By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Milatoviq i drejtohet Serbisë në OKB: Pajtimi nuk ndërtohet duke lavdëruar kriminelët e luftës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Milatoviq i drejtohet Serbisë në OKB: Pajtimi nuk ndërtohet duke lavdëruar kriminelët e luftës
Lajme

Milatoviq i drejtohet Serbisë në OKB: Pajtimi nuk ndërtohet duke lavdëruar kriminelët e luftës

Momenti
Published: September 25, 2026

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, në fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, iu referua edhe Serbisë dhe glorifikimit të kriminelëve të luftës në Ballkanin Perëndimor, pas organizimit të ceremonisë së varrimit për kriminelin e dënuar të luftës, Ratko Mlladiq.

Milatoviq tha se pajtimi i qëndrueshëm në rajon nuk mund të ndërtohet mbi mohimin, drejtësinë selektive apo lavdërimin e personave të dënuar për krime lufte.

“Pajtimi i qëndrueshëm nuk mund të bazohet në mohimin, qasjen selektive ndaj drejtësisë apo glorifikimin e të dënuarve për krime lufte. Ai kërkon respektimin e vendimeve të gjykatave ndërkombëtare dhe dinjitet të barabartë për çdo viktimë, pavarësisht identitetit apo prejardhjes së saj”, tha presidenti malazez.

Duke folur para liderëve botërorë, Milatoviq theksoi se bota, tetë dekada pas themelimit të OKB-së, vazhdon të përballet me luftëra dhe konflikte.

Ai foli edhe për integrimin evropian të Malit të Zi, duke thënë se Bashkimi Evropian për vendin e tij nuk është vetëm një destinacion, por edhe një rrugë e bazuar në vlera të përbashkëta.

Milatoviq përsëriti synimin që Mali i Zi të bëhet anëtar i BE-së deri në vitin 2028, ndërsa tha se të ardhmen e të gjithë Ballkanit Perëndimor e sheh në kuadër të familjes evropiane.

“Brezi ynë ka përgjegjësinë ta përfundojë rrugën evropiane të Malit të Zi deri në vitin 2028 dhe të tregojë se Ballkani mund t’i lërë pas ndarjet e vjetra, ndërsa brezave që vijnë t’u lërë më shumë mundësi sesa kishim ne”, deklaroi ai.

Në pjesën e fjalimit kushtuar Lindjes së Mesme, presidenti malazez tha se përgjegjësia e komunitetit ndërkombëtar në Gaza fillon me mbrojtjen e jetëve njerëzore dhe sigurimin e dërgimit të papenguar të ndihmës humanitare.

Ai theksoi se izraelitët meritojnë siguri të qëndrueshme, ndërsa palestinezët kanë të drejtë për dinjitet, liri dhe një shtet të qëndrueshëm.

“Mali i Zi mbështet zgjidhjen me dy shtete, në të cilën Izraeli dhe Palestina e pavarur dhe e qëndrueshme do të jetonin krah për krah në paqe dhe siguri, me njohje të ndërsjellë”, tha Milatoviq.

Ai shtoi se çarmatimi i Hamasit mbetet një element i rëndësishëm i një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe se i gjithë procesi duhet të bazohet në respektimin e të drejtës ndërkombëtare humanitare.

Në fund, Milatoviq paralajmëroi se ndaj dinjitetit njerëzor dhe zbatimit të së drejtës ndërkombëtare nuk mund të aplikohen standarde të dyfishta, pavarësisht rrënjëve historike të konflikteve.

The post Milatoviq i drejtohet Serbisë në OKB: Pajtimi nuk ndërtohet duke lavdëruar kriminelët e luftës appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Mëngjese të ftohta e temperatura maksimale deri në 23 gradë gjatë ditës, moti gjatë javës sipas IHK’së
Nata e 12-të e protestës kundër vendimit në Hagë, këta janë personat që do të flasin
Me pamje të civilëve para ekzekutimit, Zakaria i CNN i thotë Vuçiqit se kur Perëndimi mendon për Serbinë, i kujtohen luftërat
Kongresmeni republikan i kërkon Partisë Popullore Evropiane të ndërpresë lidhjet me partinë e Vuçiçit
Papa Leoni kundër eutanazisë: Është e pamundur që shkaktimi i vdekjes të konsiderohet normal

LEXO GJITHASHTU

Ahmeti: Në emër të popullit shqiptarë nuk mund të dënohen çlirimtarët
Ahmeti: Në emër të popullit shqiptarë nuk mund të dënohen çlirimtarët
TOP Momenti
Aksident me motor në Cërrik, humb jetën 21-vjeçari
Aksident me motor në Cërrik, humb jetën 21-vjeçari
TOP Momenti
Vigenin: Mickoski po bën tradhëti ndaj vendit duke i bllokuar ndryshimet kushtetuese, të respektohet marrëveshja e vitit 2022
Vigenin: Mickoski po bën tradhëti ndaj vendit duke i bllokuar ndryshimet kushtetuese, të respektohet marrëveshja e vitit 2022
TOP Momenti
Detaje të reja nga tragjedia në familjen shqiptare që humbi katër anëtarë gjatë pushimeve në Greqi
Detaje të reja nga tragjedia në familjen shqiptare që humbi katër anëtarë gjatë pushimeve në Greqi
TOP Momenti
Duhet t’i përfshini këto tre lloje frutash në dietën tuaj këtë vjeshtë
Duhet t’i përfshini këto tre lloje frutash në dietën tuaj këtë vjeshtë
TOP Momenti

You Might Also Like

Zakaria i CNN e ballafaqon me varrimin e Mlladiqit, Vuçiq e mohon se ishte shtetëror: Djali im shkoi privatisht, unë jam demokrat
Lajme

Zakaria i CNN e ballafaqon me varrimin e Mlladiqit, Vuçiq e mohon se ishte shtetëror: Djali im shkoi privatisht, unë jam demokrat

September 27, 2026
Vazhdon indinjata e shqiptarëve nëpër botë, protesta nga Shkupi në Australi
Lajme

Vazhdon indinjata e shqiptarëve nëpër botë, protesta nga Shkupi në Australi

September 27, 2026
Shqiptarët protestojnë në Shkup kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së, Ahmeti: Akuza të Beogradit e Moskës
Lajme

Shqiptarët protestojnë në Shkup kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së, Ahmeti: Akuza të Beogradit e Moskës

September 27, 2026
Shqiptarët protestojnë në Shkup kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së, Ahmeti: Akuza të ndërtuara nga Beogradi e Moska
Lajme

Shqiptarët protestojnë në Shkup kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së, Ahmeti: Akuza të ndërtuara nga Beogradi e Moska

September 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?