By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Mbi 700 dronë dhe raketa u lëshuan mbrëmë mbi Ukrainë, Zelensky: Rusia kreu një nga sulmet më të mëdha ajrore të muajve të fundit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Mbi 700 dronë dhe raketa u lëshuan mbrëmë mbi Ukrainë, Zelensky: Rusia kreu një nga sulmet më të mëdha ajrore të muajve të fundit
Lajme

Mbi 700 dronë dhe raketa u lëshuan mbrëmë mbi Ukrainë, Zelensky: Rusia kreu një nga sulmet më të mëdha ajrore të muajve të fundit

Momenti
Published: June 2, 2026

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Rusia kreu një nga sulmet më të mëdha ajrore të muajve të fundit, duke lëshuar gjatë natës 656 dronë sulmues dhe 73 raketa të llojeve të ndryshme kundër territorit ukrainas.

Në një reagim publik, Zelensky tha se sulmet përfshinë raketa balistike, raketa kruz dhe raketa kundër anijeve, duke goditur zona të banuara dhe infrastrukturë civile në disa rajone të vendit.

Your browser does not support the video tag.

“Gjatë natës, Rusia lëshoi 656 dronë sulmues dhe 73 raketa të llojeve të ndryshme kundër qytetarëve tanë. Ky ishte një sulm në shkallë të gjerë dhe një deklaratë e qartë nga Rusia se, nëse Ukraina nuk mbrohet nga raketat balistike dhe sulmet e tjera me raketa, këto sulme do të vazhdojnë”, u shpreh presidenti ukrainas.

Zelensky konfirmoi se si pasojë e bombardimeve kanë humbur jetën të paktën 13 persona, mes tyre edhe një fëmijë, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Kreu i shtetit ukrainas theksoi gjithashtu nevojën për forcimin e mbrojtjes ajrore të vendit dhe bëri thirrje për mbështetje të mëtejshme nga partnerët perëndimorë.

“Evropa ka nevojë për mbrojtjen e saj raketore në mënyrë që kjo luftë të përfundojë më në fund. Ekziston gjithashtu një nevojë absolute për ndihmën e Shteteve të Bashkuara në furnizimin me raketa për sistemet Patriot”, deklaroi ai.

The post Mbi 700 dronë dhe raketa u lëshuan mbrëmë mbi Ukrainë, Zelensky: Rusia kreu një nga sulmet më të mëdha ajrore të muajve të fundit appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Zelensky pas sulmeve vdekjeprurëse në Kiev: Na duhen më shumë sisteme Patriot
Perëndimi po blen kohë, por kujt po ia dhuron atë?
Gruaja shtatzënë s’arrin të shkojë në maternitet dhe paraqitet në Spitalin e Traumës, mjekët ndërhyjnë në kohë dhe shpëtohet nëna dhe foshnja
Situata me zjarret në Shqipëri, 5 vatra vijojnë të jenë aktive
SHIQK alarmon: Qumështi vendor po zëvendësohet nga importi

LEXO GJITHASHTU

“Përplasje të mëdha me Rizain”, Shtufi: Riza Salihu, më quajti titst veç pse u takova me Jusufin
“Përplasje të mëdha me Rizain”, Shtufi: Riza Salihu, më quajti titst veç pse u takova me Jusufin
Lajme
Dyshohet se mori djalin nga kopshti pa dijeninë e bashkëshortes në Gjakovë dhe doli jashtë Kosovës
Dyshohet se mori djalin nga kopshti pa dijeninë e bashkëshortes në Gjakovë dhe doli jashtë Kosovës
TOP Momenti
VLEN: Kush e drejton BDI-në, Aliu, Bujari apo Artani nga arresti shtëpiak
VLEN: Kush e drejton BDI-në, Aliu, Bujari apo Artani nga arresti shtëpiak
TOP Momenti
Kërcënimet e Vuçiqit me ndalimin e ujit: Forcë apo dobësi?
Kërcënimet e Vuçiqit me ndalimin e ujit: Forcë apo dobësi?
TOP Momenti
“Ia përcjelli postën”, Shtufi për herë të parë tregon si ndodhi përplasja mes Jusuf Gërvallës dhe Riza Salihut
“Ia përcjelli postën”, Shtufi për herë të parë tregon si ndodhi përplasja mes Jusuf Gërvallës dhe Riza Salihut
Lajme

You Might Also Like

A ishte Riza Salihu në shërbim të UDB-s? Shtufi: Unë nuk bëhem Riza e as Ibrahim Kelmend
Lajme

A ishte Riza Salihu në shërbim të UDB-s? Shtufi: Unë nuk bëhem Riza e as Ibrahim Kelmend

August 20, 2026
Jean-François Huchet ambasadori i ri i Francës në Kosovë, detyrën e nis në shtator
Lajme

Jean-François Huchet ambasadori i ri i Francës në Kosovë, detyrën e nis në shtator

August 20, 2026
A ishte Ibrahim Kelmendi një nga kundërshtarët e Jusuf Gërvallës sipas Shtufit
Lajme

A ishte Ibrahim Kelmendi një nga kundërshtarët e Jusuf Gërvallës sipas Shtufit

August 20, 2026
Në kujtim të dëshmorëve të gushtit, OVL-UÇK: Sakrifica e tyre nuk harrohet
Lajme

Në kujtim të dëshmorëve të gushtit, OVL-UÇK: Sakrifica e tyre nuk harrohet

August 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?