Nait Hasani ka konfirmuar se do të jetë në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit.
Hasani tha për Insajderin se do të garojë me numrin 42.
“Po, do të jem në listë”, tha Nait Hasani për Insajderin.
Lidhur me përfshirjen e emrit të tij në listën për deputet kishte dyshime, pasi kryetari i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, nuk e kishte përfshirë në listën e kandidatëve të Prizrenit.
Partia Demokratike e Kosovës ende nuk e ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë.
Afati për dorëzimin e listave në KQZ ka përfunduar mbrëmë në orën 23:59.
The post Nait Hasani konfirmon se do garojë për deputet: Po, do të jem në listë appeared first on Gazeta Express.



