By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: MPJ e Malit të Zi për Express: Nismat komunale kundër Kosovës zero efekt, vetëm na prishin imazhin, krijojnë tensione të panevojshme e mjegull  
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
MPJ e Malit të Zi për Express: Nismat komunale kundër Kosovës zero efekt, vetëm na prishin imazhin, krijojnë tensione të panevojshme e mjegull  
Lajme

MPJ e Malit të Zi për Express: Nismat komunale kundër Kosovës zero efekt, vetëm na prishin imazhin, krijojnë tensione të panevojshme e mjegull  

Momenti
Published: August 4, 2026

Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi që drejtohet nga Emrin Ibrahimovci në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express kanë thënë se vendimet e disa komunave malazeze për “çnjohjen” e pavarësisë së Republikës së Kosovës s’përfaqësojnë asgjë dhe s’kanë kurrfarë efekti.  

Besnik Velija

Your browser does not support the video tag.

“Sa i përket vendimeve të miratuara nga disa kuvende komunale lidhur me njohjen e Republikës së Kosovës, dëshirojmë të theksojmë se njësitë e vetëqeverisjes lokale nuk kanë as kompetencë kushtetuese dhe as ligjore në fushën e politikës së jashtme, e po ashtu nuk janë të autorizuara të miratojnë akte që prodhojnë çfarëdo efekti sipas së drejtës ndërkombëtare” kanë thënë në një përgjigje për Express.

Podgorica zyrtare ka sqaruar se politika e jashtme dhe aspektet që kanë të bëjnë me njohjen e shteteve dhe vendosjen e raporteve diplomatike është kompetencë ekskluzive e autoriteteve shtetërore të Malit të Zi, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Malit të Zi.

MPJ e Malit të Zi ka kërkuar nga bartës të funksioneve publike respektim të rendit kushtetues të Malit të Zi dhe që të njëjtit të sigurohen që nuk e prishin imazhin e vendit dhe që s’krijojnë tensione të panevojshme.

“Ministria e Punëve të Jashtme pret që të gjithë bartësit e funksioneve publike ta respektojnë rendin kushtetues, kompetencat e institucioneve shtetërore dhe kredibilitetin ndërkombëtar të Malit të Zi, si dhe të sigurojnë që veprimet e tyre të kontribuojnë në ruajtjen e reputacionit të vendit dhe avancimin e rrugës së tij evropiane, e jo në krijimin e tensioneve të panevojshme politike dhe konfuzionit institucional”, kanë shtuar tutje nga MPJ e Malit të Zi për Express.

Vendime te marra nga disa Komuna, MPJ e Malit të Zi thotë se mund vetëm të krijojnë perceptim të gabuar për atë se si funksionon shteti dhe të kenë ndikim negativ ne besueshmërinë e Malit të Zi në arenën ndërkombëtare.

“Për rrjedhojë, vendimet e miratuara nga kuvende të veçanta komunale nuk mund të ndikojnë në pozitën ndërkombëtare të Malit të Zi, të ndryshojnë detyrimet e tij ndërkombëtare apo të ndryshojnë politikën e jashtme të vendosur të shtetit. Vendime të tilla përbëjnë akte politike pa efekt juridik dhe mund të kontribuojnë vetëm në krijimin e një perceptimi të gabuar për funksionimin e institucioneve shtetërore dhe besueshmërinë e Malit të Zi në arenën ndërkombëtare”, thekson përgjigja.

Sa i përket raporteve në mes të Malit të Zi dhe Kosovës, nga Ministria e Punëve të Jashtme thonë se përgjatë viteve ka pasur raporte të mira dypalëshe dhe se Podgorica zyrtare do të përkrah Kosovën për pjesëmarrje e anëtarësim në organizata e nisma ndërkombëtare e rajonale.

“Gjatë viteve, falë një dialogu intensiv politik, Mali i Zi dhe Kosova kanë zhvilluar marrëdhënie shumë të mira dypalëshe, të bazuara në besim të ndërsjellë, marrëdhënie të mira fqinjësore dhe një perspektivë të përbashkët evropiane dhe euroatlantike. Dy vendet tona vazhdojnë të forcojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, në dobi të qytetarëve të tyre. Në këtë kontekst, Mali i Zi do të vazhdojë ta mbështesë pjesëmarrjen dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata dhe iniciativa ndërkombëtare e rajonale”, kanë thënë për Gazetën Express në një përgjigje me shkrim nga MPJ e Malit të Zi.

Nisma kundër pavarësisë së Kosovës është nisur në maj të vitit 2026 nga Komuna e Zetës dhe pasur nga Komuna e Plevljes./GazetaExpress/

The post MPJ e Malit të Zi për Express: Nismat komunale kundër Kosovës zero efekt, vetëm na prishin imazhin, krijojnë tensione të panevojshme e mjegull   appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Shitësi i dytë më i madh online në Rusi, shënjestër e sulmeve në Ukrainë
Izraeli paralajmëron për përgjigje ‘të fuqishme’ ndaj balonave të dërguara nga Gaza
Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me teshlicë, arrestohet në Fier autori i krimit makabër në Lushnje
Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet në Fier autori i krimit makabër në Lushnje
Sekretari i Thesarit i SHBA-së thotë se Irani përballet me ‘ofensivën më të madhe financiare ndonjëherë’

LEXO GJITHASHTU

KRU Gjakova apelon për kursim të ujit
KRU Gjakova apelon për kursim të ujit
TOP Momenti
Cucurella prezantohet te Real Madridi: Pas këtij transferimi qëndron shumë punë dhe sakrificë
Cucurella prezantohet te Real Madridi: Pas këtij transferimi qëndron shumë punë dhe sakrificë
TOP Momenti
Goditet një këmbësor në rrugën Prishtinë-Podujevë, i dyshuari largohet nga vendi i ngjarjes
Goditet një këmbësor në rrugën Prishtinë-Podujevë, i dyshuari largohet nga vendi i ngjarjes
TOP Momenti
Vetëaksidenti në Suharekë, Policia jep detaje
Vetëaksidenti në Suharekë, Policia jep detaje
TOP Momenti
Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë paralajmërojnë grevë nga 1 shtatori
Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë paralajmërojnë grevë nga 1 shtatori
TOP Momenti

You Might Also Like

“Murati ka shprehur dëshirën që të zhvarroset familja Jashari”, Arsim Gërxhaliu: Puthja e kafkës së Adem Jasharit ka qenë emocion i madh për mua
Lajme

“Murati ka shprehur dëshirën që të zhvarroset familja Jashari”, Arsim Gërxhaliu: Puthja e kafkës së Adem Jasharit ka qenë emocion i madh për mua

August 24, 2026
“E pata marrë dhëmbin e Adem Jasharit edhe gishtin e Isa Boletinit”, Gërxhaliu: U dogjën kur u dogj IML, kjo ishte trauma më e madhe për mua
Lajme

“E pata marrë dhëmbin e Adem Jasharit edhe gishtin e Isa Boletinit”, Gërxhaliu: U dogjën kur u dogj IML, kjo ishte trauma më e madhe për mua

August 24, 2026
Arrestohet një person me shtetësi kosovare dhe maqedone, kërkohej nga Interpol për vjedhje të rëndë
Lajme

Arrestohet një person me shtetësi kosovare dhe maqedone, kërkohej nga Interpol për vjedhje të rëndë

August 24, 2026
Policia e Kosovës arreston një person të kërkuar nga INTERPOL
Lajme

Policia e Kosovës arreston një person të kërkuar nga INTERPOL

August 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?