Fshati Samadraxhë i Suharekës ka bërë një njoftim, pas vrasjes që ndodhi sot në këtë qytet.

Në postimin e tyre në Facebook thuhet se i dyshuari, Rrahman Hoti, vjen nga ky fshat, transmeton Klankosova.tv
“E tmerrshme dhe tronditëse që dorasi i dyshuar për vrasjen e sotme qenka nga fshati ynë. Ngushëllime të sinqerta familjes Daka për humbjen e më të dashurit të tyre.
Urojmë që vrasjet të ndalen dhe të mos kemi më tragjedi të tilla, aq më tepër për motive banale.”
Në afërsi të Samdraxhës edhe u kap Hoti, pasi ia kishte mësyrë fshatit kur fillimisht u arratis nga vendi i ngjarjes.
Përkundër përpjekjeve për të ikur, i dyshuari është prangosur.
Lajmi u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës.
Motivi, sipas informacioneve fillestare, dyshohet se lidhet me një konflikt të momentit për nëj vend parkim.
Ndryshe, Hoti dyshohet se nuk e ka sefte me drejtësinë, por jo atë kosovare.
Në Zvicër, para shumë vitesh, ai ishte dënuar për vrasjen e gruas së tij dhe më pas shteti e ka dëbuar.





