By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Marshi për Liri” bashkoi shqiptarët në Prishtinë – reagime nga Kosova, rajoni e bota
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Marshi për Liri” bashkoi shqiptarët në Prishtinë – reagime nga Kosova, rajoni e bota
TOP Momenti

“Marshi për Liri” bashkoi shqiptarët në Prishtinë – reagime nga Kosova, rajoni e bota

Momenti
Published: September 13, 2026

Në Prishtinë është zhvilluar sot (shtunë) “Marshi për Liri”, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, vetëm katër ditë para shpalljes së aktgjykimit përfundimtar në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në marsh morën pjesë përfaqësues të partive politike nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, veteranë të luftës së Kosovës, familjarë të të akuzuarve, si dhe familjarë të dëshmorëve të luftës.

Gjatë fjalimeve u kërkua drejtësi për ish-krerët e UÇK-së dhe kthimi i tyre në Kosovë.

Your browser does not support the video tag.

Përfaqësuesi i Platformës “Liria ka Emër”, Ismail Tasholli, tha para të pranishmëve se pjesëmarrësit, në mënyrë simbolike, i shpallën të pafajshëm çlirimtarët.

Lëvizja Vetëvendosje, ndonëse e mbështeti marshin përmes një deklarate, u përfaqësua në të nga disa deputetë. Kreu i kësaj partie, Albin Kurti, mungoi, pavarësisht se kishte marrë ftesë për pjesëmarrje.

Në marsh mungoi edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Ndërkohë, i pranishëm ishte kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili vjen nga radhët e LDK-së.

Deputetë të të gjitha partive morën pjesë në “Marshin për Liri”

Mbështetje marshit i dha edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili nuk ishte fizikisht i pranishëm në Prishtinë.

Duke e cilësuar situatën si një “farsë” në ditët e fundit të procesit, Rama tha se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të triumfojë përmes së vërtetës së tij.

“Farsa është në ditët e fundit dhe gjithçka pret njeriu nga autorët e saj, por siç e ka thënë vetë Hashimi, lirinë nuk ia merr dot askush, askund, e ashtu siç Kosova triumfoi duke besuar te liria edhe kur s’kishte askënd e asgjë përpos etjes së vet për liri, ashtu do të triumfojë edhe Hashim Thaçi me forcën e të vërtetës së tij, të cilën vitet e burgut veç e kanë bërë më të madhe bashkë me mbështetjen e krejt shqiptarisë”, shkroi Rama.

Për marshin në Prishtinë reagoi edhe i dërguari amerikan, Richard Grenell.

Në një postim në platformën X, Grenell tha se Hashim Thaçi ka gjashtë vjet që ndodhet në paraburgim, duke e lidhur arrestimin e tij me kohën kur ai po udhëtonte drejt Uashingtonit për t’u takuar me presidentin amerikan Donald Trump.

“Thaçi ka 6 vjet që ndodhet në burg! – që nga momenti kur Jack Smith arrestoi presidentin në detyrë të Kosovës, ndërsa ai po udhëtonte drejt Uashingtonit për t’u takuar me mua lidhur me negociatat përfundimtare me Presidentin Trump për marrëveshjen e Zyrës Ovale për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë. Të gjitha çështjet e Jack Smith-it në Amerikë kanë dështuar. Kjo çështje në Evropë është e fundit që ai ka në dorë”, shkroi Grenell.

Ai shtoi se edhe demokratë amerikanë kanë dëshmuar në Hagë në favor të Thaçit, duke deklaruar, sipas tij, se pretendimet e Jack Smith-it ishin të pavërteta.

“Pra, ekziston mbështetje dypartiake amerikane për Thaçin… dhe kundër Jack Smith-it. Tani gjithçka varet nga vendimi i Hagës më 16 shtator”, shkroi Grenell.

