By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Lamallari për Zvërnecin: Prona është private, hetim për kompaninë e sigurisë deri në heqjen e licencës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Lamallari për Zvërnecin: Prona është private, hetim për kompaninë e sigurisë deri në heqjen e licencës
TOP Momenti

Lamallari për Zvërnecin: Prona është private, hetim për kompaninë e sigurisë deri në heqjen e licencës

Momenti
Published: May 31, 2026

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Besfort Lamallari, ka reaguar pas incidenteve të ndodhura në Zvërnec, ku pati përplasje mes qytetarëve, punonjësve të sigurisë private dhe Policisë së Shtetit.

Përmes një deklarate publike, Lamallari hodhi poshtë pretendimet se qeveria shqiptare ka dhënë apo falur tokë për projektin që po zhvillohet në atë zonë, duke theksuar se bëhet fjalë për një pronë private që u është kthyer pronarëve të ligjshëm dhe është regjistruar në hipotekë vite para ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste.

Your browser does not support the video tag.

“Projekti i Zvërnecit lidhet me një tokë tërësisht private dhe qeveria shqiptare as ka falur tokë, as ka tokë për të falur. Kjo pronë u është kthyer pronarëve dhe është regjistruar në hipotekë vite përpara se ne të vinim në qeveri”, deklaroi Lamallari.

Ministri u ndal edhe te veprimet e punonjësve të sigurisë private, duke theksuar se ata nuk kanë asnjë të drejtë të përdorin forcë ndaj qytetarëve. Ai bëri të ditur se ndaj personave të përfshirë po zhvillohen procedura penale, ndërsa kërkoi që hetimi administrativ ndaj kompanisë së sigurisë të përfundojë sa më shpejt.

Sipas Lamallarit, sjellja e rojeve private ishte e papranueshme, por po aq shqetësuese ishte edhe reagimi i Policisë së Shtetit në vendngjarje.

Ai përshëndeti vendimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për pezullimin e drejtuesve vendorë dhe nisjen e hetimeve ndaj zinxhirit komandues, duke e cilësuar këtë si një hap të domosdoshëm për rikthimin e besimit të qytetarëve.

“Jo vetëm sjellja skandaloze e rojeve private, por edhe indiferenca e pajustifikueshme e policisë së pranishme në vend ishte e papranueshme”, tha ai.

Lamallari paralajmëroi se masat disiplinore dhe goditja e shkeljeve brenda radhëve të Policisë së Shtetit do të vazhdojnë, duke përmendur rastet e fundit në Sarandë dhe Vlorë si pjesë e një qasjeje të re ndaj përgjegjësisë institucionale.

Ai theksoi se Policia e Shtetit duhet të mbetet garantuese e rendit ligjor, mbrojtjes së pronës publike dhe private, si dhe e besimit të qytetarëve te uniforma blu, duke shtuar se çdo devijim nga këto parime do të trajtohet përmes bashkëpunimit të strukturave drejtuese të policisë dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

You Might Also Like

A do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive? Deklarohet Kurti
Aksident trafiku në Shkup, humb jetën një 19-vjeçar
Kurti pas takimit me Abdixhikun: Kemi dallim drastik mes rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të LDK-së
Gjatë kësaj jave në Maqedoni janë regjistruar shtatë raste të reja me infeksion nga virusi i Nilit Perëndimor
Hoti: LDK ka vullnet për themelimin e institucioneve, por kërkon kompromis – duke shantazhuar me zgjedhje nuk arrihet asgjë

LEXO GJITHASHTU

Oferta e Kurtit për Abdixhikut: Zv.kryeministrin dhe disa ministri, jemi të interesuar për bashkëqeverisje
Oferta e Kurtit për Abdixhikut: Zv.kryeministrin dhe disa ministri, jemi të interesuar për bashkëqeverisje
Lajme
Kurti: Jemi për president konsensual, por nëse vijmë tek presidenti partiak, parti për parti jemi vetë ne
Kurti: Jemi për president konsensual, por nëse vijmë tek presidenti partiak, parti për parti jemi vetë ne
Lajme
Kurti i pyet gazetarët nëse “dikush prej juve i do zgjedhjet e reja”, përgjigjet vetë: Askush pra
Kurti i pyet gazetarët nëse “dikush prej juve i do zgjedhjet e reja”, përgjigjet vetë: Askush pra
Lajme
Kurti thotë se për vazhdim të seancës vendos Avni Dehari: S’kam ndërmend ta takojë, kam shumë punë
Kurti thotë se për vazhdim të seancës vendos Avni Dehari: S’kam ndërmend ta takojë, kam shumë punë
Lajme
Albin Kurti pas takimit me Abdixhikun: LDK po e kërkon presidentin, por nuk i ka 30 vota as për ta propozuar emrin
Albin Kurti pas takimit me Abdixhikun: LDK po e kërkon presidentin, por nuk i ka 30 vota as për ta propozuar emrin
Lajme

You Might Also Like

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: S’ka marrëveshje për presidentin
TOP Momenti

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: S’ka marrëveshje për presidentin

August 7, 2026
Tri mësime që duhet të nxirren nga ulërimat e Vuçiqit, Dodikut e Knezheviqit në një qytet të Bosnjës
TOP Momenti

Tri mësime që duhet të nxirren nga ulërimat e Vuçiqit, Dodikut e Knezheviqit në një qytet të Bosnjës

August 7, 2026
Aksident mes dy veturash në Gjakovë, lëndohen nëntë persona
TOP Momenti

Aksident mes dy veturash në Gjakovë, lëndohen nëntë persona

August 7, 2026
Arrestohet një i kërkuar dhe i dënuar me 8 muaj e gjysmë burg për vjedhje në Prizren
TOP Momenti

Arrestohet një i kërkuar dhe i dënuar me 8 muaj e gjysmë burg për vjedhje në Prizren

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?