By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Lotët e Hoxhës pasi la xhaminë për politikën, Osman Musliu: Do të jem politikan unifikues
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Lotët e Hoxhës pasi la xhaminë për politikën, Osman Musliu: Do të jem politikan unifikues
Lajme

Lotët e Hoxhës pasi la xhaminë për politikën, Osman Musliu: Do të jem politikan unifikues

Momenti
Published: May 15, 2026

Hoxha nga Drenasi, Osman Musliu, nuk është përmbajtur nga lotët, të premten, kur gjatë një adresimi para faljes së namazit të xhumasë në xhaminë e këtij qyteti njoftoi besimtarët që ishin këtu, se më nuk do të jetë imam në këtë objekt fetar. 

Mulla Osmani, siç njihet ky klerik mysliman, në Drenicë dhe gjithë Kosovën, ka vendosur të futet në politikë, duke iu bashkuar Lëvizjes vetëvendosjë si kandidat I kësaj partie për deputet në zgjedhjet e 7 qershoti.

Në një deklarim para besimtarëve, ai tha se nuk dëshiron që asnjë xhematli i kësaj xhamie të ndihet i përjashtuar apo ta shohë imamin si mbështetës të një partie apo grupacioni politik.

Në adresimin emocional, gjatë të cilit lotët ia ndërprenë fjalët disa herë, tha se gjatë gjithë angazhimit të tij ka mbështetur atë që e ka konsideruar të mirë për vendin, fenë dhe shoqërinë, duke shtuar se do të vazhdojë të kontribuojë për Kosovën, familjen dhe fenë islame edhe jashtë detyrës së imamit.

“Edhe pse ju kam dukur ndonjëherë që i kam bërë disa lufta, përpjekje, se s’po e quaj luftë në kuptimin e parë, përpjekje me e ndaluar një të keqe që unë kam menduar që është e keqe, asnjëherë ju nuk jeni ftohur prej meje, më keni mbështetur, edhe prej sodit, unë do t’jua lypi ndihmën. Unë kam qenë borxhli me mbështetjen e juaj, edhe duhet t’jua kthej prapë, por nuk do të kryej detyrën e imamit. Pra, për arsye se nuk dua me e ndier veten keq asnjë njeri në xhami, që me thënë hoxha është mbështetës i një partie politike, apo i një grupacioni politik, por dua me qenë çdo xhemat që vjen në xhami me e ndier veten që është për Zotin, me kry obligimin e vet fetar, dhe kur imami, sepse nganjëherë njerëzit dinë me kombinu edhe dy lojëra”, ka deklaruar ai.

“Me u paraqit si apartiak, a prapaskena, unë nuk po du me u paraqit i tillë. Domethënë, as si paraqit partiak. Është e vërtetë që e kam mbështetur të mirën, e kam dashur të mirën, kam luftuar kundër të keqes, kam me luftuar kundër të keqes, pa marrë parasysh derisa, deri në frymën e fundit, do të mundohem të jem njeri që jam i dobishëm për Kosovën, për shqiptarinë, për familjen dhe për fenë. Pra, për mua janë tri, tri gjëra që s’kam lejuar kurrë me luajtur. Familja, feja dhe atdheu. Pra, unë jua bëj hallall juve të gjithëve. Kërkoj edhe ju të ma bëni hallallin mua, inshallah“, tha Musliu.

Në një intervistë për KosovaPress, pasi kreu faljen e namazit të xhumasë si imam, për herë të fundit, mulla Osman Musliu, foli për vendimin e tij për t’u përfshirë në politikë, duke theksuar se angazhimin e ri e sheh si vazhdim të kontributit të tij shumëvjeçar në shërbim të qytetarëve.

Ai tha se ky vendim nuk ka qenë i rastësishëm, por i menduar prej kohësh, duke potencuar përvojën e tij 42-vjeçare si imam në Suharekë dhe Drenas.

“Tash, këtë hap që e kam marrë, normal, kam menduar, nuk e kam bërë rastësisht, e kam menduar këtë punë unë. Edhe tetë, nëntë muaj dal veç në pension, pensionohem në aspektin ligjor. Edhe kam vendosur me u, ka afruar një ofertë, një kërkesë, që me u angazhuar në aspektin politik. Mendoj që edhe aty do të kontribuoj qysh kam kontribuuar që 42 vite, dy muaj, në popull, edhe natën edhe ditën, edhe para luftës, edhe gjatë luftës, edhe pas luftës. Në luftë me të keqen jemi qenë të gjithë. Edhe mendoj që edhe pse shkoj në Kuvend prapë kam me qenë ai hoxha unifikues, si Osmani unifikues, jo Osmani përçarës. Se unë edhe xhematit sot që i thashë, thashë na para se me qenë partiak, para se me qenë besimtarë të feve të ndryshme, na më së pari jemi vëllezër mes vete. Edhe në asnjë mënyrë nuk ja lejoj vetit me e pa dikënd në baza partiake”, u shpreh Musliu.

