By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Luftëtari që s’i shmangej asnjë aksioni – rrëfimi për “Shpendin e UÇK-së”
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Luftëtari që s’i shmangej asnjë aksioni – rrëfimi për “Shpendin e UÇK-së”
TOP Momenti

Luftëtari që s’i shmangej asnjë aksioni – rrëfimi për “Shpendin e UÇK-së”

Momenti
Published: June 19, 2026

Rrugën për tek varrezat e merr çdo 18 qershor.

Kështu tash e 27 vjet Bardhyl Canolli, vjen për të kujtuar vëllain dëshmorë Basriun.

Basriu i njohur me nofkën Shpendi ra heroikisht në qershorin e vitit 1999 gjatë operacioneve të UÇK-së kundër forcave serbe.

Your browser does not support the video tag.

E vëllai Bardhyli i cili edhe vet ishte pjesë e UÇK-së, thotë se Shpendi ishte sypatrembur e shumë i vendosur në luftën për liri.

“Shpendi jo si vëlla që e kam pas por po flas si shokë dhe bashkëluftëtar i tij ka qenë shumë i vendostë në çdo aspekt. Kam edhe disa raste të freskëta që nuk mundem me i harru, kam shumë për të folur për të. Ka qenë një djalë i vendostë në çdo aspekt dhe vetëm shkurt ka fol, nuk ka fol gjatë por ka vepruar”, shprehet ai.

Aksionet e Shpendit të UÇK-së, vëllai Bardhyli i kujton me krenari.

“ Atë se çfarë e tha komandant Shehu: “Urdhër për të i vrarë serbët nuk do të pres prej askujt”, do të thotë kur ka shkuar me i vëzhguar pozicionet e serbëve ku ishin aty ka kaluar nga pozicioni jem. Në fakt ne i dëgjuam krismat por nuk e dinim se çfarë është bë . Në radiolidhje e kuptuam se është krye një aksion sa i përket Shpendit dhe shkove të tij janë në rregull, ka u kthyer erdhën aty dhe po na shpjegon se çka ka ndodhë. Ishte një lajm për ne ushtarët i jashtëzakonshëm, mora kallashin dhe gjuajta përpjetë prej gëzimit se çfarë aksioni kishin kryer”, kujton Bardhyli.

Lajmin për rënien e vëllait dëshmorë, e mori nga një prej komandantëve.

“Kur dolëm tek rruga magjistrale Prishtinë – Leskoc u kthye në drejtimin e Stallovës dhe e pyeta kah po shkonim e largon kokën në anën tjetër dhe më thotë duhet me shku deri në bazë lart tek Zllashi. Thash pse çfarë ka ndodh, më tha  Shpendi është plagos, dhe në momentin kur më tha kështu e mendova atë më të keqën sepse Shpendi nuk plagoset lehtë”, tregon ai.

Nga rënia e Shpendit, atij i ka mbetur vetëm një peng.

“Një javë pa rënë dëshmorë Shpendi ia kam pastruar rrobat, uniformën që ju kishte bërë me shumë gjëra. Pas një javë dite ka rënë dëshmorë dhe me ato rroba e kemi varrosur këtu. E ka pasur një pllakë të metaltë e cila, nuk shkrihet as në zjarr e cila në rast që bien apo shkatërrohet trupi i njeriut, në bazë të asaj me identifikuar. Ajo më ka mbet marak në atë kohë pse nuk ia mora ata me mbajt për kujtim se është varros me të”, shprehet vëllai i dëshmorit.

Basri Canolli, i njohur si Shpendi, atdhedashurinë e trashëgoi nga familja e tij, që ndër vite dha kontribut në luftën për liri.

 

source

You Might Also Like

Aleanca i dërgon vendimet e Qeverisë në detyrë në Prokurori Speciale
Situata me zjarret në Shqipëri, gjashtë vatra ende aktive
KFOR: Hapjen ose jo të urës mbi Ibër e përcaktojnë BE-ja dhe Kosova, jo ne
KFOR-i: Prania jonë do të rritet në disa zona të veriut, përfshirë Mitrovicën e Veriut
Vdes ikona e muzikës country, Dolly Parton

LEXO GJITHASHTU

Vdes në QKUK këmbësori i goditur nga vetura në rrugën Podujevë–Prishtinë
Vdes në QKUK këmbësori i goditur nga vetura në rrugën Podujevë–Prishtinë
TOP Momenti
Niveli i ulët i sheqerit në mëngjes, ja çfarë duhet të bëni
Niveli i ulët i sheqerit në mëngjes, ja çfarë duhet të bëni
TOP Momenti
Kurti: Altin Kryeziu do të kujtohet si zyrtar shembullor që shërbeu me profesionalizëm
Kurti: Altin Kryeziu do të kujtohet si zyrtar shembullor që shërbeu me profesionalizëm
TOP Momenti
Hoxhaj nis mobilizimin e strukturave të PDK-së për pritjen e ish-liderëve të UÇK-së
Hoxhaj nis mobilizimin e strukturave të PDK-së për pritjen e ish-liderëve të UÇK-së
TOP Momenti
Xani: Kurti duhet ta fokusojë gjithë agjendën te LDK-ja
Xani: Kurti duhet ta fokusojë gjithë agjendën te LDK-ja
TOP Momenti

You Might Also Like

Arsenali e dominon formacionin ideal të Premirligës
TOP Momenti

Arsenali e dominon formacionin ideal të Premirligës

August 26, 2026
Ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare mbretëresha e country-t, Dolly Parton
TOP Momenti

Ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare mbretëresha e country-t, Dolly Parton

August 26, 2026
Fisnik Asllani në radar të gjigantit turk, Galatasaray
TOP Momenti

Fisnik Asllani në radar të gjigantit turk, Galatasaray

August 26, 2026
“InfoNata” 25.08.2026
TOP Momenti

“InfoNata” 25.08.2026

August 26, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?