By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: LVV-ja në Shtime akuzon kryesuesin e Kuvendit për shkelje ligjore: Brenda pesë muajve janë konstatuar 11 vendime të kundërligjshme
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
LVV-ja në Shtime akuzon kryesuesin e Kuvendit për shkelje ligjore: Brenda pesë muajve janë konstatuar 11 vendime të kundërligjshme
TOP Momenti

LVV-ja në Shtime akuzon kryesuesin e Kuvendit për shkelje ligjore: Brenda pesë muajve janë konstatuar 11 vendime të kundërligjshme

Momenti
Published: June 23, 2026




Foto: Laura Hasani





Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Shtime, komunë kjo që udhëhiqet pikërisht nga kjo parti dhe kryetari i saj Qemajl Aliu – ka akuzuar kryesuesin e Kuvendit Komunal, Rrahman Jakupi, për shkelje të vazhdueshme ligjore, duke pretenduar se brenda pesë muajve të fundit Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ka konstatuar si të kundërligjshme 11 vendime të Kuvendit Komunal.

Your browser does not support the video tag.


Përmes një reagimi publik në Facebook, LVV-ja e ka cilësuar Jakupin si “rekordmen të shkeljeve ligjore”, duke e akuzuar për mungesë të njohurive procedurale dhe për veprim sipas urdhrave politikë.

Your browser does not support the video tag.


“Plot 11 vendime të Kuvendit Komunal të Shtimes janë konstatuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal si të kundërligjshme”, thuhet në reagim.


Sipas LVV-së, këto vendime janë rezultat i asaj që e quan qasje të papërgjegjshme dhe joprofesionale në drejtimin e Kuvendit Komunal.


“Kjo është pasojë e qasjes së papërgjegjshme dhe joprofesionale në udhëheqjen e Kuvendit Komunal nga Rrahman Jakupi”, thuhet më tej.


Në reagim pretendohet gjithashtu se edhe seanca e fundit e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal është thirrur në kundërshtim me procedurat.


“Edhe seanca e fundit e jashtëzakonshme është thirrur pa ekzistuar rrethana të jashtëzakonshme dhe pa u bashkëngjitur materialet përkatëse”, ka deklaruar LVV.


Dega e LVV-së ka publikuar edhe listën e 11 vendimeve që, sipas saj, janë konstatuar si të kundërligjshme nga MAPL, përfshirë vendime që lidhen me Komitetin për Komunitete, rregulloret komunale, komisionet e Kuvendit dhe çështje të pronës komunale.


Po ashtu, LVV ka kritikuar edhe asamblistët e PDK-së dhe LDK-së, duke pretenduar se kanë mbështetur me votat e tyre vendimet që konsiderohen të kundërligjshme.


“Hiq më pak fajtorë nuk janë edhe asamblistët e PDK-së dhe LDK-së që me votën e tyre i mbështetën këto vendime të kundërligjshme”, thuhet në reagim.


Në fund, LVV ka kërkuar respektim më të madh të ligjit dhe përgjegjësi institucionale, duke theksuar se qytetarët e Shtimes meritojnë institucione që funksionojnë në përputhje me ligjin.


“Qytetarët e Shtimes meritojnë institucione që punojnë me përgjegjësi, profesionalizëm dhe respekt për ligjin, ashtu siç është ekzekutivi”, përfundon reagimi.



source

You Might Also Like

Oda Ekonomike: Bilanci tregtar i Kosovës përmirësohet me Greqinë, por mbeten deficite të larta me Poloninë dhe Arabinë Saudite
​Pas incidentit në Magurë, peticion për ndalimin e kthimit të të dyshuarve në fshat
Kandiq ngre dyshime për varr masiv të mundshëm në Pasuljanske Livade të Serbisë
Tragjedi në Arabinë Saudite, 14 të vdekur pas rrëzimit të helikopterit
Cadmani për procesin në Hagë: Kryhet më 20 korrik, vendimi i GJEDNJ-së ndikon në Apel

You Might Also Like

Dy të lënduar nga përplasja e dy veturave në Veriq të Istogut
TOP Momenti

Dy të lënduar nga përplasja e dy veturave në Veriq të Istogut

June 28, 2026
Sunderlandi refuzon ofertën e Chelseat: Granit Xhaka nuk është në shitje
TOP Momenti

Sunderlandi refuzon ofertën e Chelseat: Granit Xhaka nuk është në shitje

June 28, 2026
Rekord i nxehtësisë në Gjermani, temperatura arrin 41.5 gradë Celsius
TOP Momenti

Rekord i nxehtësisë në Gjermani, temperatura arrin 41.5 gradë Celsius

June 28, 2026
Lewandowski transferohet te Chicago Fire
TOP Momenti

Lewandowski transferohet te Chicago Fire

June 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?