By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Musliu: Pas 16 shtatorit, pozita e Republikës së Kosovës nuk do të jetë e njëjtë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Musliu: Pas 16 shtatorit, pozita e Republikës së Kosovës nuk do të jetë e njëjtë
TOP Momenti

Musliu: Pas 16 shtatorit, pozita e Republikës së Kosovës nuk do të jetë e njëjtë

Momenti
Published: September 10, 2026

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka deklaruar se pas 16 shtatorit pozita e Republikës së Kosovës nuk do të jetë e njëjtë, as brenda dhe as jashtë kufijve të saj, në kontekstin shtetëror dhe historik.

Në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, Musliu ka kritikuar moskonstituimin e Kuvendit dhe vonesat në formimin e institucioneve të vendit.

Ajo ka thënë se 16 shtatori nuk do të duhej ta gjente Kosovën pa institucione, të paktën pa Kuvend të konstituuar.

Your browser does not support the video tag.

“Moskonstituimi i Kuvendit dhe institucioneve të tjera të vendit është papërgjegjësi dhe neglizhencë e jashtëzakonshme e Albin Kurtit karshi vendimit që do të merret më 16 shtator në Hagë. Pas datës 16 shtator, pozicioni i Republikës së Kosovës nuk do të jetë i njëjtë, as brenda dhe as jashtë kufijve të saj, në kontekstin shtetëror dhe historik.Prandaj, 16 shtatori nuk është dashur, në asnjë rrethanë dhe në asnjë formë, të na gjejë pa institucione, minimalisht pa Kuvend. Nëse kjo ndodh, pra që 16 shtatori të na gjejë pa institucione ose pa konstituim të Kuvendit, këtë nuk do të na e falë historia. Historia do ta mbajë përgjegjëse këtë legjislaturë. Kjo nuk po bëhet pa qëllim dhe është e pafalshme dhe e patolerueshme”, ka deklaruar Musliu.

Sipas saj, moskonstituimi i Kuvendit dhe institucioneve të tjera të vendit përbën papërgjegjësi dhe neglizhencë të jashtëzakonshme nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, veçanërisht në prag të vendimit që pritet të merret më 16 shtator në Hagë.

Musliu ka theksuar se pret që vendimi i Gjykatës të jetë i drejtë dhe ka shprehur shpresën që ai të jetë shfajësues për të akuzuarit, në mënyrë që ata të lirohen dhe të kthehen në Kosovë.

Ajo ka paralajmëruar gjithashtu se një vendim i kundërt, sipas saj, mund të ketë pasoja zinxhirore jo vetëm për Kosovën, por edhe për institucione të tjera që kanë qenë të përfshira në rrugëtimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë.

“Ne lutemi që ai vendim të jetë i drejtë. Nëse do të jetë një vendim i drejtë, pa asnjë dyshim, duhet të jetë vendim shfajësues dhe ata duhet të lirohen e të kthehen të lirë në Kosovë. Çdo vendim ndryshe, sipas meje, nuk mund të konsiderohet drejtësi. Nëse merret një vendim i tillë, pasojat do të jenë zinxhirore, jo vetëm për Kosovën, por edhe për institucionet e tjera që kanë qenë të implikuara në rrugëtimin e UÇK-së drejt lirisë dhe pavarësisë”, ka përfunduar ajo.

Ndryshe, aktgjykimi për katër të akuzuarit për krime lufte, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, do të shpallet më 16 shtator të këtij viti.

Katër ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi, të cilët mbahen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020, akuzohen nga Prokuroria Speciale për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit për veprat penale: vrasje, torturim dhe përndjekje të kryera gjatë luftës në Kosovë të vitit 1998-99.

Që të katërt, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi, i kanë mohuar akuzat e Prokurorisë, ndërsa mbrojtja e të akuzuarve ka argumentuar se ata duhet të shpallen të pafajshëm.

Trupi Gjykues, më 18 dhjetor të vitit 2025, mbylli fazën e paraqitjes së provave.

Në këtë proces gjyqësor kanë dhënë dëshmi 134 dëshmitarë, 125 të thirrur nga Prokuroria, dy të thirrur nga Mbrojtja e Viktimavedhe shtatë dëshmitarë të thirrur nga ekipet e Mbrojtjes./teve1.info/

source

You Might Also Like

Injoroi urdhrin për mbyllje, nis procedura penale ndaj pronarit të restorantit pranë Liqenit të Radoniqit
Kurti: Aleanca dhe partneriteti me SHBA-në janë të palëkundura
Kërçeli: Në 2021 Simiq foli në emër të Listës Serbe, në 2026 në emër të popullit serb
Prezantohet iPhone i parë i palosshëm
Një i dënuar transferohet nga Shqipëria, një tjetër ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

LEXO GJITHASHTU

Aktorët e “Logjikonomisë” bëjnë thirrje për Marshin për Liri
Aktorët e “Logjikonomisë” bëjnë thirrje për Marshin për Liri
TOP Momenti
Emisioni “Info Nata” 09.09.20026
Emisioni “Info Nata” 09.09.20026
TOP Momenti
Musliu: Nuk ka marrëveshje mes PDK-së dhe VV-së për emrat e nënkryetarëve
Musliu: Nuk ka marrëveshje mes PDK-së dhe VV-së për emrat e nënkryetarëve
TOP Momenti
Gashi: Vjosa Osmani po e zhvillon betejën brenda LDK-së për ta mposhtur atë
Gashi: Vjosa Osmani po e zhvillon betejën brenda LDK-së për ta mposhtur atë
Lajme
Aeroplani i Zelensky-t u godit nga një dron gjatë ngritjes nga Moldavia
Aeroplani i Zelensky-t u godit nga një dron gjatë ngritjes nga Moldavia
Lajme

You Might Also Like

Hamza: Kurti e di qëndrimin e PDK-së, nuk është çështje emrash për nënkryetarët e Kuvendit
TOP Momenti

Hamza: Kurti e di qëndrimin e PDK-së, nuk është çështje emrash për nënkryetarët e Kuvendit

September 9, 2026
Pesë vetura përfshihen nga zjarri në Vlashnje të Prizrenit, policia jep detaje
TOP Momenti

Pesë vetura përfshihen nga zjarri në Vlashnje të Prizrenit, policia jep detaje

September 9, 2026
“Prej Presidencës ke shku, në Presidencë kthehu”, Haradinaj: Kosova këtë ia ka borxh Hashim Thaçit
TOP Momenti

“Prej Presidencës ke shku, në Presidencë kthehu”, Haradinaj: Kosova këtë ia ka borxh Hashim Thaçit

September 9, 2026
Kamberi: 16 shtatori është pjesë e ekuacionit për konstituimin e institucioneve
TOP Momenti

Kamberi: 16 shtatori është pjesë e ekuacionit për konstituimin e institucioneve

September 9, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?