I pyetur në lidhje me votimin e tij të mundshëm për Kodin Civil, Musliu tha se qëndrimet e tij fetare janë të njohura, por shtoi se nuk ka zhvilluar biseda me kryeministrin Albin Kurti për këtë çështje.

“Krejt Kosova e din edhe krejt bota e din që hoxha edhe njeriu fetar çfarë qëndrimesh ka ndaj asaj. As s’kemi biseduar, e as s’ka kërkuar ai prej meje kurrgjë. Edhe mendoj që s’është puna jemja ajo. Nuk o puna jemja. Është punë e tjetërkujt, s’është puna jeme. Edhe s’e shoh ndonjë farë, ndonjë farë, as andej as këndej, është punë shtetërore, nuk o punë personale e Mulla Osmanit. Qëndrimet e Mulla Osmanit edhe ato fetare dihen. Edhe i krishterë, edhe mysliman fetar, dihet çfarë qëndrimesh kanë”, përfundoi Musliu.

Në fund, ai u pyet drejtpërdrejt nëse e kundërshton Kodin Civil, por u përgjigj shkurt: “Nuk e di, nuk e di”.

Mulla Osman Musliu ka njoftuar se do të tërhiqet nga detyra e imamit, duke theksuar se vendimi i tij vjen për të ruajtur unitetin dhe neutralitetin brenda xhamisë.

The post Lotët e Hoxhës pasi la xhaminë për politikën, Osman Musliu: Do të jem politikan unifikues appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Dhjetë alpinistë të zhdukur pasi një ortek godet kampin në Himalaje
PDK i reagon RTK’së për raportimin se kjo parti kërkon “uljen dënimeve për krerët e UÇK: Fyes, shtrembërim me prapavijë politike
Protesta kundër verdiktit të Speciales në Gjakovë, Gjini: Nëna Ferdonije pasqyra që tregon se kush ishin kriminelët
Protesta në shesh, Hoxhaj: Një popull i bashkuar rreth lirisë së vet nuk mund të mposhtet
OVL e UÇK-së falënderon tifogrupet për protestën: Rivaliteti na ndan, por UÇK-ja na bashkon

LEXO GJITHASHTU

Gjakova në protestë për ish-krerët e UÇK-së, mes pjesëmarrësve edhe Ferdonije Qerkezi
Gjakova në protestë për ish-krerët e UÇK-së, mes pjesëmarrësve edhe Ferdonije Qerkezi
TOP Momenti
Cakolli: Do të ishte fyerje që seanca e nesërme të përfundonte me përplasje partiake për Hagën
Cakolli: Do të ishte fyerje që seanca e nesërme të përfundonte me përplasje partiake për Hagën
TOP Momenti
Haradinaj pas takimeve Kurti–Hamza–Abdixhiku: Shpresoj që zëri i popullit nuk i ka penguar ‘takimet e errëta’
Haradinaj pas takimeve Kurti–Hamza–Abdixhiku: Shpresoj që zëri i popullit nuk i ka penguar ‘takimet e errëta’
TOP Momenti
Përfshihet nga flakët banesa, humb jetën 70-vjeçari i paralizuar në Fier
Përfshihet nga flakët banesa, humb jetën 70-vjeçari i paralizuar në Fier
TOP Momenti
Prishtina edhe sonte në protestë, qytetarët mblidhen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Prishtina edhe sonte në protestë, qytetarët mblidhen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
TOP Momenti

You Might Also Like

Kështu protestoi kundër verdiktit të Speciales Nëna Ferdonije Qerkezi sonte në Gjakovë
Lajme

Kështu protestoi kundër verdiktit të Speciales Nëna Ferdonije Qerkezi sonte në Gjakovë

September 27, 2026
Nata e 12 e protestës në Prishtinë pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-nga Gjykata Speciale
Lajme

Nata e 12 e protestës në Prishtinë pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-nga Gjykata Speciale

September 27, 2026
Policia thotë se ka gjetur armë, municion, uniforma dhe mjete tjera ilegale në dy lokacione në Veri
Lajme

Policia thotë se ka gjetur armë, municion, uniforma dhe mjete tjera ilegale në dy lokacione në Veri

September 27, 2026
Tirana po përgatit rokadë ambasadorësh, Denion Meidani vjen në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup?
Lajme

Tirana po përgatit rokadë ambasadorësh, Denion Meidani vjen në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup?

September 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?