By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Mulliqi në “Përballje”: Serbia bën lobim, ne avokojmë dhe tregojmë të vërtetën – SHBA-ja është sistemi jetësor i Kosovës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Mulliqi në “Përballje”: Serbia bën lobim, ne avokojmë dhe tregojmë të vërtetën – SHBA-ja është sistemi jetësor i Kosovës
TOP Momenti

Mulliqi në “Përballje”: Serbia bën lobim, ne avokojmë dhe tregojmë të vërtetën – SHBA-ja është sistemi jetësor i Kosovës

Momenti
Published: August 7, 2026

Përfaqësuesi i organizatës “Albanians for America”, Gino Mulliqi, ka deklaruar se angazhimi i shqiptaro-amerikanëve për Kosovën nuk duhet të përkufizohet thjesht si lobim, por si avokim për të drejtat dhe paraqitje e së vërtetës para institucioneve amerikane.

Në një intervistë për “Përballje Podcast” në Telegrafi, Mulliqi tha se Serbia vazhdon të investojë dhe të punojë intensivisht për ta paraqitur versionin e saj në Washington, ndërsa shqiptarët duhet të organizohen më mirë për ta mbrojtur të vërtetën për Kosovën dhe çështjet shqiptare.

Your browser does not support the video tag.

“Çështjen e avancimit të Kosovës nuk e quaj lobim dhe, në fakt, nuk është lobim ajo që bëjmë ne shqiptaro-amerikanët. Është avokim për të drejtën. Serbia bën lobim, ndërsa ne bëjmë avokim dhe tregojmë të vërtetën”, deklaroi Mulliqi shkruan Telegrafi.

– YouTube www.youtube.com

Ai tha se sistemi politik amerikan u mundëson qytetarëve dhe komuniteteve të kenë qasje të drejtpërdrejtë në zyrat e kongresmenëve dhe senatorëve, ku mund t’i ngrenë temat me interes për ta.

Sipas tij, shqiptaro-amerikanët kanë arritur suksese të mëdha individuale në biznes, teknologji, arsim, politikë dhe fusha të tjera, por kjo fuqi duhet të organizohet dhe të shndërrohet në ndikim më të madh politik.

“Para vitit 2008, shqiptaro-amerikanët ishin ambasadorët e Kosovës”

Mulliqi rikujtoi kontributin historik të diasporës shqiptare gjatë viteve 1990, kur përmes protestave, takimeve dhe kontakteve me institucionet amerikane ishte ngritur vetëdija për represionin dhe luftën në Kosovë.

Sipas tij, ndikimi i shqiptarëve të Amerikës në sensibilizimin e qeverisë, Kongresit dhe Senatit amerikan ishte i jashtëzakonshëm.

“Është arritje e madhe e shqiptaro-amerikanëve që arritën të ndikonin te një qeveri amerikane, te Kongresi dhe Senati, që në vitin 1999 të ndërmerrej ndërhyrja ndaj Serbisë. Është diçka e madhe dhe frymëzuese”, tha ai transmeton Telegrafi.

Megjithatë, Mulliqi vlerësoi se pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 2008, një pjesë e diasporës u tërhoq nga angazhimi aktiv, duke besuar se institucionet e Kosovës dhe përfaqësuesit diplomatikë do ta vazhdonin këtë punë.

“Para vitit 2008, shqiptaro-amerikanët kanë qenë ambasadorët e Kosovës në Shtetet e Bashkuara. Me formimin e Ambasadës së Kosovës dhe njohjen e pavarësisë, mendoj se këtë punë ua lanë profesionistëve dhe njerëzve me karrierë politike”, deklaroi Mulliqi.

Ai tha se gjatë kësaj kohe ka ndryshuar edhe gjenerata e zyrtarëve amerikanë që merret me Kosovën dhe Ballkanin.

Shumë prej personave që e njihnin historinë e luftës, agresionin serb dhe rolin e SHBA-së në çlirimin e Kosovës nuk janë më pjesë e administratës amerikane, Kongresit apo Senatit.

Mulliqi dhe Hajrullahu në “Përballje Podcast” në Telegrafi.comFoto: Korab Basha

Sipas Mulliqit, boshllëku i krijuar u ka dhënë hapësirë Serbisë dhe akterëve të tjerë që ta paraqesin versionin e tyre para gjeneratave të reja të politikëbërësve amerikanë.

“Kanë ndryshuar njerëzit në administratë, Kongres, Senat dhe Departamentin e Shtetit. Nuk mund të presim që shefat e rinj të kabineteve ta dinë historinë e Kosovës. Ata e marrin informacionin nga ai që ua shpjegon, qoftë Serbia, Republika Srpska apo dikush tjetër që lobon”, tha ai.

Pse u krijua “Albanians for America”?

Mulliqi tha se organizata “Albanians for America” u krijua pikërisht për ta plotësuar boshllëkun në avokimin për Kosovën dhe për t’i informuar gjeneratat e reja të përfaqësuesve amerikanë.

