By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Menaxheri i lartë rus në Telegram, vetëm një hap marrjes së shtetësisë së Bosnjës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Menaxheri i lartë rus në Telegram, vetëm një hap marrjes së shtetësisë së Bosnjës
Lajme

Menaxheri i lartë rus në Telegram, vetëm një hap marrjes së shtetësisë së Bosnjës

Momenti
Published: July 30, 2026

Shtetasi rus, Ilya Perekopsky, nënkryetar i aplikacionit Telegram dhe bashkëpunëtor i kamotshëm i themeluesit të tij, Pavel Durov, e ka kërkuar shtetësinë e Bosnje e Hercegovinës si një njeri që do t’i sillte shtetit përfitim të veçantë.

Kërkesa e Ilya Perekopskyt për shtetësi u përfshi në rendin e ditës të propozuar për seancën e Këshillit të Ministrave të Bosnjës, e cila pritet të mbahet më 30 korrik.

Your browser does not support the video tag.

Ajo do të shtjellohet vetëm nëse pranohet si pikë e rendit të ditës në seancë.

Ministria e Çështjeve Civile i tha Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë (REL) se Perekopsky e paraqiti kërkesën bazuar në nenin 13 të Ligjit për Shtetësinë, i cili lejon dhënien e shtetësisë shtetasve të huaj nëse ajo sjell përfitim të veçantë për Bosnjën.

“Aplikanti zyrtar është avokati i personit, avokati Milosh Kudra nga Banjalluka, bazuar në rekomandimin e Dhomës së Tregtisë të Republikës Sërpska të datës 29 prill 2026”, i tha Ministria REL-it.

Vendimi përfundimtar për pranimin e shtetësisë së Bosnjës për një shtetas të huaj merret përmes konsensusit nga Këshilli i Ministrave i Bosnjës.

Ministria e Çështjeve Civile theksoi se Dhoma e Tregtisë e Republikës Sërpska deklaroi në rekomandimin e saj se Perekopsky “mund të ketë ndikim të mirë në rritjet ekonomike dhe të zhvillimit të Republikës Sërpska dhe të Bosnje e Hercegovinës”.

Një nga arsyet e deklaruara është se ai dëshiron të marrë përsipër një pjesë të aksioneve në kompaninë “EVA Genesis” doo Banja Luka.

Në rekomandim thuhet tutje se kompania synon të investojë fonde të konsiderueshme në Bosnje përmes projekteve në fushat e marketingut dhe komunikimit digjital, teknologjisë së informacionit dhe industrisë së modës.

Ajo nuk dha hollësi se si do ta bënte këtë.

Çfarë thotë Dhoma e Tregtisë?

Presidenti i Dhomës së Tregtisë së Republikës Sërpska, Goran Raçiq, i tha REL-it se rekomandimet nuk bëhen në bazë të shtetësisë së aplikantit, por në bazë të planeve të biznesit që ai synon t’i zbatojë.

“Nëse këta janë persona që kanë aktivitete serioze biznesi, vlerësojmë se këta persona, me rekomandime nga institucione të tjera të përfshira në procedurë, mund të marrin një rekomandim për marrjen e shtetësisë”, tha Raçiq.

Ai shtoi se Dhoma e Tregtisë kishte bërë më parë rekomandime të ngjashme për qytetarët e vendeve të tjera.

“Ne nuk e shqyrtojmë nëse dikush është nga Rusia apo nga ndonjë vend tjetër. Kemi pasur njerëz nga Gjermania, Austria, Italia dhe vende të tjera që kanë aplikuar për shtetësi. Ne i shqyrtojmë planet e biznesit dhe vlerësojmë nëse ato mund të justifikojnë aktivitetet e biznesit që shpallin”, tha Raçiq.

Ai deklaroi se rekomandimi pasohet nga kontrolle sigurie nga institucionet kompetente përpara se propozimi t’i dërgohet Këshillit të Ministrave të Bosnjës për aprovim.

Raçiq tha gjithashtu se nuk mund ta mbante mend saktësisht dokumentacionin në lidhje me Perekopskyn sepse rekomandimi ishte dhënë më herët.

Kontrollet e sigurisë

Ministria e Çështjeve Civile deklaron se janë marrë mendime për Perekopskyn nga Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë e Bosnjës (OSA), Shërbimi për Çështjet e të Huajve dhe Zyra Legjislative e Këshillit të Ministrave të Bosnjës.

Gjithashtu është konfirmuar se janë kryer kontrolle sigurie, por përmbajtja dhe përfundimet e tyre nuk janë të qasshme për publikun.

“Informacioni që lidhet me rezultatin e kontrolleve të sigurisë, ose përmbajtjen e opinioneve të institucioneve kompetente, nuk mund të paraqitet, duke pasur parasysh rregulloret që rregullojnë mbrojtjen e të dhënave të klasifikuara”, deklaroi Ministria.

Kompania në Banjalluka përmendet në rekomandim

Kompania “EVA Genesis” doo Banja Luka, e cila është e listuar si pjesë e planeve të biznesit që lidhen me aplikimin për shtetësi, ishte regjistruar në prill të vitit 2025.

Sipas të dhënave nga regjistri i gjykatës, themeluesja dhe pronarja e kompanisë është shtetasja ruse Lyudmila Budilova me 100% të aksioneve, ndërsa Yevgenij Budilov është i listuar si drejtor.

Kompania është e regjistruar për të kryer aktivitete të tregtisë së jashtme me një kapital themelues prej një marke të konvertueshme.