“Marshi për Liri” bën jehonë në mediat botërore

Vuçiq: Mora sinjale të ndryshme për aktgjykimin

Për marshin dhe procesin gjyqësor reagoi edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq, i cili rreth dy javë më parë kishte deklaruar se aktgjykimi ndaj Thaçit pritej të ishte kryesisht lirues, tha tani se gjatë vizitës së tij të fundit në Paris ka marrë “sinjale të ndryshme” nga disa liderë evropianë dhe botërorë.

Duke folur për procesin gjyqësor ndaj Thaçit, Vuçiq tha se nuk e di se cili do të jetë vendimi përfundimtar.

“Para 15 ditësh mora informacion se ai do të dënohej me një masë që mbulon kohën e paraburgimit, këtë e mora nga shërbimet tona inteligjente. Tani, kur isha në Paris dhe bisedoja me disa liderë evropianë e botërorë, mora disa sinjale të ndryshme. Pas katër ditësh do të shohim se kush ka të drejtë”, deklaroi Vuçiq.

Qeveria falënderon qytetarët dhe organizatorët e “Marshit për liri” në Prishtinë

Ai i përshkroi protestat e së shtunës në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Tiranë, Shkup dhe Prishtinë si një “rapsodi e nacionalizmit dhe urrejtjes ndaj serbëve”.

Procesi gjyqësor ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së ka hyrë në fazën përfundimtare. Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë caktuar 16 shtatorin si datën për shpalljen e aktgjykimit, pas më shumë se tre vjetësh nga nisja e gjykimit./Telegrafi/

You Might Also Like

Derbi i Anamoravës mbyllet pa gola
Rruga Tetovë–Prizren merr jetë, nis hapja e trasesë drejt tunelit
Ari shkëlqen në tregjet ndërkombëtare, çmimi arrin mbi 4300 dollarë
Shkëlqen Edon Zhegrova, shënon dy gola për Juventusin
Shefi i Microsoft mbështet përshpejtimin e intelegjencës artificiale

LEXO GJITHASHTU

Largohet i nxehti i madh, gjatë javës së ardhshme temperaturat bien nën 30 gradë
Largohet i nxehti i madh, gjatë javës së ardhshme temperaturat bien nën 30 gradë
TOP Momenti
Rama paralajmëron hapjen e katër universiteteve të reja në Shqipëri
Rama paralajmëron hapjen e katër universiteteve të reja në Shqipëri
Lajme
Sëmundjet malinje, rritje për 3.6% mes 2024-2025, për tetë muaj rreth 1500 raste
Sëmundjet malinje, rritje për 3.6% mes 2024-2025, për tetë muaj rreth 1500 raste
Lajme
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime për marrëveshje sigurie në tetor
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime për marrëveshje sigurie në tetor
Lajme
Bisedimet trepalëshe SHBA-Rusi-Ukrainë mund të zhvillohen në tetor
Bisedimet trepalëshe SHBA-Rusi-Ukrainë mund të zhvillohen në tetor
Lajme

You Might Also Like

Qeveria e re e Kurtit votohet me 62 vota, opozita e konteston – përplasja zhvendoset në Kushtetuese
TOP Momenti

Qeveria e re e Kurtit votohet me 62 vota, opozita e konteston – përplasja zhvendoset në Kushtetuese

September 14, 2026
Sherr me babanë e ish-partneres, plagosje me çekiç në Shqipëri
TOP Momenti

Sherr me babanë e ish-partneres, plagosje me çekiç në Shqipëri

September 13, 2026
Deputeti i AfD-së: Nuk mund të injorohet fakti se 92% e banorëve të Kosovës janë shqiptarë
TOP Momenti

Deputeti i AfD-së: Nuk mund të injorohet fakti se 92% e banorëve të Kosovës janë shqiptarë

September 13, 2026
​A do dëbohen shqiptarët nga Gjermania? Flet deputeti i AfD-së pas fitores në zgjedhje
TOP Momenti

​A do dëbohen shqiptarët nga Gjermania? Flet deputeti i AfD-së pas fitores në zgjedhje

September 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?