By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Më shumë se 35 mijë përdorues të drogave në Kosovë, zbret mosha e fillimit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Më shumë se 35 mijë përdorues të drogave në Kosovë, zbret mosha e fillimit
TOP Momenti

Më shumë se 35 mijë përdorues të drogave në Kosovë, zbret mosha e fillimit

Momenti
Published: June 26, 2026




Foto: Laura Hasani





Në Ditën Ndërkombëtare kundër Abuzimit me Droga dhe Trafikimit të Paligjshëm, KOMF dhe Labyrinth kërkojnë adresim urgjent të situatës dhe veprim të koordinuar nga institucionet përgjegjëse për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve nga përdorimi i substancave narkotike.

Your browser does not support the video tag.


Në komunikatën e tyre për media thuhet se Kosova po përballet me sfida të shumta në parandalimin dhe trajtimin e fëmijëve viktima të abuzimit me narkotikë.


Viteve të fundit, sipas KOMF-it dhe Labyrinth-it, vlerësohet se numri i përgjithshëm i përdoruesve ka kaluar shifrën prej 35 mijë ndërkohë që fëmijët dhe adoleshentët përdorues vazhdojnë të bëjnë pjesë çdo vit e më shumë në këtë shifër.


Bazuar në të dhënat e Labyrinth-it, mosha mesatare e fillimit të përdorimit të drogave ka rënë nga 18 vjeç në vitin 2018, në 16 vjeç në periudhën e fundit.


“Marihuana vazhdon të jetë substanca më e përdorur në Kosovë. Përderisa deri në vitin 2018 ka pasur një ulje të përdorimit të heroinës tek popullata e përgjithshme, gjatë viteve të fundit vërehet një rritje e lehtë e përdoruesve të heroinës në veçanti te komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, ndërsa ka një rritje të shpejtë dhe shumë të madhe të përdorimit të kokainës te popullata e përgjithshme”, thuhet në komunikatë.


Sipas tyre, arsyet pse fëmijët fillojnë të përdorin droga janë të shumta, përfshirë disponueshmërinë e drogave në treg, traumën e fëmijërisë së hershme, mungesën e informacionit mbi rreziqet e përdorimit të drogave, presionin shoqëror dhe kureshtjen për të provuar gjëra të reja.


Përdorimi i drogave siç thuhet në komunikatë, sjell pasoja të dëmshme për fëmijën, familjen, duke përfshirë: dëmtimin e shëndetit fizik dhe psikologjik, problemet sociale, kriminalitetin, shpenzimet financiare të mëdha etj.


“Vendi ynë vazhdon të mos sigurojë shërbime dhe programe të strukturuara dhe të qëndrueshme parandaluese dhe rehabilituese të cilat janë më se të nevojshme duke parë trendet në rritje të përdorimit të drogave nga fëmijët dhe adoleshentët. Kosova nuk ofron mjaftueshëm shërbime të qasshme për identifikimin e fëmijëve dhe të rinjve që janë viktima të abuzimit me narkotikë. Ka mungesë të shërbimeve dhe ekipeve mobile në komunitet që do të mundësonin testimin dhe identifikimin e rasteve të mundshme të fëmijëve që përdorin substancat narkotike”.


“Profesionistët ndeshen me sfida të mëdha në trajtimin e fëmijëve që janë viktima të abuzimit me droga. Ata nuk disponojnë burimet e nevojshme, duke përfshirë ekipe multidisiplinare, reparte të posaçme për fëmijë, për zbatimin e planeve dhe programeve të specializuara për rehabilitim. Profesionistët nuk kanë burimet e nevojshme për të mbështetur prindërit ose kujdestarët në trajtimin dhe mbështetjen e fëmijëve të tyre që janë viktima të abuzimit me droga”.


Për ta adresuar këtë situatë që, sipas KOMF-it dhe Labyrinth-it, është alarmante, thanë se është thelbësore që të ndërmerren masa urgjente për rritjen e ndërgjegjësimit mbi rreziqet e përdorimit të drogave.


“Gjithashtu, kërkohet zhvillimi i programeve të strukturuara për parandalimin dhe trajtimin e varësisë nga substancat narkotike në Kosovë dhe zhvillimin e shërbimeve të specializuara për trajtimin e fëmijëve dhe të rinjve përdorues të drogave. Vëmendja duhet të përqendrohet në të rinj dhe adoleshentë për të shmangur fillimin e tyre të hershëm me përdorimin e drogave. Poashtu, është e rëndësishme të zhvillohen programe për fuqizimin e prindërve të fëmijëve përdorues të drogave për të rritur kapacitetet e tyre për kujdesin ndaj fëmijëve përdorues të drogave”, thuhet në komunikatë.


source

You Might Also Like

Haradinaj: Kurti po kërkon “viktimë” për krizën politike, Aleanca do të protestojë
Pas dy vrasjeve, shoqëria civile kërkon që femicidi të trajtohet si urgjencë
Franca lehtëson rregullat e prodhimit të djathit pas thatësirës së zgjatur
Burgu i Dubravës: I akuzuari për dhunim, përfundon i dhunuar
Nga Zvërneci te kërkesat politike, protestuesit vijojnë ditën e 89-të të tubimit

LEXO GJITHASHTU

Përpjekjet për president konsensual, Mustafa pesimist për marrëveshje
Përpjekjet për president konsensual, Mustafa pesimist për marrëveshje
TOP Momenti
“Këndi i Debatit”- 27.08.2026
“Këndi i Debatit”- 27.08.2026
TOP Momenti
Mungesa e vitaminës D në shtatzëni mund të ndikojë te foshnja
Mungesa e vitaminës D në shtatzëni mund të ndikojë te foshnja
TOP Momenti
Vdes 12-vjeçari në Lezhë pas goditjes nga vetura
Vdes 12-vjeçari në Lezhë pas goditjes nga vetura
TOP Momenti
Arrat mund të ulin rrezikun e tensionit të lartë, ja çfarë zbuloi studimi
Arrat mund të ulin rrezikun e tensionit të lartë, ja çfarë zbuloi studimi
TOP Momenti

You Might Also Like

Vdes i dyshuari për vrasjen e bashkëshortes në Malishevë
TOP Momenti

Vdes i dyshuari për vrasjen e bashkëshortes në Malishevë

August 28, 2026
OKB: Rrjetet sociale duhet të bëhen më të sigurta për fëmijët
TOP Momenti

OKB: Rrjetet sociale duhet të bëhen më të sigurta për fëmijët

August 28, 2026
Ligjvënësit amerikanë mesazh Vuçiqit:Lufto korrupsionin ose do të përballesh me sanksione
TOP Momenti

Ligjvënësit amerikanë mesazh Vuçiqit:Lufto korrupsionin ose do të përballesh me sanksione

August 28, 2026
Shkodra thotë se është pritshme të ketë reagim qytetarë nëse nuk ka marrëveshje për presidentin
TOP Momenti

Shkodra thotë se është pritshme të ketë reagim qytetarë nëse nuk ka marrëveshje për presidentin

August 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?