Themeluesja e EVA, Genesis Budilova, me vendim të Këshillit të Ministrave të Bosnjës më 17 shtator 2025, mori shtetësinë e Bosnjës si person me rëndësi të veçantë për ekonominë, me propozim të Dhomës së Tregtisë të Republikës Sërpska.

Nuk është e qartë nga të dhënat e regjistrit të qasshëm publikisht se ndryshimi i pronësisë në kompaninë EVA Genesis është zbatuar tashmë, megjithëse dokumentacioni i referuar nga Ministria e Çështjeve Civile thotë se Perekopsky është në proces të blerjes së aksioneve në kompani.

Radio Evropa e Lirë u përpoq të kontaktonte kompaninë nëpërmjet numrit të telefonit të listuar, i cili është gjithashtu numri i avokatit Milosh Kudra, i cili, sipas Ministrisë së Çështjeve Civile, është avokati i Perekopskyt në procesin e fitimit të shtetësisë.

Kudra nuk donte të fliste për rastin dhe tha se e kishte përfaqësuar më parë kompaninë në disa procedura, por se nuk kishte kontakt me pronarët e saj.Kush është Ilya Perekopsky?

Raportimet për probleme tatimore në Rusi

Mediat ruse raportuan në gusht 2024 se Shërbimi Federal i Taksave i Rusisë kishte bllokuar llogaritë e Perekopskyt në disa banka për shkak të deklaratave tatimore të paparaqitura dhe detyrimeve tatimore të papaguara.

Në atë kohë, RIA Novosti, duke cituar të dhëna nga autoritetet tatimore dhe shërbimi BIR-Analyst, njoftoi se dy kompani të lidhura me të kishin ndërprerë veprimtarinë, por nuk i kishin shlyer plotësisht detyrimet e tyre ndaj autoriteteve tatimore.

Bashkëpunëtori i tij i hershëm dhe themeluesi i Telegramit, Pavel Durov, u gjend gjithashtu në fokus të autoriteteve ruse më 29 korrik të këtij viti, kur u padit për ndihmë të dyshuar në aktivitete terroriste.

Shërbimet ruse të sigurisë pretendojnë se shërbimet speciale ukrainase kanë përdorur disa robotë të Telegramit për të rekrutuar rusë të rinj për sabotim dhe aktivitete terroriste.

Telegram iu përgjigj akuzave duke publikuar një fotografi të Durovit ku tregon gishtin e mesëm.

The post Menaxheri i lartë rus në Telegram, vetëm një hap marrjes së shtetësisë së Bosnjës appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

SHBA vendos tarifa 50% ndaj Kanadasë, kryeministri kanadezë premton kundërpërgjigje “dollar për dollar”
Rasti i vjedhjes së mijëra eurove dhe arit në Leposaviq, Policia arreston edhe të dyshuarin e katërt, detaje
Lladrovci: Të fillojë numërimi mbrapa edhe për krijimin e institucioneve të shtetit
Aleanca nesër zhvillon aktivitet simbolik para qeverisë së Kosovës
Takimi i paralajmëruar Kurti- Ulutas, Vuçiq: Po japin sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë, do flas me Rutte

LEXO GJITHASHTU

Filipçe: Janë rritur shpenzimet e vreshtarëve, ndërsa çmimi i blerjes së rrushit është poshtërues
Filipçe: Janë rritur shpenzimet e vreshtarëve, ndërsa çmimi i blerjes së rrushit është poshtërues
TOP Momenti
Thatësira e tejzgjatur, bie niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës
Thatësira e tejzgjatur, bie niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës
TOP Momenti
Zjarr i madh ka shpërthyer në rajonin e Strumicës, midis fshatrave Banicë dhe Vodoçë
Zjarr i madh ka shpërthyer në rajonin e Strumicës, midis fshatrave Banicë dhe Vodoçë
TOP Momenti
Begaj: Arbëreshët, ura e gjallë e miqësisë historike shqiptaro-italiane
Begaj: Arbëreshët, ura e gjallë e miqësisë historike shqiptaro-italiane
TOP Momenti
KFOR: Për shkak të rrethanave të paparashikuara nuk mbahet takimi Kurti-Ulutash
KFOR: Për shkak të rrethanave të paparashikuara nuk mbahet takimi Kurti-Ulutash
TOP Momenti

You Might Also Like

Anulohet takimi Ulutash-Kurti për Urën e Ibrit, KFOR përmend “rrethana të paparashikuara” si arsye
Lajme

Anulohet takimi Ulutash-Kurti për Urën e Ibrit, KFOR përmend “rrethana të paparashikuara” si arsye

August 22, 2026
Ferit Hoxha i pret në takim përfaqësuesit e Luginës: Të drejtat e shqiptarëve prioritet i aksionit diplomatik të Shqipërisë
Lajme

Ferit Hoxha i pret në takim përfaqësuesit e Luginës: Të drejtat e shqiptarëve prioritet i aksionit diplomatik të Shqipërisë

August 22, 2026
Hoxha: Kosova nuk do të jetë njësoj pas 16 shtatorit, vendi është në udhëkryqin më të madh që nga çlirimi e nga shpallja e pavarësisë
Lajme

Hoxha: Kosova nuk do të jetë njësoj pas 16 shtatorit, vendi është në udhëkryqin më të madh që nga çlirimi e nga shpallja e pavarësisë

August 22, 2026

Momente paniku në plazhin e Semanit – 70 vjeçari rrezikon të mbytet, shpëtohet nga vëzhguesit

August 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?