By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Lëmoshë në prag zgjedhjesh”, opozita dhe ekonomistët kritikojnë shtesat prej 100 eurosh
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Lëmoshë në prag zgjedhjesh”, opozita dhe ekonomistët kritikojnë shtesat prej 100 eurosh
Lajme

“Lëmoshë në prag zgjedhjesh”, opozita dhe ekonomistët kritikojnë shtesat prej 100 eurosh

Momenti
Published: May 23, 2026

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eurosh për fëmijët, studentët, pensionistët dhe punëtorët e sektorit privat, si dhe rritjen e mbështetjes për lehonat. Ky vendim është kundërshtuar nga opozita dhe njohës të ekonomisë, të cilët e kanë cilësuar si veprim me prapavijë elektorale dhe jo zgjidhje afatgjate për gjendjen ekonomike të qytetarëve.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për deputet, Artan Behrami për Ekonomia Online tha se vendimi i Qeverisë është përpjekje për blerje të votës përmes shpërndarjes së mjeteve financiare.

“Po, ndihmesa më e madhe për qytetarët e Kosovës do të ishte sikur Albin Kurti të rriste pagat në sektorin publik, si dhe të merrte iniciativë për të ringjallur sektorin privat. Mirëpo çfarë bën ai? Ai bën të kundërtën: ai jep lëmoshë dhe në këmbim kërkon vota. Pra, vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës është një platformë për blerjen e votave dhe sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ky është një vendim edhe antiligjor, edhe i dënueshëm. Megjithatë, qytetarët e Republikës së Kosovës duhet t’i marrin ato para, por mos t’ia japin votën këtij njeriu, i cili tashmë e ka shndërruar në platformë joshjen në prag të zgjedhjeve dhe deri në zgjedhje gjithmonë e ka injektimin e frikës”, deklaroi Behrami.

Your browser does not support the video tag.

Ai shtoi se Qeveria po operon me, siç tha ai, “dy platforma politike”.

“Pra, zoti Kurti operon me dy platforma: platforma e parë është mbjellja e frikës, e pasigurisë, e kaosit dhe e krizës; ndërsa në anën tjetër ofron lëmoshë përmes shpërndarjes së parave. Qytetarët e Republikës së Kosovës duhet ta dinë që vetëm në këto dy vitet e fundit, me paratë që ka shpërndarë Albin Kurti te qytetarët, Kosova kishte mundur të ndërtonte një termocentral të ri dhe të pavarësohej nga Serbia për energji elektrike. Pra, ai nuk di të qeverisë; çdo vendim është ad-hoc, çdo vendim është i shpejtë dhe çdo vendim e ka vetëm një skadencë: përfundimin e zgjedhjeve, dhe aty më pas përfundon edhe qeverisja e tij”, tha ai.

Your browser does not support the video tag.

Kritika ndaj këtij vendimi pati edhe ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kandidati për deputet, Besnik Tahiri, i cili për Ekonomia Online tha se Qeveria për vite me radhë ka diskriminuar sektorin privat dhe tani po tenton të fitojë mbështetje politike përmes këtyre pagesave.

“Ky vendim i Qeverisë është reflektim i gabimeve të njëpasnjëshme që kjo Qeveri i bën për kategoritë që sot po i ndihmon me nga 100 euro. Sektori privat është parë prej kësaj Qeverie si armik. Diskriminimi në mes të një zyrtari që punon në ministri apo në komunë dhe një punëtori që punon në ndërtimtari apo në gastronomi, ka qenë më i ziu në Afrikë. Ky vendim është fushatë zgjedhore. Ky vendim e ka vetëm një qëllim: për t’ia ndërruar mendjen një shoqërie, një populli, e në veçanti një votuesi, në mënyrë që përmes këtyre mjeteve të ndikojë që kjo Qeveri të marrë vota”, deklaroi Tahiri.

Sipas tij, mjetet do të duhej të investoheshin në krijimin e vendeve të punës dhe në reforma afatgjata sociale.

“Ajo që do të ishte dashur është që ajo 65 milionë euro të ndahej për krijimin e vendeve të punës. Një vend pune krijohet prej 8 deri në 10 mijë euro dhe me këtë shumë do të mund të krijoheshin mbi 6 mijë vende pune. I është dashur me vakt me ndryshu një nen, e të gjithë arsimtarët, profesorët, njerëzit që nuk po mund me i mbërri 15 vjet stazh, me pas pensionin e plotë. I është dashur veteranët e UÇK-së mos me u detyru me u kthye prapë te pensioni i veteranit. Normal që njerëzit gëzohen për 100 euro, sepse çmimet janë rritur dhe jeta është bërë më e vështirë, por kur e dinë nijetin, e nijeti nuk është me zbut varfërinë, por me marrë vota 20 ditë para zgjedhjeve”, tha ai.

Edhe ekonomisti Bashkim Mustafa për Ekonomia Online e ka cilësuar vendimin si të kundërligjshëm dhe pa efekt afatgjatë në përmirësimin e gjendjes ekonomike.

