By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Lufta me Iranin ka hequr 2.6 miliardë fuçi naftë bruto nga furnizimi global, thotë drejtori i Saudi Aramco
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Lufta me Iranin ka hequr 2.6 miliardë fuçi naftë bruto nga furnizimi global, thotë drejtori i Saudi Aramco
Lajme

Lufta me Iranin ka hequr 2.6 miliardë fuçi naftë bruto nga furnizimi global, thotë drejtori i Saudi Aramco

Momenti
Published: August 4, 2026

Amin Nasser, drejtori ekzekutiv i eksportuesit më të madh të naftës në botë, Saudi Aramco, tha se 2.6 miliardë fuçi naftë bruto janë hequr nga furnizimi global gjatë luftës me Iranin, raportoi Reuters të martën.

Saudi Aramco raportoi të martën një rritje prej 44% të fitimit neto në tremujorin e dytë, gjatë një periudhe kur bllokimi i rrugëve të eksportit dhe frika për përshkallëzimin e konfliktit më të gjerë çuan në rritjen e çmimeve të naftës bruto, shkruqn CNN.

Your browser does not support the video tag.

Nasser tha se flukset aktuale tregtare përmes Ngushticës së Hormuzit janë në një të dhjetën e niveleve para konfliktit, duke shtuar se bota do të vazhdojë të humbasë më shumë se 100 milionë fuçi naftë bruto për çdo javë që kjo rrugë detare mbetet e mbyllur.

Nëse Ngushtica e Hormuzit do të hapej sot, do të duheshin deri në 18 muaj për të rikthyer rezervat e pakësuara, citohet të ketë thënë Nasser nga Reuters.

Me kapacitetin global të rafinimit tashmë të ngarkuar në maksimum, ai paralajmëroi se furnizimi me energji mund të përballet me presion edhe më të madh nëse rafineritë do të pësonin ndërprerje të mëdha të paplanifikuara ose të zgjatura.

Më herët, muajin e kaluar, infrastruktura e Aramco-s u vu në shënjestër nga Huthët e mbështetur nga Irani në Jemen dhe nga sulmet me dronë të milicive pro-iraniane në Irak.

Nasser tha se kompania do të vazhdojë të shfrytëzojë të gjitha rrugët e eksportit, përfshirë Ngushticën e Hormuzit, Ngushticën Bab al-Mandeb në Detin e Kuq, Kanalin e Suezit dhe tubacionin Sumed në Egjipt.

The post Lufta me Iranin ka hequr 2.6 miliardë fuçi naftë bruto nga furnizimi global, thotë drejtori i Saudi Aramco appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Shitësi i dytë më i madh online në Rusi, shënjestër e sulmeve në Ukrainë
Izraeli paralajmëron për përgjigje ‘të fuqishme’ ndaj balonave të dërguara nga Gaza
Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me teshlicë, arrestohet në Fier autori i krimit makabër në Lushnje
Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet në Fier autori i krimit makabër në Lushnje
Sekretari i Thesarit i SHBA-së thotë se Irani përballet me ‘ofensivën më të madhe financiare ndonjëherë’

LEXO GJITHASHTU

KRU Gjakova apelon për kursim të ujit
KRU Gjakova apelon për kursim të ujit
TOP Momenti
Cucurella prezantohet te Real Madridi: Pas këtij transferimi qëndron shumë punë dhe sakrificë
Cucurella prezantohet te Real Madridi: Pas këtij transferimi qëndron shumë punë dhe sakrificë
TOP Momenti
Goditet një këmbësor në rrugën Prishtinë-Podujevë, i dyshuari largohet nga vendi i ngjarjes
Goditet një këmbësor në rrugën Prishtinë-Podujevë, i dyshuari largohet nga vendi i ngjarjes
TOP Momenti
Vetëaksidenti në Suharekë, Policia jep detaje
Vetëaksidenti në Suharekë, Policia jep detaje
TOP Momenti
Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë paralajmërojnë grevë nga 1 shtatori
Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë paralajmërojnë grevë nga 1 shtatori
TOP Momenti

You Might Also Like

“Murati ka shprehur dëshirën që të zhvarroset familja Jashari”, Arsim Gërxhaliu: Puthja e kafkës së Adem Jasharit ka qenë emocion i madh për mua
Lajme

“Murati ka shprehur dëshirën që të zhvarroset familja Jashari”, Arsim Gërxhaliu: Puthja e kafkës së Adem Jasharit ka qenë emocion i madh për mua

August 24, 2026
“E pata marrë dhëmbin e Adem Jasharit edhe gishtin e Isa Boletinit”, Gërxhaliu: U dogjën kur u dogj IML, kjo ishte trauma më e madhe për mua
Lajme

“E pata marrë dhëmbin e Adem Jasharit edhe gishtin e Isa Boletinit”, Gërxhaliu: U dogjën kur u dogj IML, kjo ishte trauma më e madhe për mua

August 24, 2026
Arrestohet një person me shtetësi kosovare dhe maqedone, kërkohej nga Interpol për vjedhje të rëndë
Lajme

Arrestohet një person me shtetësi kosovare dhe maqedone, kërkohej nga Interpol për vjedhje të rëndë

August 24, 2026
Policia e Kosovës arreston një person të kërkuar nga INTERPOL
Lajme

Policia e Kosovës arreston një person të kërkuar nga INTERPOL

August 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?