“Organizata u krijua për shkak të vakuumit që ekzistonte. Nuk kishte një organizim të mirëfilltë që të bënte avokim dhe informim të Kongresit, Senatit dhe administratës amerikane në drejtim të Kosovës”, u shpreh ai në “Përballje Podcast” me kryeredaktorin e Telergafit, Muhamet Hajrullahu.

Ai theksoi se “Albanians for America” nuk synon të zëvendësojë organizatat e tjera shqiptare në SHBA, por të bashkëpunojë me to dhe me individët që kanë lidhje me kongresmenë, senatorë dhe zyrtarë amerikanë.

Mulliqi tha se organizata po punon për t’u dërguar zyrave amerikane informacione mbi zhvillimet në Kosovë, dialogun strategjik me SHBA-në, anëtarësimin në NATO, investimet amerikane dhe pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“SHBA-ja është sistemi jetësor i Kosovës”

Duke folur për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, Mulliqi tha se mospajtime mund të ketë me çdo administratë, por orientimi strategjik i Kosovës nuk duhet të ndryshojë.

“Aty ku punohet, ka edhe mospajtime. Mirëpo, duhet ta dimë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati ynë kryesor strategjik, sistemi jetësor i Kosovës. Këtë e them me përgjegjësi të plotë”, deklaroi ai.

Sipas tij, institucionet e Kosovës duhet të jenë fleksibile dhe të gjejnë mënyrën e bashkëpunimit me secilën administratë amerikane.

“Një qasje që ka funksionuar katër vjet më parë nuk do të thotë se funksionon njësoj me këtë administratë, këtë Kongres apo këtë Senat. Secila administratë i ka objektivat dhe prioritetet e veta”, tha Mulliqi.

Ai paralajmëroi se Kosova nuk është më në qendër të vëmendjes së Washingtonit si në periudhën nga viti 1999 deri në shpalljen e pavarësisë.

“Duhet ta dimë se Kosova nuk është më primare në Washington siç ka qenë nga viti 1999 deri më 2008. Sot kemi Lindjen e Mesme, Iranin, Ukrainën dhe kriza të tjera. Duhet të gjejmë mënyra të ndryshme që Kosova të bëhet përsëri e rëndësishme në agjendën amerikane”, deklaroi ai.

Kërkon institucione stabile dhe koordinim me diasporën

Në përfundim, Mulliqi tha se Kosova nuk mund t’i realizojë objektivat e saj ndërkombëtare pa institucione stabile dhe funksionale.

“Politikëbërësit në Kosovë duhet të formojnë një qeveri stabile, e cila do të jetë e mirë fillimisht për popullin e Kosovës dhe më pas edhe për partnerët ndërkombëtarë. Pa institucione stabile, nuk mendoj se mund të arrijmë, pavarësisht se çfarë kërkojmë”, deklaroi ai.

Mulliqi kërkoi më shumë vizita të përfaqësuesve të Kongresit, Senatit dhe administratës amerikane në Kosovë, si dhe koordinim më të madh ndërmjet institucioneve dhe diasporës.

“Duhet të punojmë bashkërisht me shqiptaro-amerikanët për ta avancuar çështjen shqiptare në Kongres, Senat dhe administratën amerikane. Duhet t’i gjejmë pikat e përbashkëta që mund ta ndihmojnë Kosovën dhe shqiptarët në rajon”, përfundoi ai./Telegrafi/.

You Might Also Like

“Nuk ka më hapësirë për justifikime”, GLPS bën thirrje për konstituimin e Kuvendit brenda afatit kushtetues
Tre persona nga Ferizaj kanë humbin jetën në një aksident duke u kthyer në Gjermani
Policia konfiskon armë, municion dhe një elektroshok në tri raste të ndara në Podujevë, Fushë Kosovë dhe Prishtinë
Parlamenti Studentor i UEJL-së dorëzon kërkesë për zhvillimin e Provimit të Jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe
Pritje deri në 60 minuta te Dheu i Bardhë, 40 minuta në Merdar

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

​38-vjeçari nga Kosova humb jetën në një aksident me motoçikletë në Mirditë
TOP Momenti

​38-vjeçari nga Kosova humb jetën në një aksident me motoçikletë në Mirditë

August 7, 2026
Vdekja tragjike e kosovarëve, lagjja “Nuhaj” në zi: S’ka fjalë që e lehtëson këtë dhimbje
TOP Momenti

Vdekja tragjike e kosovarëve, lagjja “Nuhaj” në zi: S’ka fjalë që e lehtëson këtë dhimbje

August 7, 2026
BDI: Qeveria po favorizon Korridorin 10D për kalkulime elektorale në dëm të Korridorit 8
TOP Momenti

BDI: Qeveria po favorizon Korridorin 10D për kalkulime elektorale në dëm të Korridorit 8

August 7, 2026
​Edhe sot kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
TOP Momenti

​Edhe sot kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?