By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Më i madh se Messi, e ardhmja e Lamine Yamal po ndez debatin në botën e futbollit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Më i madh se Messi, e ardhmja e Lamine Yamal po ndez debatin në botën e futbollit
TOP Momenti

Më i madh se Messi, e ardhmja e Lamine Yamal po ndez debatin në botën e futbollit

Momenti
Published: June 5, 2026







Sport
June 04, 2026 – 22:57


Your browser does not support the video tag.

Kur bëhet fjalë për talentin më të madh të brezit të ri, edhe vetë Lionel Messi nuk ka asnjë dyshim.


Your browser does not support the video tag.

I pyetur gjatë një eventi promovues të Kupës së Botës se kush është futbollisti më i mirë i gjeneratës së re, argjentinasi u përgjigj shkurt: “Lamine. Pa asnjë dyshim. Për mua, ai është më i miri”.


Vetëm pak ditë më vonë, gjatë një interviste për CBS, Lamine Yamal u pyet nëse Spanja do ta fitojë Kupën e Botës 2026. Me një buzëqeshje të qetë, ai u përgjigj me një fjalë të vetme: “Po”.


Image


Në moshën vetëm 18-vjeçare, ylli i Barcelonës ka arritur gjëra që shumica e futbollistëve vetëm mund t’i ëndërrojnë. Ai ka luajtur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ka fituar Kampionatin Evropian me Spanjën dhe tashmë mban fanellën me numrin 10 te Barcelona, numër që për gati 15 vite ishte simbol i Lionel Messit.


Megjithatë, ajo që e bën Yamalin të veçantë nuk është vetëm talenti i tij i jashtëzakonshëm, por qetësia me të cilën përballet me presionin dhe pritshmëritë e mëdha.


Krahasimet me Messin janë të pashmangshme


Ngjashmëritë mes Yamalit dhe Messit janë të dukshme, të dy janë mëngjarashë, zotërojnë driblime të jashtëzakonshme dhe një inteligjencë futbollistike që i bën veprimet më të vështira të duken të thjeshta.


Madje, statistikat tregojnë se Yamal ka pasur një ndikim më të madh në moshë të re sesa Messi. Në moshën 18-vjeçare, ai numëron tashmë 151 ndeshje me Barcelonën. Kur Messi festoi ditëlindjen e tij të 19-të në vitin 2006, kishte zhvilluar vetëm 41 paraqitje me ekipin e parë.


Image


Legjenda braziliane Ronaldinho, i cili luajti përkrah Messit në fillimet e tij te Barcelona, beson se është radha e Yamalit për të shkruar histori.


“Messi dhe unë bëmë histori. Tani është radha e Lamine Yamalit. Ajo që ka treguar në këtë moshë është e jashtëzakonshme”, deklaroi Ronaldinho.


Ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit, Rio Ferdinand, shkoi edhe më larg.


“Po, ai është më i mirë se Messi dhe Cristiano Ronaldo në të njëjtën moshë. Potenciali i tij mund të jetë edhe më i lartë. Askush nuk ka bërë atë që po bën ai në moshën 17-vjeçare”, tha Ferdinand.


“Nuk dua të jem Messi”


Pavarësisht krahasimeve të vazhdueshme, Yamal është i vendosur të ndërtojë identitetin e tij.


Image


“Messi është futbollisti më i madh në histori. Ai është një legjendë dhe nuk mendoj se jam i denjë të krahasohem me të”, ka deklaruar talenti spanjoll.


“Nuk dua të jem Messi. Dua të ndjek rrugën time”.


E njëjta filozofi vlen edhe për Cristiano Ronaldon.


“Nuk është mirë të krahasohesh me askënd. Cristiano arriti gjithçka duke qenë vetvetja. Edhe unë dua të njihem për atë që jam, Lamine Yamal”.


Ndryshe nga shumë talente të mëdha që janë konsumuar nga pritshmëritë, Yamal duket se nuk ndikohet aspak nga zhurma përreth tij.


