E hëna pritet të sjellë kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme në të gjithë vendin, me mot kryesisht të kthjellët gjatë pjesës më të madhe të ditës.
Në zonat malore të lindjes dhe juglindjes priten vranësira të pakta dhe kalimtare gjatë mesditës dhe pasdites. Ndërkohë, në relievet malore në jug mund të ketë reshje të shkurtra dhe të dobëta shiu.
Pas orëve të pasdites, moti pritet të rikthehet kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin.
Në orët e para të mëngjesit mund të ketë mjegull lokale ose mjegullinë, kryesisht në zonat malore dhe luginore.
Era do të fryjë nga verilindja deri në veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, shpejtësia e erës mund të arrijë deri në 14 m/s.
Në det pritet valëzim i forcës 1 deri në 3 ballë. /Telegrafi/

