tyre”, tha Hamilton.

Ai tha se pret nga Serbia vendosje të drejtësisë për incidentet e 2023-ës, ku bën pjesë si sulmi në Banjskë, ashtu edhe lëndimi i 90 pjesëtarëve të KFOR-it në protestën e 29 majit në Zveçan. E i pyetur me çka nuk do të ecë përpara NATO-ja në raportin me Serbinë, nëse se nuk ka llogaridhënie për këto incidente, Hamilton u përgjigj se nuk do të ketë program të partneritetit të përshtatur individual me këtë shtet. 

“Do të thosha (v.j se ajo që pezullohet është) thellimi i marrëdhënieve mes NATO-s dhe Serbisë, për shembull lëvizja drejt një partneriteti të përshtatur individual me Serbinë. Në një kuptim real, do të donim ta shihnim këtë, por nuk do të lëvizim në këto aspekte të bashkëpunimit praktik pa pasur ose deri kur të ketë llogaridhënie e drejtësi lidhur me incidentet e 2023-ës”, theksoi Hamilton. 

Hamilton, që është përfaqësues special për rajonin e Kaukazit dhe Azisë Qendrore, deklaroi se fuqi të huaja qëllimkëqija po përdorin dezinformimin në dëm të sigurisë së Kosovës, tek u bëri thirrje qytetarëve të kenë kujdes me ato që i lexojnë.

“Fatkeqësisht shohim aktorë të huaj dhe do ta përmend një, Rusinë, që përfshihet në fushata të dezinformimit, fushata hibride jo vetëm këtu në Ballkan Perëndimor, por edhe në botë gjetiu. Është pjesë e manualit rus të nxisë pakënaqësi dhe përçarje edhe këtu në Ballkan Perëndimor, andaj është me rëndësi që njerëzit në Kosovë, por edhe në rajon, të jenë vigjilentë, të jenë pjesë e asaj doktrinës që e gjithë shoqëria të jetë reziliente (e qëndrueshme), të jenë me aftësi kibernetike – t’i kuptojnë kur ka fushata të phishing dhe fushata kubernetike që synojnë ta minojnë stabilitetin dhe koherencën e shoqërisë dhe t’i njohin dezinformatat, t’i njohin përpjekjet që qëndrojnë mbrapa tyre dhe të jenë vazhdimisht vigjilentë”, tha Hailton. 

Ai theksoi rëndësinë e edukimit për medimin kritik, tek për pjesën e mbrojtjes kibernetike tha se janë duke e ndihmuar Kosovën. 

“Një pjesë e saj është vetëm edukimi, të bësh takime si ky, intervista si këto për ta shpërndarë fjalën te popullata e Kosovës se duhet të jenë vigjilentë dhe që të bëjnë mendim kritik për shembull kur ballafaqohen me materiale që kanë burime të dyshimta, kjo është njëra. E sigurisht forcat e NATO-s këtu po punon me institucionet e Kosovës që ato ta ndërtojnë reziliencën (qëndrueshërinë),  dhe kapacitetet e tyre për tu mbrojtur nga sulmet kibernetike dhe sulmet hibdide”, deklaroi Hamilton. 

Hamilton tha se NATO ka pasur marrëdhënie me Kosovën për mbi 27 vjet dhe “ka marrëdhënie të fortë me të. 

Po ashtu tha se fokusi i NATO-s nuk është tek anëtarësimi i Kosovës në aleancë, por te siguria dhe stabiliteti që sipas tij, në radhë të parë e sjell dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

The post NATO: Aspekte te bashkëpunimit me Serbinë varen nga llogaridhënia e saj për sulmet në veri appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Aksident i rëndë në Prizren, vetura me targa të huaja përfundon në mur
Mbreti 89-vjeçar i Norvegjisë shtrohet në spital pas problemeve shëndetësore, Pallati Mbretëror: Do të qëndrojë dy javë larg detyrave zyrtare
“Asnjëherë s’kam besu në versionin e Prokurorisë – Madje dëgjoja zëra që thonin e kanë gjenetike…” Çka e preku më së shumti Deharin pas vdekjes së djemve të tij?
Dikush më telefonoi nga burgu dhe tha: Kam një lajm të keq”, Avni Dehari rrëfen si e morën vesh për Astritin
“Arbnori sa e mbaroi fakultetin, Astriti ishte absolvent, e kishin jetën përpara…”, Avni Dehari flet ekskluzivisht për vdekjen e dy djemve te tij

LEXO GJITHASHTU

58 të vdekur për shtatë muaj, telefoni dhe shpejtësia shkaqet kryesore te aksidenteve në trafik
58 të vdekur për shtatë muaj, telefoni dhe shpejtësia shkaqet kryesore te aksidenteve në trafik
TOP Momenti
Protesta në Tiranë në ditën e 79-të
Protesta në Tiranë në ditën e 79-të
TOP Momenti
Rodri kërkon fanellën me numrin 16 te Barcelona, Fermin Lopez pritet të ndryshojë numër
Rodri kërkon fanellën me numrin 16 te Barcelona, Fermin Lopez pritet të ndryshojë numër
TOP Momenti
Zjarri në Pukë të Shqipërisë i afrohet banesave, era e fortë përhap flakët
Zjarri në Pukë të Shqipërisë i afrohet banesave, era e fortë përhap flakët
TOP Momenti
Salahu bind në debutim, Trabzonspori do ta këtë titular në Europa League
Salahu bind në debutim, Trabzonspori do ta këtë titular në Europa League
TOP Momenti

You Might Also Like

Politikani i njohur rus kundër luftës dënohet me 11 vjet burg
Lajme

Politikani i njohur rus kundër luftës dënohet me 11 vjet burg

August 17, 2026
“Vajza më 1983, Arbnori lindi më 1985, Astriti më 1990, nuk i çonim në çerdhe nga frika se mësonin gjermanishten para shqipes”, Jeta familjare e Avni Deharit
Lajme

“Vajza më 1983, Arbnori lindi më 1985, Astriti më 1990, nuk i çonim në çerdhe nga frika se mësonin gjermanishten para shqipes”, Jeta familjare e Avni Deharit

August 17, 2026
Rusia dënon me 11 vjet burgim kritikun e Kremlinit, Lev Shlosberg
Lajme

Rusia dënon me 11 vjet burgim kritikun e Kremlinit, Lev Shlosberg

August 17, 2026
“Shqiptarët duhet të kalojnë vetëm 3% nëpër banka shkollore, ka qenë qëndrim publik i maqedonëve”, Avni Dehari: Më pas në Preshevë e gjeta vetën
Lajme

“Shqiptarët duhet të kalojnë vetëm 3% nëpër banka shkollore, ka qenë qëndrim publik i maqedonëve”, Avni Dehari: Më pas në Preshevë e gjeta vetën

August 17, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?