By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Më 6 qershor votohet në 17 ambasada dhe 13 konsullata në 18 shtete
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Më 6 qershor votohet në 17 ambasada dhe 13 konsullata në 18 shtete
Lajme

Më 6 qershor votohet në 17 ambasada dhe 13 konsullata në 18 shtete

Momenti
Published: May 23, 2026

Një ditë para ditës së zgjedhjeve në vendin tonë, shtetasit e Kosovës që jetojnë në 18 shtete të ndryshme të botës, do të mund të votojnë në përfaqësitë diplomatike të vendosura në këto shtete.

Kjo është hera e tretë që Kosova do të organizojë votimin fizik në një numër të madh të shteteve ku kryesisht është e përqendruar mërgata.Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka treguar se më 6 qershor do të hapen qendrat e votimit në 30 përfaqësitë diplomatike të shtetit të Kosovës për të mundësuar votimin e më shumë se 27,724 shtetasve të Kosovës, të cilët janë regjistruar dhe kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi.

Your browser does not support the video tag.

“Më 6 qershor, procesi i votimit për zgjedhjet e Kuvendit të Kosovës do të zhvillohet në 17 ambasada dhe 13 konsullata të shpërndara në 18 shtete të ndryshme të botës. Sipas kohës lokale, së pari votimi do të fillojë në ambasadën në Ankara dhe në konsullatën e Kosovës në Stamboll, për të vazhduar me hapjen e qendrave tjera në përfaqësitë diplomatike të vendosura në shtetet e Europës. Në fund, votimi do të mbyllet ShBA dhe Kanada, ku do të hapen për votim ambasadat në Uashington dhe Otavë dhe konsullatat në Nju Jork dhe Toronto”, tha Elezi.

Elezi ka shpjeguar edhe ndryshimet që kanë shoqëruar procesin e përcaktimit të përfaqësive diplomatike në të cilat do të zhvillohet votimi fizik. Fillimisht, KQZ kishte planifikuar që votimi të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike, por ky numër është reduktuar në 30 pasi në 18 prej tyre numri i votuesve të regjistruar ishte nën 50. “Sipas Rregullores Zgjedhore për Regjistrimin dhe votimin jashtë Kosovës, nëse numri i votuesve të regjistruar për votim në një përfaqësi diplomatike është nën 50, votimi fizik në atë përfaqësi diplomatike nuk organizohet dhe votuesit e regjistruar do të kalojnë automatikisht në statusin e votuesve përmes postës dhe për këtë do të njoftohen nga KQZ. Në përgjithësi, numri i votuesve të regjistruar në këto 18 përfaqësi diplomatike në të cilat nuk do të ketë votim fizik është më pak se 100. Të gjithë këta votues do të mund të votojnë përmes postës, proces i cili ka filluar më 21 maj dhe do të përfundojë më 6 qershor”, sqaroi Elezi.

Procesi i votimit më 6 qershor 2026 do të zhvillohet në këto përfaqësi diplomatike: 1. Gjermani (Berlin – ambasadë; Frankfurt – konsullatë; Hamburg – konsullatë;  Mynih – konsullatë; Shtutgart – konsullatë; Dyseldorf – konsullatë); 2. Zvicër (Bernë – ambasadë; Gjenevë – konsullatë; Cyrih – konsullatë); 3. Mbretëria e Bashkuar (Londër – ambasadë); 4. Francë (Paris – ambasadë; Strasburg – konsullatë); 5. Belgjikë (Bruksel – ambasadë); 6. Shtetet e Bashkuara të Amerikës (Uashington – ambasadë; Nju Jork – konsullatë); 7. Norvegji (Oslo – ambasadë); 8. Austri (Vjenë – ambasadë); 9. Kanada (Otavë – ambasadë; Toronto – konsullatë); 10. Suedi (Stokholm – ambasadë); 11. Slloveni (Lubjanë – ambasadë); 12. Danimarkë (Kopenhagë – konsullatë); 13. Itali (Romë – ambasadë; Milano – konsullatë); 14. Turqi (Ankara – ambasadë; Stamboll – konsullatë); 15. Kroaci (Zagreb – ambasadë); 16. Holandë (Hagë – ambasadë); 17. Republika Çeke (Pragë – ambasadë) dhe 18. Hungari (Budapest – ambasadë).

Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, procesi i votimit jashtë vendit zhvillohet para ditës së zgjedhjeve në Kosovë dhe është i ndarë në dy pjesë kryesore: votimin me postë, i cili ka filluar më 21 maj dhe do të përfundojë më 6 qershor. Numri i qytetarëve të regjistruar për këtë lloj votimi është rreth 105 mijë. Ndërkq, votimi fizik në përfaqësi diplomatike, organizohet një ditë para ditës së zgjedhjeve në Kosovë, më 6 qershor./KP/

The post Më 6 qershor votohet në 17 ambasada dhe 13 konsullata në 18 shtete appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Kushner i bëri presion Netanyahut që “të mos krijojë pengesa” për planin për Gazën
Qeveria dëshiron t’i zotërojë pronat e shtetit, komunat ankohen
Haradinaj flet për “shtator të nxehtë”: Z. kryeministër, shihemi shpejt kismet
Ish-deputeti i LVV-së: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi
Fluturimi Tiranë – Bolonja: Vdes pasagjeri shqiptar gjatë aterimit të aeroplanit

LEXO GJITHASHTU

Arkitektura e propagandës: Si mediat pro-Vuçiq e mbajnë gjallë narrativën kundër Kosovës
Arkitektura e propagandës: Si mediat pro-Vuçiq e mbajnë gjallë narrativën kundër Kosovës
TOP Momenti
Nesër pa ujë i gjithë Gostivari
Nesër pa ujë i gjithë Gostivari
TOP Momenti
​Rekrutët e rinj të FSK-së nisin trajnimin ushtarak bazë
​Rekrutët e rinj të FSK-së nisin trajnimin ushtarak bazë
TOP Momenti
Blegtorët në protestë para qeverisë, kërkojnë vaksinimin e deleve kundër lisë
Blegtorët në protestë para qeverisë, kërkojnë vaksinimin e deleve kundër lisë
TOP Momenti
Kërkohet paraburgim për të arrestuarin në Zveçan, prokuroria me pamje
Kërkohet paraburgim për të arrestuarin në Zveçan, prokuroria me pamje
TOP Momenti

You Might Also Like

CNN: Si ndërvepronin me Iranin presidentët e mëparshëm të SHBA-së
Lajme

CNN: Si ndërvepronin me Iranin presidentët e mëparshëm të SHBA-së

August 17, 2026
Çfarë tregojnë shifrat e reja për emigracionin në Zvicër në vitin 2026?
Lajme

Çfarë tregojnë shifrat e reja për emigracionin në Zvicër në vitin 2026?

August 17, 2026
Shpallet fajtor një person për pjesëmarrje ose organizim të luftimit të qenve
Lajme

Shpallet fajtor një person për pjesëmarrje ose organizim të luftimit të qenve

August 17, 2026
Mbi 1.15 miliardë euro të mbledhura gjatë 7 muajve, dogana thyen rekord të të hyrave
Lajme

Mbi 1.15 miliardë euro të mbledhura gjatë 7 muajve, dogana thyen rekord të të hyrave

August 17, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?