Një moment i rrezikshëm gjatë një udhëtimi me motor në Shqipëri është publikuar nga faqja Adventurous Vlog, duke rikthyer edhe një herë vëmendjen te kujdesi dhe përgjegjësia në komunikacion.
Në pamjet e publikuara shihet se si një automjet kalon në korsinë e kundërt, duke iu afruar në mënyrë të rrezikshme motoristit dhe për pak sa nuk shkakton një përplasje ballore.
Sipas përshkrimit të motoristit, ai ishte duke lëvizur me kujdes dhe me vëmendje të shtuar, por një manovër e gabuar nga drejtuesi i automjetit e vuri në rrezik serioz jetën e tij.
Ky rast tregon edhe një herë se në rrugë nuk mjafton të jesh vetë i kujdesshëm. Një gabim apo pakujdesi nga një drejtues tjetër mund të mjaftojë për të shkaktuar një tragjedi. /Telegrafi/

