Zyrtari i gjykatës i arrestuar sot kishte rënë në pranga edhe më herët për dallavere me prona

Zyrtari i gjykatës i arrestuar sot kishte rënë në pranga edhe më herët për dallavere me prona

Zyrtari i gjykatës i arrestuar sot kishte rënë në pranga edhe më herët për dallavere me prona

Zyrtari i Gjykatës Themelore të Prishtinës, Agim Bytyqi, i cili u ndalua të hënën nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare në një rast të dyshuar të tjetërsimit të pronës, kishte qenë i arrestuar edhe më herët për dyshime që ndërlidheshin me dallavere me prona.

Sponsor 3M Express

Insajderi kishte raportuar më herët për rastin e Bytyqit, duke publikuar detaje për dyshimet ndaj tij lidhur me çështje pronësore.

Në maj të këtij viti, në kuadër të një operacioni të Policisë dhe Prokurorisë për dyshime për tjetërsimin e pronave me vlerë miliona euro përmes dokumenteve të falsifikuara, Bytyqi ishte arrestuar bashkë me disa persona të tjerë.

Sipas dosjes së Prokurorisë, të cilën e kishte siguruar Insajderi, Bytyqi dyshohej se kishte krijuar dosje fiktive për ta legjitimuar një kontratë të falsifikuar të vitit 1966 për këmbim pronash në Matiqan dhe Çagllavicë.

Ai dyshohej se dokumentin e kishte vulosur dhe paraqitur si autentik të arkivës së gjykatës, ndonëse, sipas Prokurorisë, ai nuk ekzistonte në evidencat zyrtare.

Prokuroria pretendonte se kjo kishte shërbyer si bazë për bartjen e pronave në emër të personave privatë.

Megjithatë, Gjykata kishte refuzuar kërkesën e Prokurorisë për paraburgim ndaj të dyshuarve, duke u caktuar masën e paraqitjes në stacion policor.

Në rastin e sotëm, dyshimet ndaj Bytyqit lidhen me një tjetër dokument të falsifikuar, përmes të cilit një shtetasi të Serbisë, që ndodhet në arrati, dyshohet se i është mundësuar regjistrimi i një banese prej 55.89 metrash katrorë në zonën kadastrale të Matiçanit.

Prokuroria ka bërë të ditur se do të kërkojë caktimin e paraburgimit ndaj tij. /Insajderi.org/

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Trump fajëson teknologjinë e vjetër për kaosin në aeroportet amerikane: “Pati një sulm në zemër”

Amari Kelly, MVP i javës së nëntë

Amari Kelly, MVP i javës së nëntë

Zyrtari i gjykatës i arrestuar sot kishte rënë në pranga edhe më herët për dallavere me prona | Momenti