By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Mpirja e këmbëve mund të sinjalizojë mungesë të vitaminës B12
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Mpirja e këmbëve mund të sinjalizojë mungesë të vitaminës B12
TOP Momenti

Mpirja e këmbëve mund të sinjalizojë mungesë të vitaminës B12

Momenti
Published: July 26, 2026









Këmbët mund të japin shenja paralajmëruese për disa probleme shëndetësore, veçanërisht për çrregullime të nervave, që mund të lidhen me mungesa të lëndëve ushqyese, sipas kërkimeve shkencore.

Your browser does not support the video tag.


Një nga lidhjet më të studiuara është ajo mes mungesës së vitaminës B12 dhe dëmtimit të nervave periferike, të cilat kontrollojnë ndjeshmërinë dhe lëvizjen e këmbëve.


Një studim i publikuar në “Journal of the American Geriatrics Society” analizoi të dhënat e 2 287 të rriturve të moshës 72–83 vjeç, në kuadër të projektit amerikan “Studimi për Shëndetin, Plakjen dhe Përbërjen e Trupit”, i zhvilluar nga studiues të Universitetit të Pitsburgut dhe nga institucione të tjera kërkimore në SHBA.


Studiuesit zbuluan se personat me nivele të ulëta të vitaminës B12, kishin funksion më të dobët të nervave periferike, duke përfshirë ndryshime në ndjeshmëri dhe përçimin nervor.


Këto probleme mund të shfaqen me simptoma si: mpirje të këmbëve; ndjesi shpimi gjilpërash; dhimbje ose djegie në shputa si dhe vështirësi në ekuilibër.


Një tjetër kërkim afatgjatë, i kryer në kuadër të studimit “InCHIANTI”, në Itali, ndoqi 678 persona mbi moshën 60 vjeç dhe analizoi lidhjen mes niveleve të vitaminës B12 dhe ndryshimeve në funksionin nervor gjatë gjashtë viteve.


Rezultatet treguan se nivelet e ulëta të vitaminës B12, ishin të lidhura me përkeqësim të disa treguesve të funksionimit të nervave periferikë.


Përveç vitaminës B12, mungesa e hekurit mund të ndikojë në disa ndryshime, që shfaqen në thonj dhe lëkurë.


Hekuri është i domosdoshëm për transportin e oksigjenit në trup dhe mungesa e tij mund të shoqërohet me lodhje, dobësi, zbehje të lëkurës dhe ndryshime në thonj, megjithëse këto shenja nuk janë specifike vetëm për mungesën e hekurit.


Ekspertët theksojnë se shenja të tilla si thembrat e çara, thonjtë e dobët apo këmbët e ftohta, nuk mund të përdoren si diagnozë më vete, pasi mund të shkaktohen edhe nga faktorë të tjerë, si qarkullimi i dobët, diabeti, infeksionet, sëmundjet e lëkurës ose plakja.


Megjithatë, studiuesit nënvizojnë se njohja e shenjave të hershme, mund të ndihmojë në zbulimin më të shpejtë të problemeve ushqyese ose neurologjike.


Analizat e gjakut dhe vlerësimi mjekësor, mbeten mënyra më e saktë për të konfirmuar mungesat e lëndëve ushqyese.


Mesazhi kryesor i studimeve: Këmbët mund të pasqyrojnë disa probleme të brendshme të organizmit, por një simptomë e vetme nuk tregon domosdoshmërisht, një mungesë specifike. 


Një dietë e ekuilibruar dhe kontrollet periodike janë mënyra më e mirë për parandalim. /atsh


source

You Might Also Like

Haradinaj: Kurti po kërkon “viktimë” për krizën politike, Aleanca do të protestojë
Pas dy vrasjeve, shoqëria civile kërkon që femicidi të trajtohet si urgjencë
Franca lehtëson rregullat e prodhimit të djathit pas thatësirës së zgjatur
Burgu i Dubravës: I akuzuari për dhunim, përfundon i dhunuar
Nga Zvërneci te kërkesat politike, protestuesit vijojnë ditën e 89-të të tubimit

LEXO GJITHASHTU

Përpjekjet për president konsensual, Mustafa pesimist për marrëveshje
Përpjekjet për president konsensual, Mustafa pesimist për marrëveshje
TOP Momenti
“Këndi i Debatit”- 27.08.2026
“Këndi i Debatit”- 27.08.2026
TOP Momenti
Mungesa e vitaminës D në shtatzëni mund të ndikojë te foshnja
Mungesa e vitaminës D në shtatzëni mund të ndikojë te foshnja
TOP Momenti
Vdes 12-vjeçari në Lezhë pas goditjes nga vetura
Vdes 12-vjeçari në Lezhë pas goditjes nga vetura
TOP Momenti
Arrat mund të ulin rrezikun e tensionit të lartë, ja çfarë zbuloi studimi
Arrat mund të ulin rrezikun e tensionit të lartë, ja çfarë zbuloi studimi
TOP Momenti

You Might Also Like

Vdes i dyshuari për vrasjen e bashkëshortes në Malishevë
TOP Momenti

Vdes i dyshuari për vrasjen e bashkëshortes në Malishevë

August 28, 2026
OKB: Rrjetet sociale duhet të bëhen më të sigurta për fëmijët
TOP Momenti

OKB: Rrjetet sociale duhet të bëhen më të sigurta për fëmijët

August 28, 2026
Ligjvënësit amerikanë mesazh Vuçiqit:Lufto korrupsionin ose do të përballesh me sanksione
TOP Momenti

Ligjvënësit amerikanë mesazh Vuçiqit:Lufto korrupsionin ose do të përballesh me sanksione

August 28, 2026
Shkodra thotë se është pritshme të ketë reagim qytetarë nëse nuk ka marrëveshje për presidentin
TOP Momenti

Shkodra thotë se është pritshme të ketë reagim qytetarë nëse nuk ka marrëveshje për presidentin

August 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?