By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Mister në Amboseli, gjenden dhjetëra elefantë të ngordhur
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Mister në Amboseli, gjenden dhjetëra elefantë të ngordhur
Lajme

Mister në Amboseli, gjenden dhjetëra elefantë të ngordhur

Momenti
Published: July 29, 2026

Një hetim urgjent është duke u zhvilluar në Kenia pas ngordhjes së 14 elefantëve në mënyrë misterioze në rajonin jugor të vendit, pranë Parkut Kombëtar Amboseli.

Shërbimi i Jetës së Egër të Kenias (KWS) bëri të ditur për BBC se ekspertët po analizojnë trupat e kafshëve, ndërsa mostrat e indeve janë dërguar në laboratorë për të përcaktuar nëse vdekjet kanë ardhur si pasojë e ndonjë sëmundjeje, helmimi apo faktorësh të tjerë.

Your browser does not support the video tag.

Parku dhe zonat përreth tij përbëjnë ekosistemin Amboseli, një territor i gjerë që shtrihet deri në kufirin me Tanzaninë dhe është i njohur në mbarë botën për pasurinë e tij të faunës së egër.

Sipas zyrtarëve, kjo është hera e parë në dekada që në këtë zonë regjistrohet një numër kaq i lartë vdekjesh të elefantëve, ndërsa autoritetet kanë arritur të reduktojnë ndjeshëm gjuetinë e paligjshme.

KWS theksoi se deri tani nuk ka prova që të tregojnë një shkak të vetëm të ngordhjes së kafshëve. Elefantët e prekur i përkasin moshave dhe gjinive të ndryshme, çka sugjeron se nuk bëhet fjalë për një incident që prek vetëm një grup familjar apo një kategori të caktuar të popullsisë.

Kreu i komunikimit të agjencisë, Duncan Wanyama, deklaroi për mediat lokale se trupat e elefantëve janë gjetur në zona të ndryshme rreth Parkut Kombëtar Amboseli, në distanca nga 15 deri në 30 kilometra nga kufijtë e tij.

Sipas të dhënave të organizatës “Amboseli Trust for Elephants”, e cila monitoron lëvizjet e kafshëve, më shumë se 2 mijë elefantë jetonin në ekosistemin e Amboselit gjatë vitit 2025.

The post Mister në Amboseli, gjenden dhjetëra elefantë të ngordhur appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Gjykata ua cakton nga një muaj paraburgim dy të dyshuarve për krime lufte kundër civilëve
Wilson: Serbisë nuk i duhet leja e Trumpit për të hequr qafe aksionet ruse në NIS
Detajet e reja nga tragjedia në Shkodër, trupat u gjetën nën rrënojat e shtëpisë së djegur, familja sapo ishte kthyer nga Gjermania
Deklaratat e Manastirit të Deçanit dhe shqetësimet e ndërkombëtarëve, reagon Ramosaj: Mirëmbajtje e rrugës, aktiviteti ka përfunduar
BE i reagon Vuçiqit pas deklaratave për Kosovën

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Ngjarje tragjike në Shkodër, dyshohet se nëna 24-vjeçare vdiq bashkë me dy fëmijët e vegjël pasi zjarri kaploi shtëpinë
Lajme

Ngjarje tragjike në Shkodër, dyshohet se nëna 24-vjeçare vdiq bashkë me dy fëmijët e vegjël pasi zjarri kaploi shtëpinë

July 29, 2026
Përplasja Krasniqi-Rama, Abazi pyet Kurtin: Kush ka qenë vrasës i nënës shtatzënë në oborrin e QKUK
Lajme

Përplasja Krasniqi-Rama, Abazi pyet Kurtin: Kush ka qenë vrasës i nënës shtatzënë në oborrin e QKUK

July 29, 2026
Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar temë e diskutimit mes kryeprokurorit dhe ambasadorit gjerman
Lajme

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar temë e diskutimit mes kryeprokurorit dhe ambasadorit gjerman

July 29, 2026
Hulumtimi i NDI, përqindje e lartë e qytetarëve të shqetësuar me rritjen e çmimeve të produkteve, rrymës dhe korrupsionin
Lajme

Hulumtimi i NDI, përqindje e lartë e qytetarëve të shqetësuar me rritjen e çmimeve të produkteve, rrymës dhe korrupsionin

July 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?