By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Mbi gjysmë milion tiketa në tetë muaj për shoferët e papërgjegjshëm
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Mbi gjysmë milion tiketa në tetë muaj për shoferët e papërgjegjshëm
Lajme

Mbi gjysmë milion tiketa në tetë muaj për shoferët e papërgjegjshëm

Momenti
Published: September 8, 2026

Aksidentet e trafikut me fatalitet sipas të dhënave të policisë këtë vit kanë shënuar rritje krahasuar me vitin e kaluar.

Vetëm gjatë javës së fundit, pesë persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e aksidenteve fatale.

Your browser does not support the video tag.

Sipas të dhënave të Policisë, në periudhën janar-gusht të këtij viti, numri i aksidenteve me lëndime është rritur për 91 raste.

“Në periudhën janar-gusht 2025 janë regjistruar 5 mijë e 927 aksidente me lëndime, ndërsa janë lënduar 11 mijë e 393 persona. Në periudhën janar-gusht 2026 janë regjistruar 6 mijë e 18 aksidente me lëndime, ndërsa janë lënduar 11 mijë e 110 persona. Nga janari deri në gusht, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 541 aksidente, 76 prej të cilave kanë qenë fatale, ku si pasojë kanë humbur jetën 77 persona. Gjatë së njëjtës periudhë, nga janari deri në gusht të vitit 2025, në Kosovë janë regjistruar 68 aksidente fatale, ku si pasojë e tyre kanë humbur jetën 77 persona”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Por për dallim prej viteve të tjera nga Policia kanë thënë së këtë vit ka pasur aksidente të shumta edhe të vozitësve të motoçikletave.

Sipas të dhënave zyrtare, 14 persona kanë vdekur në aksidente me motoçikleta vetëm gjatë tetë muajve të këtij viti.

Eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj, vlerëson se faktori rrugë, së bashku me shpejtësinë, janë ndër shkaktarët kryesorë të këtyre aksidenteve.

“Faktori rrugë përfshin elementet e veta, duke nisur nga sinjalizimi, vazhdueshmëria e rrugës, e deri te pikat e zeza, të cilat zakonisht gjenden nëpër rrugët nacionale dhe kombëtare ku janë dy shirita komunikacioni me një krah. Pikërisht ky faktor, pra rruga, shkakton jo më pak se 8 deri në 10% të aksidenteve. Nga ana tjetër, veprimet e drejtuesve të automjeteve që kryhen gjatë ngasjes është e pamundur të verifikohen. Ndërkohë, sa i përket faktorit njeri, elementi kryesor është shpejtësia, e cila ndikon drejtpërdrejt dhe shkakton jo më pak se 85% deri në 90% të aksidenteve”, ka thënë Deda.

Sipas Ligjit Nr. 08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor, shoferët duhet t’i respektojnë kufizimet e shpejtësisë të përcaktuara për rrugën ku janë duke vozitur.

Ligji parasheh masa ndëshkuese për tejkalimin e shpejtësisë, nga gjobat prej 20 eurosh për tejkalime më të vogla, deri në 500 euro e po ashtu edhe ndalim të drejtimit të automjetit si dhe pikë negative për shkelje të rënda të rregullave.

Por Deda përmend edhe një mangësi që ka vendi sa i përket infrastrukturës ligjore

“Ne nuk kemi infrastrukturë ligjore adekuate dhe të mjaftueshme për sigurinë rrugore. Ky është problemi më i madh për momentin. Pastaj, për shkak se në vitin 2016 ligji për sigurinë është shoqëruar me tri ligje të tjera, në kuadër të tyre duhet të krijohet një strategji e cila, përmes masave preventive për 10 vjet, duhet të planifikojë uljen e numrit të aksidenteve për 50%. Përveç kësaj, gjatë kësaj periudhe nevojiten edhe institucionet për hulumtim, si dhe agjencia e cila duhet të merret me masat preventive të kërkuara nga institucioni domethënë, ne nuk i kemi ato. Po ashtu, edhe format e tjera edukative që kanë të bëjnë me komunikacionin rrugor nuk i plotësojnë standardet evropiane”, ka thënë ai.

Sipas Policisë, si masë ndëshkuese gjatë tetëmujorit të parë të vitit 2026, janë shqiptuar mbi gjysmë milion tiketa.

The post Mbi gjysmë milion tiketa në tetë muaj për shoferët e papërgjegjshëm appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Vedat Bajrami bën thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri më 12 shtator
25 vjet pas 11 Shtatorit, a mund të kthehet Afganistani në strehë të terrorizmit global?
Deputeti i VV-së fajëson komunat për rezultatet e testit “PISA”
Merkel komenton fitoren e AfD’së: Moment kthese për historinë e Gjermanisë, zemra po më thyhet
Picula: Serbia e Vuçiçit është destabilizuesi kryesor i marrëdhënieve, funerali i një krimineli të dënuar lufte duhet të ketë pasoja

LEXO GJITHASHTU

“Shpërthimi ka ndodhur në zyrat e karburantit” – drejtori i zjarrfikëses jep detaje nga ngjarja te ‘Brryli’
“Shpërthimi ka ndodhur në zyrat e karburantit” – drejtori i zjarrfikëses jep detaje nga ngjarja te ‘Brryli’
TOP Momenti
“Kushtetuta mbi kalkulimet partiake”, Ramadani: Sot do të shihet nëse kemi rast të ri për Kushtetuese
“Kushtetuta mbi kalkulimet partiake”, Ramadani: Sot do të shihet nëse kemi rast të ri për Kushtetuese
TOP Momenti
Sot do të bëhet dezinsektim tokësor kundër larvave të mushkonjave në territorin e Shkupit
Sot do të bëhet dezinsektim tokësor kundër larvave të mushkonjave në territorin e Shkupit
TOP Momenti
​Këto janë rregullat e reja për të udhëtuar në Tajlandë
​Këto janë rregullat e reja për të udhëtuar në Tajlandë
TOP Momenti
Britanikët vendosin sanksione ndaj kolonëve izraelitë
Britanikët vendosin sanksione ndaj kolonëve izraelitë
Lajme

You Might Also Like

SHBA-ja sanksionon të gjitha linjat ajrore të Iranit
Lajme

SHBA-ja sanksionon të gjitha linjat ajrore të Iranit

September 9, 2026
Ismaili pret në takim Malajn: Kosova dhe Shqipëria synojnë forcimin e bashkëpunimit financiar
Lajme

Ismaili pret në takim Malajn: Kosova dhe Shqipëria synojnë forcimin e bashkëpunimit financiar

September 9, 2026
Ministri Hoxha dënon nderimet ndaj Ratko Mlladiq: Glorifikimi i kriminelëve, kundër vlerave të BE-së
Lajme

Ministri Hoxha dënon nderimet ndaj Ratko Mlladiq: Glorifikimi i kriminelëve, kundër vlerave të BE-së

September 9, 2026
Tarifat hakmarrëse hynë në fuqi, SHBA ndalon një sërë produktesh kanadeze
Lajme

Tarifat hakmarrëse hynë në fuqi, SHBA ndalon një sërë produktesh kanadeze

September 9, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?