By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: MSH-Maqedoni: Do të hetojmë plotësisht rastin e nënës së re që nuk mund t’i nënshtrohet një prerjeje cezariane
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
MSH-Maqedoni: Do të hetojmë plotësisht rastin e nënës së re që nuk mund t’i nënshtrohet një prerjeje cezariane
TOP Momenti

MSH-Maqedoni: Do të hetojmë plotësisht rastin e nënës së re që nuk mund t’i nënshtrohet një prerjeje cezariane

Momenti
Published: August 3, 2026

Lidhur me rastin që ditët e fundit është në qendër të interesimit publik dhe që ka të bëjë me trajtimin e një pacienteje, Ministria e Shëndetësisë informon se, me urdhër të ministrit, Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (ISHSSH) po kryen mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese në të tria institucionet shëndetësore ku është trajtuar pacientja: ISHP Spitali i Përgjithshëm Strumicë, ISHP Spitali Klinik Shtip dhe ISHP Klinika Universitare e Neurologjisë – Shkup, thuhet në njoftimin e MSH-së.

“Gjatë ditëve në vijim pritet që ISHSSH-ja t’i përfundojë mbikëqyrjet dhe ta sigurojë dokumentacionin e plotë mjekësor nga të tria institucionet shëndetësore. Në bazë të gjendjes faktike të konstatuar në tërësi, do të pasojnë përfundimet e mbikëqyrjes profesionale dhe, nëse është e nevojshme, edhe veprime të mëtejshme.

Your browser does not support the video tag.

Ministria e Shëndetësisë thekson në veçanti se respektimi i së drejtës së pacientes për dinjitet, privatësi dhe mbrojtje të të dhënave personale dhe mjekësore është i pacenueshëm gjatë gjithë procedurës. Çdo pacient ka të drejtë ligjore për kujdes shëndetësor të sigurt, cilësor dhe në kohë, si dhe të drejtën për informacion të plotë dhe të kuptueshëm mbi gjendjen e tij shëndetësore. Ministria do të kujdeset që këto të drejta të respektohen plotësisht, si gjatë mbikëqyrjes inspektuese, ashtu edhe gjatë komunikimit të mëtejshëm me pacienten dhe familjen e saj.

Ministria e Shëndetësisë siguron se rasti do të shqyrtohet në mënyrë të plotë, profesionale dhe deri në fund. Asnjë aspekt nuk do të lihet pa u shqyrtuar dhe, nëse konstatohen lëshime, do të ndërmerren masat përkatëse në përputhje me kompetencat dhe dispozitat ligjore në fuqi.E ftojmë opinionin të përmbahet derisa procedurat janë në vazhdim dhe apelojmë të mos nxirren përfundime të parakohshme, të mos përhapen spekulime apo të dhëna personale që mund ta shqetësojnë më tej pacienten dhe familjen e saj.

Ministria njëkohësisht u bën thirrje opinionit dhe mediave për korrektësi dhe për mbrojtjen e dinjitetit të punonjësve shëndetësorë të përfshirë në këtë rast. Përgjegjësia e tyre eventuale do të përcaktohet vetëm në bazë të rezultateve të mbikëqyrjes profesionale dhe jo përmes gjykimit publik përpara përfundimit të procedurave.

Pas përfundimit të mbikëqyrjeve dhe shqyrtimit të të gjitha konstatimeve, Ministria do ta informojë opinionin në kohë dhe në mënyrë transparente për faktet e përcaktuara dhe hapat e mëtejshëm”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

You Might Also Like

Zjarri pranë banesave, evakuohen familjet në fshatin Gojan i Madh në Pukë
KSHPK ka shqiptuar 94 gjoba për ish-kryetarë komunash, drejtorë dhe këshilltarë, për arsye të mosdeklarimit në kohë të pasurisë
Hidhet nga shkëmbi, plagoset rëndë shtetasi italian në Vlorë
MASh u bën thirrje prindërve të mos nxitojnë me blerjen e teksteve shkollore
Gashi: Shpëtimi për Kosovën është marrëveshja LVV-LDK

LEXO GJITHASHTU

Ramë Lahaj e “shpall” kandidaturën për President, por menjëherë tregon se po bën shaka – çfarë shkroi
Ramë Lahaj e “shpall” kandidaturën për President, por menjëherë tregon se po bën shaka – çfarë shkroi
Lajme
Ymeri pas vdekjes së punëtorit të KEK-ut: Milionat mbi varreza të punëtorëve
Ymeri pas vdekjes së punëtorit të KEK-ut: Milionat mbi varreza të punëtorëve
Lajme
Sindikata e Re e KEK: 4 punëtorë vdiqën gjatë këtij viti – pse reagime vetëm pas tragjedive?
Sindikata e Re e KEK: 4 punëtorë vdiqën gjatë këtij viti – pse reagime vetëm pas tragjedive?
Lajme
Zjarr i madh në fushat pranë Varrezave të Qytetit, Komuna thotë se disa shtëpi ishin në rrezik – kanë edhe një apel
Zjarr i madh në fushat pranë Varrezave të Qytetit, Komuna thotë se disa shtëpi ishin në rrezik – kanë edhe një apel
Lajme
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca njofton për lokalizimin e zjarrit pranë Varrezave të Qytetit në Prishtinë
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca njofton për lokalizimin e zjarrit pranë Varrezave të Qytetit në Prishtinë
Lajme

You Might Also Like

Rizvanolli kërkon hetim për vdekjen e punëtorit të KEK-ut
TOP Momenti

Rizvanolli kërkon hetim për vdekjen e punëtorit të KEK-ut

August 20, 2026
Mickoski: Të drejtat e bullgarëve në Maqedoni garantohen me kushtetutë, por e njejta nuk ndodh me maqedonasit në Bullgari
TOP Momenti

Mickoski: Të drejtat e bullgarëve në Maqedoni garantohen me kushtetutë, por e njejta nuk ndodh me maqedonasit në Bullgari

August 20, 2026
Përplasen dy mjete lundruese tek Rana e Hedhun, ndërron jetë një person
TOP Momenti

Përplasen dy mjete lundruese tek Rana e Hedhun, ndërron jetë një person

August 20, 2026
Policia, në koordinim të ngushtë me Prokurorinë, AKI-në dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Luftës, kreu operacionet në veri
TOP Momenti

Policia, në koordinim të ngushtë me Prokurorinë, AKI-në dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Luftës, kreu operacionet në veri

August 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?