“Unë nuk mendoj për Topin e Artë. Dua të kënaqem duke luajtur dhe të fitoj me Barcelonën dhe kombëtaren”.


“Presioni nuk ekziston. Është vetëm një justifikim. Nëse mendon të argëtohesh dhe të shijosh futbollin, nuk ka presion”, thotë ai.


Ish-trajneri i tij në akademinë e Barcelonës, Inocente Diaz, madje guxoi të bëjë një parashikim të madh.


“Ai është edhe më i mirë se Messi në këtë moshë. Brenda gjashtë vitesh do ta fitojë Topin e Artë.”


Frymëzimi i pazakontë: Luka Modric


Një detaj interesant që zbulon shumë për mënyrën se si mendon Yamal është idhulli i tij në fëmijëri.


Ndërsa shumica do të prisnin emra si Arjen Robben apo Franck Ribery, Yamal ka pranuar se studionte me vëmendje lojën e Luka Modricit.


“Më pëlqente mënyra se si Modric pasonte me pjesën e jashtme të këmbës. Më dukej më interesante se driblimi, sepse lidhet më shumë me mendjen dhe vizionin e lojës”, ka treguar ai.


Image


Kjo shpjegon pse, pavarësisht se luan si anësor, ai po shndërrohet gradualisht në një organizator loje, duke u afruar gjithnjë e më shumë me qendrën e fushës.


Trajnerët që kanë punuar me të besojnë se në të ardhmen Yamal mund të luajë edhe si “9 i rremë”, një rol që dikur e bëri legjendar Lionel Messin.


Spanja e ndërton ëndrrën e Botërorit rreth tij


Kupa e Botës 2026 po afron dhe Spanja konsiderohet një nga favoritët kryesorë për trofeun.


Në qendër të projektit qëndron pikërisht Lamine Yamal, futbollisti që ende nuk i ka mbushur 19 vjet.


Ai e ka bërë të qartë objektivin e tij:


“Gjithmonë e kam imagjinuar veten duke luajtur në Kupën e Botës dhe duke parë nënën time në tribunë. Shpresoj ta fitoj atë”.


Duke parë ritmin e zhvillimit të tij, shumëkush beson se futbolli mund të jetë duke parë lindjen e një epoke të re. /telegrafi





source

You Might Also Like

Një i vdekur pas përleshjes me armë zjarri në Ferizaj
Oda Ekonomike: Bilanci tregtar i Kosovës përmirësohet me Greqinë, por mbeten deficite të larta me Poloninë dhe Arabinë Saudite
​Pas incidentit në Magurë, peticion për ndalimin e kthimit të të dyshuarve në fshat
Kandiq ngre dyshime për varr masiv të mundshëm në Pasuljanske Livade të Serbisë
Tragjedi në Arabinë Saudite, 14 të vdekur pas rrëzimit të helikopterit

You Might Also Like

Cadmani për procesin në Hagë: Kryhet më 20 korrik, vendimi i GJEDNJ-së ndikon në Apel
TOP Momenti

Cadmani për procesin në Hagë: Kryhet më 20 korrik, vendimi i GJEDNJ-së ndikon në Apel

June 28, 2026
Dy të lënduar nga përplasja e dy veturave në Veriq të Istogut
TOP Momenti

Dy të lënduar nga përplasja e dy veturave në Veriq të Istogut

June 28, 2026
Sunderlandi refuzon ofertën e Chelseat: Granit Xhaka nuk është në shitje
TOP Momenti

Sunderlandi refuzon ofertën e Chelseat: Granit Xhaka nuk është në shitje

June 28, 2026
Rekord i nxehtësisë në Gjermani, temperatura arrin 41.5 gradë Celsius
TOP Momenti

Rekord i nxehtësisë në Gjermani, temperatura arrin 41.5 gradë Celsius

June 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?