By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Ministria e Jashtme e Shqipërisë: Disa protestues me maska përdhosin flamurin e Izraelit në Tiranë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Ministria e Jashtme e Shqipërisë: Disa protestues me maska përdhosin flamurin e Izraelit në Tiranë
TOP Momenti

Ministria e Jashtme e Shqipërisë: Disa protestues me maska përdhosin flamurin e Izraelit në Tiranë

Momenti
Published: June 21, 2026

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë ka reaguar për mediat, duke bërë me dije se disa persona të maskuar kanë hequr dhe kanë përdhosur flamurin e Ambasadës së Izraelit në Tiranë gjatë protestës së mbrëmshme.

Në reagim, Ministria dënon me forcë aktin, duke theksuar se veprime të tilla nuk kanë asnjë lidhje me lirinë e shprehjes apo të drejtën për protestë paqësore, por përbëjnë shfaqje të urrejtjes dhe intolerancës.

Your browser does not support the video tag.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë dënon me forcë heqjen dhe përdhosjen e flamurit të Ambasadës së Shtetit të Izraelit në Tiranë nga protestues të maskuar gjatë protestës së mbrëmshme”, thuhet në njoftim.

Sipas MEPJ, këto veprime janë të papajtueshme me vlerat demokratike dhe standardet evropiane, si dhe me parimet e respektit dhe bashkëjetesës që karakterizojnë shoqërinë shqiptare.

“Veprime të tilla janë shfaqje të urrejtjes dhe nxitjes së saj, dhe janë krejtësisht të papajtueshme me parimet e respektit dhe bashkëjetesës që Shqipëria i ka në themel”, thuhet në reagim.

Ministria thekson gjithashtu se Shqipëria mbetet e angazhuar për mbrojtjen e misioneve diplomatike dhe simboleve të tyre, në përputhje me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.

Në reagim shprehet edhe solidariteti me Ambasadën e Shtetit të Izraelit, ndërsa theksohet se dhuna, intimidimi dhe gjuha e urrejtjes nuk do të kenë vend në një shoqëri demokratike.

You Might Also Like

Pesë shqiptarë riatdhesohen nga Siria
Shqiptuan tiketë për kundërvajtje, sulmohen dy policë në Prishtinë
PDK-ja dorëzon kallëzim penal ndaj Kurtit dhe anëtarëve të Qeverisë në detyrë
80 vjeçarja dyshohet se u vra nga bashkëshorti në Prizren, i dyshuari ndalohet për 48 orë
Pas një mosmarrëveshjeje, kanosje dhe ekspozim arme në Podujevë – konfiskohet pistoleta me 36 fishekë

LEXO GJITHASHTU

Hamza pret në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohje e veçantë, Franca ka qenë përherë shtet mik i Kosovës
Hamza pret në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohje e veçantë, Franca ka qenë përherë shtet mik i Kosovës
Lajme
Latifi: Ka vetëm një mënyrë për të pasur sukses kundër Serbisë – t’i ndalojmë rrymat vahabiste e salafiste
Latifi: Ka vetëm një mënyrë për të pasur sukses kundër Serbisë – t’i ndalojmë rrymat vahabiste e salafiste
Lajme
Netanyahu për Iranin: Dyshoj se mund të ketë një marrëveshje me këta të egër
Netanyahu për Iranin: Dyshoj se mund të ketë një marrëveshje me këta të egër
Lajme
Sa mund të dënohet Fatmir Sheholli për spiunazh dhe shantazh?
Sa mund të dënohet Fatmir Sheholli për spiunazh dhe shantazh?
Lajme
Kthesa e madhe e Hungarisë: Rusia përbën kërcënim për Evropën dhe rendin botëror
Kthesa e madhe e Hungarisë: Rusia përbën kërcënim për Evropën dhe rendin botëror
Lajme

You Might Also Like

Siguria e nxënësve në shkolla, të dhëna shqetësuese nga raporti i ZKA-së: Nuk ka plane veprimi, reagohet kryesisht pas incidenteve
TOP Momenti

Siguria e nxënësve në shkolla, të dhëna shqetësuese nga raporti i ZKA-së: Nuk ka plane veprimi, reagohet kryesisht pas incidenteve

August 26, 2026
Konjufca për Salin: Po të ishte verifikuar, nuk do të hynte në zyrën e Kurtit
TOP Momenti

Konjufca për Salin: Po të ishte verifikuar, nuk do të hynte në zyrën e Kurtit

August 26, 2026
Hiqet nga Lista e Zezë e SHBA-së shqiptari nga Maqedonia e Veriut i njohur si Abu Qatada al-Albani
TOP Momenti

Hiqet nga Lista e Zezë e SHBA-së shqiptari nga Maqedonia e Veriut i njohur si Abu Qatada al-Albani

August 26, 2026
Arrestohen tre persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të rënda në rajonin e Gjilanit dhe rajonet e tjera
TOP Momenti

Arrestohen tre persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të rënda në rajonin e Gjilanit dhe rajonet e tjera

August 26, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?