By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Moti gjatë javës së ardhshme
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Moti gjatë javës së ardhshme
TOP Momenti

Moti gjatë javës së ardhshme

Momenti
Published: June 14, 2026

Gjatë javës së ardhshme, mbi vendin tonë do të dominojnë fusha me presion relativisht të lartë atmosferik, të cilat do të favorizojnë mot kryesisht të qëndrueshëm.

Megjithatë, depërtimi i herëpashershëm i masave më të lagështa ajrore, veçanërisht në orët e pasdites, do të krijojë kushte për zhvillim të vranësirave konvektive dhe reshje lokale shiu të shoqëruara me shkarkesa rrufesh të martën.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të mbeten afër vlerave mesatare shumëvjeçare për këtë periudhë të vitit.

Your browser does not support the video tag.

Të hënën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare. Kushtet atmosferike do të jenë stabile dhe pa reshje. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 12°C, ndërsa ato maksimale prej 25 deri në 29°C.

Ditën e martë parashihet mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Gjatë pjesës së dytë të ditës pritet shtim i vranësirave, të cilat vende-vende do të krijojnë kushte për reshje lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh. Temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 13°C dhe ato maksimale prej 25 deri në 27°C.

Të mërkurën moti do të mbajë me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 13°C dhe ato maksimale prej 25 deri në 29°C.

Ditën e enjte parashihet mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Kushtet atmosferike do të jenë më të qëndrueshme, me probabilitet të ulët për reshje. Temperaturat minimale 11 deri në 14°C, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 26 deri në 29°C.

Të premten do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 14°C, ndërsa temperaturat maksimale prej 27 deri në 30°C.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës kushtet agrometeorologjike gjatë kësaj periudhe vlerësohen përgjithësisht të favorshme për shumicën e kulturave bujqësore.

Temperaturat e moderuara dhe lagështia e mjaftueshme në shtresat sipërfaqësore të tokës do të mbështesin zhvillimin vegjetativ të kulturave pranverore dhe verore. Reshjet lokale të parashikuara gjatë javës do të kontribuojnë në ruajtjen e rezervave të lagështisë në tokë, duke zvogëluar nevojën për ujitje shtesë në shumë zona.

Fermerëve u rekomandohet të monitorojnë zhvillimin e sëmundjeve kërpudhore në kulturat e ndjeshme, veçanërisht pas reshjeve lokale dhe rritjes së lagështisë relative të ajrit.

Qarkullimi i vazhdueshëm i masave ajrore dhe shpejtësitë e lehta deri mesatare të erës do të favorizojnë shpërndarjen e ndotësve atmosferikë. Për pasojë, cilësia e ajrit pritet të jetë kryesisht e mirë deri mesatare në pjesën më të madhe të territorit të Kosovës.

Indeksi UV do të jetë i lartë gjatë pjesës më të madhe të javës, sidomos ndërmjet orës 10:00 dhe 16:00, andaj rekomandohet kufizimi i ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell, përdorimi i mjeteve mbrojtëse dhe konsumimi i sasive të mjaftueshme të ujit.

Kushtet biometeorologjike do të jenë kryesisht të favorshme për shumicën e popullatës, ndërsa personat me ndjeshmëri ndaj ndryshimeve atmosferike mund të ndjejnë shqetësime të lehta gjatë ditëve me zhvillim të proceseve konvektive dhe ndryshime të përkohshme të presionit atmosferik.

source

You Might Also Like

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas sulmit në Banjskë!”, Ramadani i kërkon Kurtit të marr masa
Tre raste me armë në Drenas, Podujevë dhe Prishtinë – arrestohet një person
Tragjedia në Malishevë,  gruaja ishte shtatzënë – burri në gjendje të rëndë
Sot nis gjykimi ndaj ish-zv.kryeministrit Artan Grubi
Kanosin zyrtarët policorë në Fushë Kosovë, arrestohen tre persona

LEXO GJITHASHTU

Raportohet se i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë në Malishevë është burri i saj, del edhe fotografia e viktimës
Raportohet se i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë në Malishevë është burri i saj, del edhe fotografia e viktimës
Lajme
Raportohet se i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë është burri i saj, del edhe fotografia e viktimës
Raportohet se i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë është burri i saj, del edhe fotografia e viktimës
Lajme
Pas vdekjes së punëtorëve, Sindikata e KEK-ut paralajmëron protestë të mërkurën
Pas vdekjes së punëtorëve, Sindikata e KEK-ut paralajmëron protestë të mërkurën
Lajme
BBC sjell dëshmi tronditëse për jetën e grave në Afganistan, çfarë ndodhi kur një 18-vjeçare kërkoi divorc para një guvernatori taleban
BBC sjell dëshmi tronditëse për jetën e grave në Afganistan, çfarë ndodhi kur një 18-vjeçare kërkoi divorc para një guvernatori taleban
Lajme
Numër i madh i armëve paleje në duart e kosovarëve, disa prej tyre u gjetën veç pas të shtënave
Numër i madh i armëve paleje në duart e kosovarëve, disa prej tyre u gjetën veç pas të shtënave
Lajme

You Might Also Like

Miqtë të presin në shkollë. Gjithçka tjetër të pret në JUMBO
TOP Momenti

Miqtë të presin në shkollë. Gjithçka tjetër të pret në JUMBO

August 24, 2026
Zjarri del jashtë kontrollit në Gojan të Pukës, flakët afrohen ngjitur me fshatin
TOP Momenti

Zjarri del jashtë kontrollit në Gojan të Pukës, flakët afrohen ngjitur me fshatin

August 24, 2026
QMK: Janë regjistruar 33 zjarre, katër janë ende aktiv
TOP Momenti

QMK: Janë regjistruar 33 zjarre, katër janë ende aktiv

August 24, 2026
PDK sërish para Qeverisë, Deliu: Kosova vazhdon të mbahet pa institucione funksionale
TOP Momenti

PDK sërish para Qeverisë, Deliu: Kosova vazhdon të mbahet pa institucione funksionale

August 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?