“E para, është vetëm një vendim joligjor; një para publike e cila nuk është e planifikuar në ligjin e buxhetit është antiligjore dhe e dëmton rëndë infrastrukturën ligjore shtetërore, duke marrë parasysh kur kemi tash edhe një qeveri që është në detyrë. E dyta, dëshmon që ekonomitë familjare dhe qytetarët e këtij vendi janë të thelluar në një varfëri të skajshme dhe këtë po e dëshmon edhe vetë Qeveria. Përveç raporteve vendore dhe ndërkombëtare, të cilave po kjo qeveri nuk po u bindet që Kosova është në gjendje jo të mirë, këta vetë po i bindin qytetarët që janë në një varfëri të skajshme dhe janë duke u përballur me sfida të papërballueshme ekonomike dhe sociale”, deklaroi Mustafa.

Ai tha se këto mjete do të përfundojnë në konsum dhe nuk do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit.

“Këto probleme nuk zgjidhen me nga 100 euro që jepen momentalisht, sepse e gjithë kjo do të shkojë në një konsum, do të ketë rritje të importit dhe thellim të varfërisë e të kushteve të cilat janë bërë të papërballueshme. Është vendimi i tretë që merret në prag të zgjedhjeve ku jepen nga 100 e diçka milionë për shkak të zgjedhjeve. Këto para do të mund të shpenzoheshin në shumë forma të tjera, por kjo qeveri, siç duket, ka hequr dorë nga zgjidhja e problemeve të përhershme të qytetarëve. Në fakt, është duke bërë një blerje masive të votës përmes lëmoshave”, shtoi Mustafa.

Të premten, Qeveria në detyrë ka marrë vendim që të ndajë nga 100 euro për pensionistët, fëmijët, për punonjësit e sektorit jopublik dhe studentët aktiv.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti në mbledhjen e sotme ka prezantuar pakon.

“Të gjendur përballë kësaj situatë, qeveria jonë nuk mund të qëndrojë duarkryq. Unë kam kërkuar nga ministri i Financave që të shfrytëzojë çdo mundësi buxhetore për të dizajnuar një pako për përballje me inflacionin, ashtu siç jemi zotuar. Qytetarët e Republikës duhet ta dijnë dhe gjithmonë duhet të llogarisin se qeveria jonë dhe e tyre nuk do t’i lërë kurrë vetëm, pavarësisht pengesave apo bllokadave që të tjerët mund t’i vendosin në rrugën tonë. Prandaj, sot kam kënaqësinë të ju njoftoj për pakon me përballje me inflacionin 2.0 të cilën e kemi dizajnuar dhe do ta miratojmë sot me masat si vijon: mbështetje e njëhershme prej 100 euro për pensionistët, mbështetje e njëhershme prej 100 euro për fëmijët, 100 euro për punonjësit e sektorit jo publik, 100 euro për studentët aktivë”, ka thënë ai

Gjithashtu në të njëjten mbledhje Qeveria në detyrë ka marrë vendim që të rrisë shtesat për lehona nga 325 euro sa ishin më parë në 500 euro.

Kështu ka bërë të ditur kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

“Super lajmi që sot dua ta ndaj me ju është se nga ky muaj do të rrisim shtesat për lehona. Përderisa me qeverisjet e kaluara shtesat për lehona ishin zero euro, thuajse ky shtet nuk kishte nëna lehona, për herë të parë në qeverisjen tonë i nisëm ato duke paguar nga 170 euro për gjashtë muaj me radhë për lehonat e papuna dhe tre muaj për ato të punësuara mbi pagesën që tashmë e marrin sipas ligjit të punës”.
“Njësoj sikur vitin e kaluar edhe në këtë maj ne po i rrisim shtesat për lehona ashtu siç kemi premtuar nga 325, 9 euro në muaj në 500 euro në muaj, sa paga minimale. Me fjalë të tjera nuk po e presim korrikun”, ka thënë ai.

source

You Might Also Like

Pishinat jofunksionale të QKUK-së, themelohet Komisioni për vlerësimin e kushteve teknike
Hallkat elektronike, disa të dyshuar dëmtuan e i heqen ato
Serbët pretenduan se polici i Kosovës u soll keq me një fëmijë në Gazimestan, videoja tregon të kundërtën
Mbi 3,000 të lënduar nga dy tërmetet në Venezuelë
Propaganda serbe përdori një fëmijë për dezinformim, videoja e demanton; Kuçi: Kopje e regjimeve gjenocidale

You Might Also Like

Vala rekord e të nxehtit trondit Evropën, Franca paralajmëron rritje të numrit të viktimave
Lajme

Vala rekord e të nxehtit trondit Evropën, Franca paralajmëron rritje të numrit të viktimave

June 29, 2026
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria përballen me ditët më të nxehta në histori
Lajme

Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria përballen me ditët më të nxehta në histori

June 29, 2026
Vdesin tragjikisht babë e bir nga fshati Maznik i Deçanit, lajmi kumtohet nga kryetari i komunës
Lajme

Vdesin tragjikisht babë e bir nga fshati Maznik i Deçanit, lajmi kumtohet nga kryetari i komunës

June 29, 2026
Babë e bir humbin jetën në Deçan, dyshohet nga kontakti me rrymën gjatë larjes së veturës
Lajme

Babë e bir humbin jetën në Deçan, dyshohet nga kontakti me rrymën gjatë larjes së veturës

June 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?