By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Nafta mbetet 1.78 euro për litër, rënia në bursat botërore ende pa efekt në Kosovë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Nafta mbetet 1.78 euro për litër, rënia në bursat botërore ende pa efekt në Kosovë
Lajme

Nafta mbetet 1.78 euro për litër, rënia në bursat botërore ende pa efekt në Kosovë

Momenti
Published: August 4, 2026

Edhe pse çmimet e naftës kanë shënuar rënie në bursat ndërkombëtare, kjo nuk do të thotë se ulja do të ndihet menjëherë edhe në Kosovë. Autoritetet thonë se çmimet në vend bazohen në koston mesatare të derivateve të importuara dhe jo në lëvizjet ditore të tregjeve globale.

Rënia e çmimit të naftës në bursat ndërkombëtare nuk pritet të reflektohet në tregun e Kosovës. Këtë të hënë çmimi i naftës është caktuar në 1.78 euro për litër, çmim i njëjtë sikur një ditë më parë. Ndërkaq, benzina do të tregtohet me çmim maksimal prej 1.50 euro për litër, ndërsa gazi me 0.60 euro për litër. Sipas ministrisë, këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00.

Your browser does not support the video tag.

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari, ka thënë se rënia e çmimit të naftës në bursat ndërkombëtare nuk pritet të reflektohet menjëherë në tregun e Kosovës.

Ajo deklaroi se kjo ndodh për shkak të mënyrës së furnizimit dhe formulës së përllogaritjes së çmimit në vend. Shtoi se çmimi i derivateve në Kosovë përcaktohet sipas mesatares së çmimit të dhjetë milionë litrave të importuara, të cilit i shtohet marzhi i fitimit i përcaktuar me rregullore.

“Çmimi i naftës në Kosovë përcaktohet sipas rregullores që kemi në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit. Ai bazohet në çmimin mesatar të dhjetë milionë litrave të importuara dhe më pas i shtohet marzha e fitimit për operatorët. Krahasimi i çmimit në bursat ndërkombëtare me atë në Kosovë nga njëra ditë në tjetrën nuk është i drejtë, sepse porositë dhe dërgesat bëhen disa ditë më herët. Derivatet që vijnë kryesisht përmes portit të Durrësit janë blerë dhe negociuar paraprakisht, ndaj edhe u duhet kohë derisa të arrijnë në tregun tone”.

Kusari tha se ministria ka ndërmarrë masat e vetme që i lejon baza ligjore për të parandaluar abuzimin me çmimet, teksa shtoi se operatorët ekonomikë vazhdojnë të kërkojnë heqjen e kufizimit të marzhit të fitimit.

“Kemi kërkesa të vazhdueshme nga operatorët ekonomikë që të hiqet kufizimi i marzhit të fitimit, në mënyrë që të kenë fitime më të mëdha. Ne jemi duke i analizuar këto kërkesa. Ndërkohë, importi i naftës dhe derivateve është rritur dukshëm, pothuajse është dyfishuar në baza ditore sipas të dhënave që marrim nga Dogana e Kosovës. Qëllimi ynë është të gjejmë një balancë: të mbrojmë qytetarët nga çdo abuzim i mundshëm me çmimet, por njëkohësisht të mos rrezikojmë funksionimin e operatorëve ekonomikë”.

Çmimi i naftës në tregjet botërore, përfshirë edhe Kosovën është i lidhur ngushtë me lirinë e qarkullimit në Gjirin e Hormuzit, nëpër të cilin kalojnë rreth 20 për qind e rezervave të naftës në nivel global.

Telashet me këtë pjesë të detit, që ndodhet mes Omanit dhe Iranit, nisën pasi Irani u sulmua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli më 28 shkurt 2026.

The post Nafta mbetet 1.78 euro për litër, rënia në bursat botërore ende pa efekt në Kosovë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Shitësi i dytë më i madh online në Rusi, shënjestër e sulmeve në Ukrainë
Izraeli paralajmëron për përgjigje ‘të fuqishme’ ndaj balonave të dërguara nga Gaza
Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me teshlicë, arrestohet në Fier autori i krimit makabër në Lushnje
Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet në Fier autori i krimit makabër në Lushnje
Sekretari i Thesarit i SHBA-së thotë se Irani përballet me ‘ofensivën më të madhe financiare ndonjëherë’

LEXO GJITHASHTU

KRU Gjakova apelon për kursim të ujit
KRU Gjakova apelon për kursim të ujit
TOP Momenti
Cucurella prezantohet te Real Madridi: Pas këtij transferimi qëndron shumë punë dhe sakrificë
Cucurella prezantohet te Real Madridi: Pas këtij transferimi qëndron shumë punë dhe sakrificë
TOP Momenti
Goditet një këmbësor në rrugën Prishtinë-Podujevë, i dyshuari largohet nga vendi i ngjarjes
Goditet një këmbësor në rrugën Prishtinë-Podujevë, i dyshuari largohet nga vendi i ngjarjes
TOP Momenti
Vetëaksidenti në Suharekë, Policia jep detaje
Vetëaksidenti në Suharekë, Policia jep detaje
TOP Momenti
Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë paralajmërojnë grevë nga 1 shtatori
Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë paralajmërojnë grevë nga 1 shtatori
TOP Momenti

You Might Also Like

“Murati ka shprehur dëshirën që të zhvarroset familja Jashari”, Arsim Gërxhaliu: Puthja e kafkës së Adem Jasharit ka qenë emocion i madh për mua
Lajme

“Murati ka shprehur dëshirën që të zhvarroset familja Jashari”, Arsim Gërxhaliu: Puthja e kafkës së Adem Jasharit ka qenë emocion i madh për mua

August 24, 2026
“E pata marrë dhëmbin e Adem Jasharit edhe gishtin e Isa Boletinit”, Gërxhaliu: U dogjën kur u dogj IML, kjo ishte trauma më e madhe për mua
Lajme

“E pata marrë dhëmbin e Adem Jasharit edhe gishtin e Isa Boletinit”, Gërxhaliu: U dogjën kur u dogj IML, kjo ishte trauma më e madhe për mua

August 24, 2026
Arrestohet një person me shtetësi kosovare dhe maqedone, kërkohej nga Interpol për vjedhje të rëndë
Lajme

Arrestohet një person me shtetësi kosovare dhe maqedone, kërkohej nga Interpol për vjedhje të rëndë

August 24, 2026
Policia e Kosovës arreston një person të kërkuar nga INTERPOL
Lajme

Policia e Kosovës arreston një person të kërkuar nga INTERPOL

August 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?