By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Muja angazhon ekspertët e bujqësisë për vlerësimin e dëmeve nga breshëri në Istog
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Muja angazhon ekspertët e bujqësisë për vlerësimin e dëmeve nga breshëri në Istog
Lajme

Muja angazhon ekspertët e bujqësisë për vlerësimin e dëmeve nga breshëri në Istog

Momenti
Published: July 22, 2026

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, ka angazhuar ekipet profesionale të institucioneve bujqësore për vlerësimin dhe trajtimin e dëmeve të shkaktuara nga breshëri në Komunën e Istogut.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Bujqësisë, ekipet e Institutit Bujqësor të Kosovës (IBK) dhe Departamentit të Shërbimeve Këshilluese dhe Teknike (DSHKT), në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale për Bujqësi në Istog, kanë dalë në terren për të evidentuar dëmet, për të përcaktuar nevojat për ndërhyrje urgjente dhe për të dhënë rekomandime profesionale për rikuperimin e prodhimit bujqësor.

“Me kërkesë të ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, ekipet profesionale kanë vazhduar punën në terren për të vlerësuar dëmet e shkaktuara nga breshëri dhe masat që duhet të ndërmerren për ruajtjen dhe rikuperimin e prodhimit bujqësor”, thuhet në njoftim.

Your browser does not support the video tag.

Vlerësimet janë fokusuar në kulturat shumëvjeçare, si dhe në përcaktimin e nevojave për rimbjelljen e kulturave të dëmtuara. Sipas ekspertëve, ndërhyrjet agronomike dhe fitosanitare menjëherë pas breshërit janë të rëndësishme për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve dhe për të rritur mundësinë e rikuperimit të prodhimit.

Ministria ka bërë të ditur se rekomandimet profesionale do t’u përcillen fermerëve pas përfundimit të vlerësimeve në terren.

Your browser does not support the video tag.

Ndërkohë, ministri Muja ka themeluar edhe Shtabin për Menaxhimin e Situatës, i cili po koordinon veprimet mes institucioneve qendrore dhe lokale për përballimin e pasojave nga dëmet e shkaktuara.

Në kuadër të masave afatgjata, Ministria e Bujqësisë ka njoftuar se po përgatit një program për rikuperimin e prodhimit bujqësor dhe rritjen e qëndrueshmërisë së fermerëve ndaj fatkeqësive natyrore, përfshirë sigurimet bujqësore, investimet në rrjeta mbrojtëse kundër breshrit dhe forcimin e shërbimeve këshilluese në terren.

source

You Might Also Like

Sa u dëmtua Suhareka nga stuhitë? – Tregon kryetari i komunës, Bali Muharremaj
Fushtica: Në Prishtinë dëmet kanë qenë të vogla në krahasim me komunat e tjera
“7 shkolla të dëmtuara nga reshjet e djeshme në Malishevë” – Kastrati: U dëmtuan edhe serrat
“Vetëvendosjes i konvenon një LDK e dobët” – Daka: Me PDK-në nuk ka guxim të hyjë në debat
Ibrahimi: Komunat nuk mund t’i kompensojnë dëmet nga fatkeqësitë natyrore

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

16-vjetori i opinionit të GJND-së – Lama: Është një nga fitoret më të mëdha për Kosovën
Lajme

16-vjetori i opinionit të GJND-së – Lama: Është një nga fitoret më të mëdha për Kosovën

July 22, 2026
IA po ndryshon tregun e punës, por ndikimi i saj mbetet i pasigurt
Lajme

IA po ndryshon tregun e punës, por ndikimi i saj mbetet i pasigurt

July 22, 2026
Rama: Shtëpia te Rruga A është ndërtuar pa leje dhe në pronë komunale
Lajme

Rama: Shtëpia te Rruga A është ndërtuar pa leje dhe në pronë komunale

July 22, 2026
Stuhi të fuqishme godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi dhe infrastrukturë
Lajme

Stuhi të fuqishme godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi dhe infrastrukturë

July 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?