By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: MPB me sqarim për të shtënat në Haraçinë: Policia shtiu në ajër në shenjë paralajmëruese
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
MPB me sqarim për të shtënat në Haraçinë: Policia shtiu në ajër në shenjë paralajmëruese
TOP Momenti

MPB me sqarim për të shtënat në Haraçinë: Policia shtiu në ajër në shenjë paralajmëruese

Momenti
Published: May 25, 2026

Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë dalë me sqarim rreth ngjarjeve të djeshme në Haraçinë të Shkupit. Sipas MPB-së, policia gjatë ditës së djeshme ka shtënë me armë në formë paralajmëruese, siç thonë gjatë ndjekjes së një personi të dyshuar për kontrabandë me dru.

“Më 24.05.2026 rreth orës 12:00, në hyrje të fshatit Haraçinë, në rajonin e Shkupit, zyrtarët policorë i kanë dhënë shenjë për ndalim një kamioni të ngarkuar me dru, por shoferi nuk është ndalur dhe ka vazhduar lëvizjen. Më pas, shoferi e ka drejtuar kamionin drejt policëve dhe automjetit zyrtar, pas së cilës policët kanë shtënë plumba paralajmërues në ajër. Shoferi i ka shkarkuar drutë në rrugë dhe është larguar me automjetin në drejtim të panjohur. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa drutë i janë dorëzuar Policisë Pyjore. Po ndërmerren masa për gjetjen e shoferit dhe automjetit”, thonë nga MPB.

Your browser does not support the video tag.

Në lidhje me rastin ka reaguar edhe kryetar i komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, i cili thotë se çdo aksion nga policia duhet të zhvillohet me profesionalizëm dhe kujdes maksimal ndaj sigurisë së qytetarëve.

“Menjëherë pas rastit të ndodhur në Haraçinë, dola në vendin e ngjarjes për ta parë nga afër situatën dhe për të biseduar me qytetarët. Fatmirësisht nuk pati të lënduar, por shqetësimi tek banorët ishte i madh, pasi ngjarja ndodhi në një zonë të banuar me familje. Si kryetar komune, jam për zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e rendit, por çdo aksion duhet të zhvillohet me profesionalizëm dhe kujdes maksimal ndaj sigurisë së qytetarëve. Kërkoj nga institucionet kompetente që rasti të shqyrtohet me seriozitet, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten dhe qytetarët të ndihen të sigurt në vendin e tyre”, shkroi Beqiri.

Your browser does not support the video tag.

Ndryshe, në rrjetet sociale kishte reagime të shumta për shkak të pranisë së madhe të forcave policore për rastin në fjalë, si dhe për të shtënat me armë./TV21/

You Might Also Like

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, policia rrethon zonën
Basha inspekton rehabilitimin e rrugës së dëmtuar në Slivovë të Ferizajt
Abdixhiku: Kushdo që kërkon zgjedhje të reja është i çmendur, nuk ia do të mirën Kosovës
Serbia blen media të huaja për të shtrirë propagandën në Evropë
Mickoski: Fatkeqësisht ende nuk kemi sundim të ligjit, pres zbardhjen e të gjitha aferave

You Might Also Like

Vitia takon ambasadorin belg, diskutohet bashkëpunimi në sektorin e shëndetësisë
TOP Momenti

Vitia takon ambasadorin belg, diskutohet bashkëpunimi në sektorin e shëndetësisë

June 25, 2026
Protesta e 26-të në Tiranë, qytetarët kërkojnë dorëheqje e Edi Ramës
TOP Momenti

Protesta e 26-të në Tiranë, qytetarët kërkojnë dorëheqje e Edi Ramës

June 25, 2026
Vazhdojnë replikat, Rama: Ditën që Dejona Mihali i del në mbrojtje të LDK-së, LDK-ja duhet me e këqyrë veten seriozisht në pasqyrë
TOP Momenti

Vazhdojnë replikat, Rama: Ditën që Dejona Mihali i del në mbrojtje të LDK-së, LDK-ja duhet me e këqyrë veten seriozisht në pasqyrë

June 25, 2026
Filipçe: Sjellja e Mickoskit është e papranueshme, po përdor fjalor autoritar
TOP Momenti

Filipçe: Sjellja e Mickoskit është e papranueshme, po përdor fjalor autoritar

June 25, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?