By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Më shumë fuqi për Shërbimin Informativ në Shqipëri, por edhe më shumë pikëpyetje
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Më shumë fuqi për Shërbimin Informativ në Shqipëri, por edhe më shumë pikëpyetje
TOP Momenti

Më shumë fuqi për Shërbimin Informativ në Shqipëri, por edhe më shumë pikëpyetje

Momenti
Published: July 7, 2026

Shërbimi Informativ i Shtetit (SHISH) në Shqipëri pritet të marrë kompetenca më të gjera – për herë të parë që nga miratimi i ligjit të tij themelor në vitin 1998.

Përveç detyrave tradicionale në fushën e kundërzbulimit dhe sigurisë kombëtare, institucioni do të ketë mandat të mbledhë informacion edhe për kërcënimet ndaj sigurisë ekonomike, sulmet kibernetike, kërcënimet hibride dhe infrastrukturën kritike.

Your browser does not support the video tag.

Qeveria argumenton se ndryshimet janë të domosdoshme për t’iu përgjigjur sfidave të reja të sigurisë, të cilat nuk ekzistonin kur u hartua ligji aktual.

Opozita dhe ekspertë të sigurisë nuk e kundërshtojnë nevojën për modernizimin e ligjit, por paralajmërojnë se zgjerimi i kompetencave nuk është shoqëruar me garanci të mjaftueshme për kontrollin demokratik të institucionit.

Çfarë ndryshon me ligjin e ri?

Ligji i miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë më 2 korrik zgjeron ndjeshëm fushën e veprimit të SHISH-it.

Përveç mbledhjes së informacionit për spiunazhin, terrorizmin dhe mbrojtjen e rendit kushtetues, institucioni ngarkohet edhe me identifikimin e kërcënimeve ndaj sigurisë ekonomike, sulmeve kibernetike, kërcënimeve hibride dhe infrastrukturës kritike.

Njëkohësisht, zgjerohen kompetencat për monitorimin e aktivitetit të shërbimeve të huaja të inteligjencës, ekstremizmit dhe çështjeve që lidhen me stabilitetin e brendshëm dhe rajonal.

Sipas Qeverisë, këto ndryshime pasqyrojnë mënyrën se si kanë evoluar kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare.

Në relacionin shoqërues të ligjit thuhet se siguria ekonomike është tashmë pjesë e sigurisë strategjike të një shteti, ndërsa sulmet kibernetike dhe kërcënimet hibride përbëjnë ndër sfidat më serioze për institucionet publike, ekonominë dhe infrastrukturën kritike.

Debati për kontrollin dhe transparencën

Nevoja për përditësimin e ligjit nuk kundërshtohet as nga opozita.

Por, sipas saj, zgjerimi i mandatit të SHISH-it nuk është shoqëruar me forcimin e mekanizmave të mbikëqyrjes.

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, thotë për Radion Evropa e Lirë se ligji i jep institucionit më shumë fuqi dhe qasje në informacion, pa përcaktuar qartë kufijtë e veprimtarisë dhe mënyrën se si do të kontrollohet ushtrimi i këtyre kompetencave.

“T’i japësh më shumë fuqi dhe pushtet pa kërkuar rritjen e kontrollit dhe pa specifikuar kufijtë e këtij institucioni, mendoj se po i hapim derën një situate të rrezikshme, me të cilën duhet të përballemi nesër”, thotë Balliu.

Një vlerësim të ngjashëm jep edhe eksperti i sigurisë, Gert Metani.

Ai thotë se zgjerimi i mandatit është në përputhje me praktikat e vendeve të NATO-s dhe me evolucionin e kërcënimeve moderne, por vëren se disa formulime të ligjit mbeten tepër të gjera.

Sipas tij, dispozita që i jep SHISH-it kompetencë të mbledhë informacion edhe për “stabilitetin e brendshëm dhe rajonal” mund të krijojë hapësirë për interpretime të gjera, nëse nuk shoqërohet me kufizime të qarta ligjore dhe mbikëqyrje efektive parlamentare e gjyqësore.

“Duke njohur klimën politike shqiptare, ekziston rreziku që dispozita të tilla të keqpërdoren në dëm të lirive dhe të drejtave të qytetarëve”, thotë Metani për Radion Evropa e Lirë.

