Zv.ministri Zogiani eskalon ndaj gazetarëve, i quan “terroristë medialë”

Zv.ministri Zogiani eskalon ndaj gazetarëve, i quan “terroristë medialë”

Zv.ministri Zogiani eskalon ndaj gazetarëve, i quan “terroristë medialë”

Zëvendësministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Avni Zogiani, ka përdorur termin “terroristë medialë” në një reagim ndaj juristes së medias, Flutra Kusari, e cila i ka bërë thirrje Qeverisë të reagojë përballë presionit të madh ndaj gazetarëve.

Sponsor 3M Express

Zogiani ka akuzuar Kusarin se ka kontribuar në degradimin e sektorit medial, duke pretenduar se ajo nuk bën dallimin mes gazetarëve profesionistë dhe atyre që, sipas tij, përhapin shpifje e gjuhë të urrejtjes.

“Natyrisht që shteti mbron gazetarët, të të gjitha llojeve! Mirëpo, kjo këtu ka kontribuar më së shumti në degradimin e sektorit të medias, duke futur në një thes gazetarët dhe terroristët medialë”, ka shkruar ai.

Në reagimin e tij, zëvendësministri ka pretenduar se një qasje e tillë i diskrediton mediat dhe rrezikon gazetarët profesionistë. Ai gjithashtu e ka akuzuar Kusarin se qëndrimet e saj ndaj gazetarëve varen nga përkatësia e tyre partiake.

“Gazetarët kjo i njeh si të tillë vetëm kur kanë një rreshtim të caktuar partiak”, ka shkruar Zogiani.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zv.ministri Zogiani eskalon ndaj gazetarëve, i quan “terroristë medialë” appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Art Dulaj del në ring të premten në Kupën Botërore të Kikboksit në Uzbekistan

Art Dulaj del në ring të premten në Kupën Botërore të Kikboksit në Uzbekistan

Xhensila dhe Ledri nuk ndiqen më në rrjete sociale

Xhensila dhe Ledri nuk ndiqen më në rrjete sociale

Topalli tregon si u angazhua në PKMLSHJ: Isha 15 vjeç kur mora pjesë në mbledhjen themeluese

Topalli tregon si u angazhua në PKMLSHJ: Isha 15 vjeç kur mora pjesë në mbledhjen themeluese

Zv.ministri Zogiani eskalon ndaj gazetarëve, i quan “terroristë medialë” | Momenti