By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Ministrit britanik i Shëndetësisë dhe dorëheqjen, reagon Starmer: Më vjen keq që ai po largohet nga qeveria
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Ministrit britanik i Shëndetësisë dhe dorëheqjen, reagon Starmer: Më vjen keq që ai po largohet nga qeveria
Lajme

Ministrit britanik i Shëndetësisë dhe dorëheqjen, reagon Starmer: Më vjen keq që ai po largohet nga qeveria

Momenti
Published: May 14, 2026

Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka deklaruar se “i vjen sinqerisht keq” për dorëheqjen e Wes Streeting nga posti i ministrit të Shëndetësisë, në një zhvillim që po trondit Partinë Laburiste pas humbjeve të fundit në zgjedhjet lokale.

Dorëheqja e Streeting u bë publike pasditen e së enjtes dhe, sipas mediave britanike, interpretohet si një lëvizje presioni ndaj Starmer për t’u larguar nga posti i kryeministrit dhe nga drejtimi i laburistëve.

Your browser does not support the video tag.

Në letrën e tij të përgjigjes, Starmer shprehet se është “thellësisht i zhgënjyer” nga largimi i Streeting, ndërsa e falënderon për bashkëpunimin shumëvjeçar dhe kontributin në rikthimin e Partisë Laburiste në pushtet.

“Kemi punuar së bashku për shumë vite dhe dua t’ju falënderoj për gjithë punën tuaj të palodhur, si për rikthimin tonë në qeveri, ashtu edhe për arritjet tuaja si ministër i Shëndetësisë”, shkruan Starmer.

Kryeministri britanik vlerësoi veçanërisht punën e ish-ministrit në Sistemin Kombëtar Shëndetësor britanik (NHS), duke theksuar se ai ndihmoi në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe në adresimin e problemeve kryesore të sistemit.

Starmer u ndal edhe te rezultatet e dobëta të zgjedhjeve lokale për laburistët, ku partia humbi rreth 1.500 vende, si dhe kontrollin e Senedd në Uells dhe dhjetëra këshillave lokale në Angli.

“Rezultatet e zgjedhjeve lokale të javës së kaluar ishin jashtëzakonisht të vështira”, deklaroi ai, duke shtuar se shumë anëtarë të partisë panë aleatët e tyre politikë të humbnin mandatet.

Më tej, Starmer paralajmëroi se kundërshtarët politikë të laburistëve përbëjnë “një kërcënim real” për vlerat e partisë dhe për vendin.

“Të gjithë në parti e dimë shumë mirë se kundërshtarët tanë janë më të rrezikshëm se kurrë. Ata përbëjnë një kërcënim real për vlerat që mbrojmë, për komunitetet që përfaqësojmë dhe për vendin që duam”, u shpreh ai.

Në fund të letrës, Starmer theksoi se të gjithë drejtuesit e Partisë Laburiste kanë detyrimin të përballen me atë që ai e quajti “betejë për shpirtin e kombit”, ndërsa shtoi se shpreson të vazhdojë bashkëpunimin me Streeting brenda partisë. /Panorama

The post Ministrit britanik i Shëndetësisë dhe dorëheqjen, reagon Starmer: Më vjen keq që ai po largohet nga qeveria appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Lirohen katër të dyshuarit për krim të organizuar me narkotikë – Prokuroria s’e respektoi afatin për parashtrimin e kërkesës për vazhdimin e paraburgimit
Prodhuesit vendorë para Qeverisë: Kurti ta ndalë bllokadën, kriza institucionale po na çon drejt falimentimit
Aksidenti tragjik me dy të vdekur, Peci: Ditë e rëndë për Mitrovicën, ngushëllime familjeve
Dy të rinj humbin jetën në aksidentin në Smrekovnicë
Haxhiu takon Hargreaves, flasin për ‘‘nevojën e dialogut politik’’ për dalje nga ngërçi institucional

LEXO GJITHASHTU

Aksidenti tragjik në Shqipëri, çifti që humbi jetën ishte martuar pak ditë më parë
Aksidenti tragjik në Shqipëri, çifti që humbi jetën ishte martuar pak ditë më parë
Lajme
Një i vdekur dhe dy të lënduar në aksidentin mes tri veturave në Pejë
Një i vdekur dhe dy të lënduar në aksidentin mes tri veturave në Pejë
Lajme
QMK: 37 zjarre në ambiente të hapura në 24 orët e fundit, tre janë aktive
QMK: 37 zjarre në ambiente të hapura në 24 orët e fundit, tre janë aktive
TOP Momenti
“Kalifornia, territori i ri i Republikës Islamike të Iranit”, diplomatët iranianë me ironi i përgjigjen Trumpit pas deklaratës për Hormuzin
“Kalifornia, territori i ri i Republikës Islamike të Iranit”, diplomatët iranianë me ironi i përgjigjen Trumpit pas deklaratës për Hormuzin
Lajme
Evropa përballet me mungesë të madhe punëtorësh: Këto janë profesionet më të kërkuara
Evropa përballet me mungesë të madhe punëtorësh: Këto janë profesionet më të kërkuara
Lajme

You Might Also Like

Arrestohet një person në Skenderaj pas sulmit ndaj zyrtarit policor
Lajme

Arrestohet një person në Skenderaj pas sulmit ndaj zyrtarit policor

August 19, 2026
Rama nga Taranto: Do t’i prezantojmë të arriturat e deritanishme në përgatitjet për Prishtina 2030, Lojërave Mesdhetare arritja më e madhe për Kosovën
Lajme

Rama nga Taranto: Do t’i prezantojmë të arriturat e deritanishme në përgatitjet për Prishtina 2030, Lojërave Mesdhetare arritja më e madhe për Kosovën

August 19, 2026
Gazetari gjerman kritikon Vuçiqin: Propaganda serbe fajëson Brukselin për dështimin e Serbisë drejt BE-së
Lajme

Gazetari gjerman kritikon Vuçiqin: Propaganda serbe fajëson Brukselin për dështimin e Serbisë drejt BE-së

August 19, 2026
CNN: Irani ka humbur një pjesë të konsiderueshme të kontrollit mbi Ngushticën e Hormuzit
Lajme

CNN: Irani ka humbur një pjesë të konsiderueshme të kontrollit mbi Ngushticën e Hormuzit

August 19, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?