Por, debati nuk kufizohet vetëm te zgjerimi i kompetencave të SHISH-it.

Ligji i ri e përjashton SHISH-in edhe nga detyrimet që rrjedhin nga Ligji për të Drejtën e Informimit.

Kjo do të thotë se SHISH-i nuk do t’u nënshtrohet të njëjtave rregulla transparence si institucionet e tjera publike, duke mos pasur detyrim t’u përgjigjet kërkesave për informacion sipas këtij ligji.

Qeveria argumenton se një përjashtim i tillë, është praktikë edhe në vende të tjera, duke përmendur shërbimet inteligjente britanike, gjermane dhe amerikane.

Sipas saj, edhe informacionet që mund të duken administrative apo financiare, mund të kenë vlerë operative dhe, nëse bëhen publike, mund të cenojnë sigurinë kombëtare.

Opozita nuk kundërshton nevojën për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar, por argumenton se përjashtimi i plotë nga Ligji për të Drejtën e Informimit rrezikon të kufizojë llogaridhënien publike.

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, thotë se një zgjidhje më e balancuar do të ishte përjashtimi vetëm i informacioneve të ndjeshme, duke ruajtur një nivel minimal transparence për çështjet administrative dhe financiare.

Pasuria dhe databazat, dy pika tjera përplasjesh

Një tjetër ndryshim që ka nxitur debat lidhet me deklarimin e pasurisë së punonjësve të SHISH-it.

Ligji parashikon që ata të mos i deklarojnë më të ardhurat dhe pasurinë pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.

Kontrolli do të kryhet nga një strukturë e posaçme brenda vetë SHISH-it.

Qeveria argumenton se ky ndryshim synon të mbrojë identitetin dhe të dhënat e punonjësve të inteligjencës, pasi edhe niveli i pagave të tyre konsiderohet informacion i klasifikuar.

Edhe këtu opozita kërkon një zgjidhje tjetër.

Sipas Tabakut, deklarimi i pasurisë nuk duhet të hiqet, por të zhvillohet në një regjim të klasifikuar, në mënyrë që të ruhen njëkohësisht edhe sekreti shtetëror, edhe kontrolli mbi pasuritë e zyrtarëve.

Ajo paralajmëron se heqja e këtij mekanizmi krijon një precedent që mund të shtrihet edhe në institucione të tjera.

Eksperti i sigurisë, Gert Metani, ndan të njëjtin shqetësim.

Sipas tij, natyra sekrete e punës së SHISH-it nuk duhet të nënkuptojë mungesë kontrolli.

“Kontrolli i brendshëm duhet të shoqërohet me mbikëqyrje të pavarur dhe efektive, duke mbajtur parasysh se, pavarësisht anonimitetit dhe punës sekrete, strukturat e inteligjencës paguhen me fondet publike dhe kësisoj llogaridhënia – në asnjë moment – nuk duhet të mungojë”, thotë ai.

Ligji i ri i jep gjithashtu SHISH-it të drejtën për të pasur qasje në databazat shtetërore, me kusht që ajo të rregullohet përmes marrëveshjeve ndërinstitucionale dhe të kufizohet në funksion të detyrave ligjore të institucionit.

Qeveria thotë se kjo nuk nënkupton qasje të pakufizuar.

Sipas saj, marrëveshjet ndërinstitucionale do të përcaktojnë se cilat të dhëna mund të përdoren, nga kush dhe për çfarë qëllimi, si dhe mënyrën e kontrollit të tyre.

Por, opozita dhe ekspertët kërkojnë garanci më të forta.

Ata kujtojnë se Shqipëria ka përjetuar disa raste të rrjedhjes së databazave shtetërore dhe sulmeve kibernetike, ku janë ekspozuar të dhëna personale të qytetarëve, si dhe informacione që lidhen me institucione shtetërore.

Metani e konsideron qasjen në databaza si një mjet të domosdoshëm për shërbimet moderne të inteligjencës, por thotë se ai duhet të jetë i kufizuar, proporcional dhe plotësisht i gjurmueshëm.

Ai paralajmëron se çdo keqpërdorim i të dhënave personale do të minonte edhe më tej besimin e qytetarëve ndaj institucioneve, duke kujtuar rastet e mëparshme të publikimit të databazave shtetërore.

