Zyrtari i QPS-së në Pejë: Kur u intervistua djali i Arlinda Zekajt në polici, nuk kishte psikolog prezent

Zyrtari i Qendrës për Punë Sociale në Pejë, Shpat Morina, ka dhënë detaje në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me veprimet e ndërmarra nga institucionet në rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra në tetor të këtij viti në Vitomiricë të Pejës.

Sponsor 3M Express

Gjatë raportimit në Komision, Morina konfirmoi se në kohën kur djali i Arlindës ishte intervistuar në stacionin policor në Vitomiricë, nuk kishte pasur psikolog të pranishëm.

Anëtarja e Komisionit, Besa Kabashi-Ramaj, e pyeti zyrtarin nëse Qendra për Punë Sociale kishte pasur informacione të tjera që mund t’i përcilleshin Policisë së Kosovës lidhur me rastin.

Morina deklaroi se nuk kishte pasur njohuri paraprake për familjen dhe personat e përfshirë në rast.

Ai tregoi se në atë kohë kishte qenë kujdestar dhe ishte kontaktuar nga Policia për të intervenuar në një rast, por nuk kishte ditur se për cilën familje bëhej fjalë dhe as për historinë e mëhershme të saj.

“Kam qenë kujdestar, më ka thirrë Policia, kam qenë në Qendrën për Punë Sociale, më tregoi për një rast, bisedova me shefin po shkoj në një rast… po tregoj rasti ka qenë për mua, pa dijeni, nuk e kam njoftë kush është, as nuk e kam ditë çfarë rasti është. Mandej në procedurat e mëtutjeshme… por në atë rast nuk e kam ditë kush është, çfarë familje është, edhe nuk e di çfarë kanë pas më përpara, dy palët edhe nga ana e gruas edhe nga ana e bashkëshortit”, deklaroi Morina.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Kuvendi nesër vazhdon seancën, në rend dite edhe Ligji për Specialen

Kuvendi nesër vazhdon seancën, në rend dite edhe Ligji për Specialen

Dy superndeshje të NBA-së sonte në Artmotion

Dy superndeshje të NBA-së sonte në Artmotion

I dyshuari për vrasjen në Suharekë është nga Samadraxha, fshati del me njoftim

I dyshuari për vrasjen në Suharekë është nga Samadraxha, fshati del me njoftim