Një shtetas kosovar, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar për veprën penale të dhënies së ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale të vrasjes, është ekstraduar nga Italia në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, sipas së cilës ekstradimi është realizuar më 13 nëntor, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë përkatëse policore dhe institucionet e drejtësisë.
Pas mbërritjes në Kosovë, i dyshuari u është dorëzuar njësive përkatëse të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, për vazhdimin e procedurave ligjore.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