A lidhen ndryshimet me klimën politike?

Eksperti Gert Metani shpreh dyshime edhe për kohën kur po miratohen ndryshimet.

Sipas tij, ato duhen parë në kontekstin e zhvillimeve të fundit politike në vend, përfshirë protestat që prej javësh kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ai argumenton se, edhe pse projektligji ishte hartuar përpara nisjes së protestave, formulime të caktuara mund të krijojnë hapësirë për interpretime të gjera në raport me monitorimin e pakënaqësisë qytetare.

Në këtë kuadër, Metani përmend edhe vendime të mëparshme të Qeverisë, si kufizimet ndaj platformës TikTok apo debatet për monitorimin e informacionit publik, duke paralajmëruar se sfida kryesore mbetet ruajtja e ekuilibrit mes rritjes së kapaciteteve të SHISH-it dhe mbrojtjes së të drejtave e lirive themelore.

“Ndryshimet e fundit në Ligjin për Shërbimin Informativ Shtetëror reflektojnë një masë kufizuese për shprehjen e pakënaqësisë qytetare me anë të protestave kushtetuese”, shprehet eksperti.

Ligji ka marrë miratimin e Kuvendit të Shqipërisë, por ende nuk është dekretuar nga presidenti i shtetit.

Ai hyn në fuqi pas publikimit në Fletoren Zyrtare.

You Might Also Like

Aksidenti tragjik në Vorë, humb jetën gazetari Xhesjon Zogu
Rrezarta Krasniqi i reagon Abdixhikut: Fajtoren për rezultatin e vitit 2020 e kandidove për Presidente
A pritet të ketë sot takim mes krerëve LVV-LDK? Flet Kurti
“Mësimi ka filluar, Ministria ende jo”, AKK kritikon MASHTI-n për mungesën e teksteve dhe dokumentacionit
Imami Aliu për rastin në Llacë: Vdekja kërkon respekt, ndërsa morti nuk është vend për spektakël

LEXO GJITHASHTU

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se hapi profile false në emër të një gruaje
Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se hapi profile false në emër të një gruaje
Lajme
Kurti kërkon të flasë sërish me Abdixhikun, thotë se mund të takohen sot
Kurti kërkon të flasë sërish me Abdixhikun, thotë se mund të takohen sot
Lajme
Aksident me fatalitet në Istog, një person humb jetën
Aksident me fatalitet në Istog, një person humb jetën
Lajme
Tre shtetas të Maqedonisë së Veriut ndalohen në Han të Elezit, dyshohet për kontrabandim me mallra
Tre shtetas të Maqedonisë së Veriut ndalohen në Han të Elezit, dyshohet për kontrabandim me mallra
Lajme
Marta Kos paralajmëron Serbinë: Glorifikimi i Mlladiqit nuk ka vend në BE
Marta Kos paralajmëron Serbinë: Glorifikimi i Mlladiqit nuk ka vend në BE
Lajme

You Might Also Like

Ratstet me Ethet e Nilit Perëndimor, Australia lëshon paralajmërim për qytetarët e saj që udhëtojnë për në Maqedoni
TOP Momenti

Ratstet me Ethet e Nilit Perëndimor, Australia lëshon paralajmërim për qytetarët e saj që udhëtojnë për në Maqedoni

September 2, 2026
“Ua zgjat dorën për dëmet”,  Abdixhiku: Dje u refuzua presidenti –  zgjedhjet nuk ishin agjendë e jona
TOP Momenti

“Ua zgjat dorën për dëmet”,  Abdixhiku: Dje u refuzua presidenti –  zgjedhjet nuk ishin agjendë e jona

September 2, 2026
LSDM: Maqedonia humb nxënësit, të rinjtë po emigrojnë ndërsa qeveria importon “punëtorë ekonomikë”
TOP Momenti

LSDM: Maqedonia humb nxënësit, të rinjtë po emigrojnë ndërsa qeveria importon “punëtorë ekonomikë”

September 2, 2026
Ambasada e SHBA në Tiranë: Kreu i SPAK në konferencën e DEA-s, Shqipëria forcon rolin kundër narkotrafikut
TOP Momenti

Ambasada e SHBA në Tiranë: Kreu i SPAK në konferencën e DEA-s, Shqipëria forcon rolin kundër narkotrafikut

September 2, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?